referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro

mercredi 22 octobre 2008

Muzeu i Invalideve

Ne 1670, nuk egzistonte asnje fondacion per te strehuar invalidet e luftes. Do te ishte Luigji i XIV, qe teper i ndjeshem per fatin e ushtarakeve qe sherbyen pergjate fushatave te shumta , vendos te ndertoj nje Hotel Mbreteror per Invalidet. Ndertimi i besohet Libéral Bruant dhe me vone Jules Hardouin-Mansart dhe Robert de Cotte, te cilet i japin Parisit nje nder monumentet me prestigjioze. Sot ky muze i perket ministrise se mbrojtjes dhe shume ambjente te tija jane akoma per pritjen e invalideve te luftes, apo organizmave ushtarake. Pjesen kryesore e perben Muzeu i Ushtrise dhe dy kishat : Kisha e Kupoles (l'Eglise du Dôme) ku ndodhet edhe varri i Napoleon Bonapartit dhe kisha Shen-Luis e Invalideve (Saint-Louis des Invalides).

Muzeu i Ushtrise lind ne 1905 nga bashkimi i muzeut te Artilerise (1796/97) dhe muzeut historik de Ushtrise. Ky muze okupon 8 000 m² (muzeu dhe dy kishat) me mbi 500 000 objekte. Shifra keto qe e bejne kete muze te Ushtrise me te rendesishmin ne France dhe nje nder te paret ne bote. Koleksionet e muzeut jane te ndara ne « koleksionet historike », qe i perkasin nje lapsi kohor teper te shtrire, qe nga Antikiteti deri ne fundin e Luftes se dyte boterore.

Kisha e Kupoles (l'Eglise du Dôme) me nje lartesi 107 m, permban ne brendesi te kupoles freske te punuara nga Charles de
La Fosse dhe nga jashte nje kupole te arte. Kupola u rilye ne flori ne 1989 me rastin e 200-vjetorin e Revolucionit Francez , per te pesten here qe nga ndertimi i saj (12 kg ar u nevojiten per kete operacion). Pikerisht ne qender nen kupolen e arte gjindet edhe varri i Napoleoni Bonapartit te 1re dhe perreth tij eshtrat e vellezerve te tij Jozef e Zherome Bonapart , te djalit te tij mbretit te Romes.


Cmimet dhe Oraret:

Nga 1 prilli deri ne 30 shtator : 10h-18h
Nga 1 tetor deri ne 31 mars : 10h- 17h
M
uzeu esht i mbyllur ç’do te hene te pare te muajt, perveç korrik/gusht/shtator

Cmimi i nje vizite ne te gjithe muzeun kushton 8 €.
Cmimi i reduktuar 6 €, per studentet 18-25 vjeç, familje te medhaja dhe veteranet.
Falas per femijet nen 18 vjeç, gazetaret, handikatatet dhe ata qe i shoqerojne, studentet e historise dhe te arteve, ushtaraket, mesuesit, te papunet

Keshille:
Muzeu i Invalideve ndodhet ndermjet Muzeut te Orseit dhe Kulles Eifel. Nje siperfaqe e gjelbert perpara muzeut dhe perballe ures se Aleksandrit, mund te jete nje vend teper interesant shplodhjeje, apo pikniku nese eshte kohe e bukur. Muzeu eshte i sherbyer nga Linja 8 dhe 13 e metrose , RER C dhe autobuzet 28, 49, 63, 68, 92, etj.

jeudi 11 septembre 2008

Ditet e Trashegimise Kombetare (Journées du Patrimoine)

Ditet e Trashegimise Kombetare (Journées du Patrimoine) e krijuar per here te pare ne 1984 me iniciativen e Ministrise se Kultures, ky eveniment qe zhvillohet gjithnje ne fundjaven e trete te shtatorit (20 dhe 21 shtator),krijon mundesine e nje hapje te plote te te gjithe siteve, muzeumeve dhe institucioneve (bashkite, ministrite, kryeministria, presidenca, ambasada te ndryshme, etj, etj) plotesisht falas.
Ky eshte rasti me i mire per te zbuluar mrekullite qe mund te ofroje Parisi, per banoret e tij sikunder dhe per lumturine e turisteve. Evenimenti aq i mirepritur nga francezet, shpjegon edhe numrin e ngritur te vizitoreve ne keto dy dite ne me shume se 15000 site te klasifikuara nument historik”dhe qe harriti rreth 12 milione vizitore vitin e shkuar.
Me poshte kam veçuar dhjete vizita qe me duken interesante dhe te veçanta. Natyrisht qe Luvri mbetet Luver dhe Kulla Eifel e njejta mbetet, por ... keto mund ti vizitoni edhe para apo pas 21 shtatorit.
Ndersa Bashkine e Parisit, apo Kryeministrine, apo akome me tej Presidencen veshtire tju jepet rasti ta vizitoni nga brenda deri vitin tjeter ne te njejten periudhe ! Gjithsesi ka per te gjitha shijet dhe deshirat prandaj ajo qe vlen me shume eshte deshira !

1- Ditet e Trashegimise Kombetare(Journées du Patrimoine) ne Komedine Franceze / Adresa : Comédie Française - Salle Richelieu - 75001 - Paris


2- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Pallatin e Elizeve - Presidenca e Republikes Franceze / Adresa : Palais de l'Elysée - 75008 - Paris

3- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Matignon (Matinjon) - Rezidenca e Kryeministrit / Adresa : Hôtel Matignon - 75007 - Paris

4- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Pantheon / Adresa : Panthéon - Monument - 75005 – Paris

5- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Pallatin e Luksemurgut - Senati / Adresa : Palais du Luxembourg - Sénat - 75006 - Paris

6- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Asamblene Kombetare - Palais Bourbon et Hôtel de Lassay / Adresa : Assemblée Nationale - Palais Bourbon - 75007 - Paris

7- Ditet e Trashegimise Kombetare e Shkolles Ushtarake – Adresa : Ecole militaire de Paris - 75007 - Paris

8- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Bashkine e Parisit – Adresa : Hôtel de Ville de Paris - 75004

9- Paris Ditet e Trashegimise Kombetare (Journées du Patrimoine) ne Pallatin Mbreteror / Adresa : Le Palais Royal - 75001 - Paris

10- Ditet e Trashegimise Kombetare ne Muzeun e Veres (veres per te pire) / Adresa : Musée du Vin - 75016 - Paris

mercredi 20 août 2008

Paris - Ide guide ditore 6

Nje tjeter intenerar per nje guide turistike nje ditoreshe, mendoj, aksesibel dhe interesante per te gjithe…

Filloni viziten ne Hôtel de Ville (Bashkine e Parisit). Vazhdoni ne rrugen Rivoli dhe duke patur Bashkine ne kurriz, merrni djathtas rruges Rivoli. Lagjia qe shtrihet perpara jush eshte lagjia e Marais (Mare) nje nder lagjet me ne mode ne shekullin e XVII . Ne fund te rruges Rivoli, ne krahun e djathte ndodhet kisha Saint Paul (Shen Pol) e ndertuar ne shekullin e XVII nga dy arkitekte jezuite.

Duke vazhduar me tutje ne te majte do te kaloni perpara Hôtel de Sully (Hotel de Suli), ndertuar ne 1630 sot eshte Qendra Kombetare e Monumenteve dhe gjithashtu nje Biblioteke. Dy hapa me tutje gjindet Place des Vosges, nje nder sheshet me te vjetra te Parisit, i njohur me pare me emrin Place Royale (Sheshi Mbreteror). Per ata qe deshirojne mund te vizitojne shtepine e Viktor Hygose , shtepi ku ka jetuar per 16 vjet (ndertesa me numrin 6).

Rikthehuni ne aksin e rruges Saint-Antoine dhe priteni ne mes duke vazhduar ne rrugen Beautrillis. Zbrisni ne kete drejtim deri ne Sene dhe kaloni mbi Pont de Sully (Uren Suli), kjo ure prek mbi ishullin Saint-Louis, njeri nga dy ishujt natyror te Senes dhe natyrisht me i vogli. Askush nuk ju pengon ta vizitoni rreth e perqark, eshte interesant, dhe nuk ju merr me shume se 30 minuta. Rrikthehuni ne uren (Sulli) dhe vazhdoni drejt. Disa metra me tutje do te bini ne fillimin e Bulevardit Saint-German (ne te djathte) dhe Institutin e Botes Arabe (ne te majte); Nese eshte kohe dreke dhe ju ka marre urija nje restorant teper interesant tamam ne fillimin e bulevardit , “Ciao Bella” ku mund te porositni edhe ne shqip, ju ofron nje guzhine shume te mire italiane.

Dilni ne bregun e Senes dhe merrni rrugen Saint-Bernard. Vazdoni drejt, derisa te mberrini ne hyrjen e parkut “Jardin des Plantes”. I hapur per here te pare per publikun ne 1640 nga Luigji i XIII. Vizitoni me rradhe : kopshtin ekologjik; kopshtin e trendafilave; seren meksikane; kopshtin dimeror; kopshtin alpin; etj, etj... ne nje siperfaqe prej 26ha. Ky park eshte i klasifikuar “monument historik”.

Me viziten e parkut perfitoni me qetesine shplodhese dhe ngjyrat e luleve per te mbyllur viziten.

vendredi 8 août 2008

Sheshi Vendôme – (Place Vendôme)

Ky shesh ndodhet, ndermjet sheshit te Operas Garnier dhe rruges Rivoli. Do te ishte Luigji i XIV origjina e ketij projekti, i cili deshironte diçka « te medherishme » dhe « te mrekullueshme ». Ne 1685 mbreti blen hotelin e dukes Vendôme, hotel me te njejtin emer, nga ku vjen edhe origjina e emrit te sheshit.

Shume shpejt pasaniket me te medhenj te botes do te perqendroheshin ne kete shesh, shesh simbolesh te medhaja : revolucion, grusht shteti, rikthim monarkie, etj, etj !

Ne 1810 ne qender te ketij sheshi, me vullnetin e Napoleon Bonapartit, do ndertohej nje kollone ne homazh te ushtrise fitimtare. Per kete kollona ndertohet me 1200 topa lufte, trofe betejash kryesisht ruse dhe austriake.

Kollona ngrihet 44 metra dhe rrezohet ne periudhen e Komunes se Parisit, ne 16 maj 1871. Piktori anarkist Gustave Courbet, i cili do te merrte pjese aktivisht ne rreximin provokativ te kollones pergjate levizjes revolucionare, do te denohej disa vite me vone ta restauronte dhe ta rindertonte me parate e tija…

jeudi 31 juillet 2008

Sindroma e Stendalit

Sindroma e Stendalit (apo e quajtur ndryshe sindroma e Firences) eshte nje semundje psikomatike qe provokon ritmin kardiak, marrje mendsh e marrje fryme tek disa individe te ekspozuar perpara nje mbingarkese veprash arti. Ky turbullim i rralle, prek me teper personat shume te ndjeshem. Kjo sindrome ben pjese ne nje grup me sindromat e udhetarit.

Sindroma e Stendalit eshte pranuar si sindrome ne 1979, pas nje observimi dhe pershkrimi te disa qindra rasteve te turisteve qe vinin te vizitonin Firencen (djepi i Rilindjes). Studimet dhe vezhgimet e metejeshme, vertetuan qe :

-Turistet e ardhur nga Amerika e Veriut dhe Azia, nuk preken nga kjo sindrome; normale nuk eshte kultura e tyre!
-Turistet italiane jane gjithashtu te imunizuar; normale derisa jane te ritur ne kete atmosfere
-Kjo sindrome manifestohet tek personat qe ekspozohen ne nje mbingarkese veprash arti.Duke u ndodhur balle perballe konceptimit artistik dhe madheshtise fizike dhe morale te vepreva artistike. Perseri ne kete kah, ndermjet me te prekurve jane ate qe jetojne vetem dhe qe kane nje edukim te theksuar klasik, apo fetar.

Kjo sindrome eshte pershkruar per here te pare nga Stendal, ne 1817, ne nje nga ditaret e udhetimeve te tija, gjenden nje pershkrim i asaj qe ai vete kishte ndjere nderkohe qe dilte nga nje bazilike (Santa Croce) ne Firence.

Sindroma e Udhetarit

Sindroma e Udhetarit, eshte turbullimi psiqik kalimtar qe ndeshin disa persona, ne veçanti njerezit teper te ndjeshem, pergjate nje udhetimi. Individe te ndryshem, te perballuar ne kushte te caktuara, aspekte te caktuara te realitetit te vendit qe vizitojne, p.sh. nje sasi e madhe veprash arti (Sindroma e Stendalit), apo nje mumri te madh simbolesh fetare apo ritualesh (Sindrome e Jeruzalemit), etj, reagojne ne menyre te ndryshme, e shpesh here duke habitur edhe parteneret (apo miqte) qe i shoqerojne.

Sindroma e Udhetarit , karakterizohet nga disa shenja psiqike te tilla si: gjendje delirante e theksuar, haluçinacione, ndjenje persekutimi (beson se eshte viktime e paragjykimeve, e keq-dashjes qe te tjeret kane kundrejt tij ), humbje te sensit te realitetit, nje lloji depersonalizimi, por qe gjithashtu edhe shqetesime fizike si marrje mendsh, nje takikardi, djerse, etj.

Ne fakt, lista klinike e vene re , eshte shume e ndryshme por qe ka karakteristiken te paraqitet pergjete nje udhetimi, ku udhetari shkon drejt gjerave te panjohura prej tij Ajo qe ben diferencen midis sindromave te tjera dhe asaj per te cilen po flasim, Sindroma e Udhetarit, eshte se : Simptoma nuk egzistonte perpara udhetimit dhe zhduket menjehere pas tij

mardi 29 juillet 2008

Festa e 14 Korrikut ne France


Eshte marrja e Bastille (Bastijes)ne 14 korrik 1789 origjina e Festes Kombetare te festuar me aq pompozitet per ç’do vit. Ate mengjes te 1789-tes parizianet, rrembejne armet tek « Invalidet » per te shkuar ne Bastille ( keshtjelle mbreterore.) Eshte levizja qe mbetet e paharuar ne memorjen e revolucioneve franceze… ndersa keshtjella u shkaterua plotesisht ne muajt qe ndoqen !

Per ata qe ndodhen ne Paris ne kete date, festimi, fillon ne mengjes me paraden ushtarake ne bulevardin " Les Champs Élysée" . Ne darke afer kulles Eifel (ne Trocadéro) fillon spektakli i fishekzjarreve (cope e paraqitur ne videon me siper)


dimanche 27 juillet 2008

Katedralja e Saint-Denis


Manastiri i vjeter i Saint-Denis, eshte nje nder me manastiret me te ndritur pergjate historise politike, artistike dhe shpirterore franceze. Kisha ngrihet mbi vendodhjen e nje varreze te vjeter gallo-romane, ku ndodhet edhe trupi i saint Denis (shen Denisit) i vrare ne vitet 250. Bazilika ruan brenda mureve te saja, nje manifest te artit gotik, e ndriçuar ne menyre perfekte. E pasuruar nga Charlemagne ne 775 me nje kript, e ripasuruar ne arkitekture ne 1144, dhe e rikonstrukturuar nga Saint Luis ne 1214, qe do ti jepte ketij manastiri formen ideale te nje kryqi, ne te tilla permasa qe do te ishte i destinuar per te pritur varret mbreterore.

Bazilika shpeton nga shkaterimi ne 1793, kur revolucionaret filluan te shkaterronin simbolet e monarkise. Ne 1806 do te ishte Napoleon Bonaparti qe urdheron restaurimin e nderteses dhe akoma me pas Luigji i XVIII do ti rikthente rolin e pritjes se varreve mbreterore. Ne 1966, bazilika shnderrohet ne katedrale!

Ne kete katedrale ndodhen Varret e dyzet e dy (42) mbreterve, tridhjete e dy (32) mbretereshash, me me teper se 70 varre monumentale, ndermjet te cileve ndodhen edhe François Ier, Catherine de Médicis , apo akoma Louigji XVI.


Vizitat:

Hyrja ne katedrale, ne pjesen e pergjitheshme eshte falas; ketu mund te admirohet katedralja ne teresine e saj, organoja, apo veshjet e Luigjit te XVIII (veshjet, kuroren, armet, skeptrin) dhe nje pamje nga larg te varreve monumentale. Per nje vizite te detajuar dhe apo nje vizite te komentuar hyrja eshte me pagese 6.5€. Per vizitat e komentuara dhe per audio-guidat vizitat propozohen ne frengjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht dhe zgjat nje ore e gjysem afersisht!

samedi 26 juillet 2008

Vizite ne Brigjet e Senes


Miresevini ne bordin e deshires per te njohur Parisin. Po radhis ketu poshte, ne nje renditjeje te njepasnjeshme pjesen me kryesore te monumenteve me te rendesishme te muzeut me te madh ne bote te « ne qiell te hapur » : shetitjen me anije te Senes. (sipas sensit te vizites qe kryejne anijet e turizmit)

1. MOUSEE DU LOUVRE – (Muzeu i LUVRIT)
Ne te djathte, monumenti me i madh i Parisit. I filluar ne regjimin e mbretit Filipe Auguste ne 1204, mbaroj se ndertuari ne 1858 ne perudhen e Napoleonit te III, gje qe shpjegon edhe diferencen e e stilit te kontruksionit. Rezidence e vjeter mbreterore do te kthehej ne muze, ne 1793 per te qene sot nje nga muzete me te bukur dhe me te medhenjte ne bote, me nje pasuri te madhe pasurishe boterore me 17 km galeri te vizitueshme.


2 - LE PONT ROYAL – (URA MBRETERORE)
Paris numeron 34 ura. Ura « Pont Royal » eshte njera nga me te vjetrat ; Historija tregon qe kjo ure i eshte dhuruar parizianeve nga mbreti Lui XIV.

3 - MUSÉE D’ORSAY – (MUZEU I ORSEIT)
Ne te majte , stacioni i vjeter i trenit Orsay, i ndertuar nga Laloux ne 1900 Per « ekspozimin universal (per nje ekspozim te tille eshte ndertuar edhe kulla Eifel) , I kthyer me vone edhe muzeu I madh I shekullit te XIXte , ku mund te admirojme veprat me te rendesishme te impresionizmit si Renoir, Monet, Picasso dhe shume e shume te tjereve .

4 - LES TUILERIES
Duke vazhduar ne te djathte , Kopshti i TUILERIES (Tyilerive-shqiptim) i dezinjuar nga Le Nôtre. Ne mesjete ishte teren ku parizianet fabrikonin tjegullat, nga ku edhe vjen edhe emri TUILERIES qe do te thote ne shqip tjegulleri

5 - PONT DE LA CONCORDE – (URA E KONKORDES)
Perballe nesh ura e « Concorde »; kjo ure eshte simbolike pasi pjeserisht eshte ndertuar me guret e Bastille (Bastije - ne shqip- keshtjelle e shnedrruar ne burg ne ate periudhe) e prishur pergjate revolucionit. Direkt ne te majte : PalaisBourbon (pallati Burbon- ne origjine i ndertuar nga Luis XIV per vajzen e tij Dukesha e BOURBON , 1722filloji - 1728 mbarijo se konstrukuari) ku ndodhet sote Asamnbleja Kombetare.

Ne te majte te sheshit te Konkordes (e shkruajtur sikunder lexohet) , ish sheshi i vjeter i Luigjit te XV shihen ndertesat e ministrise se « Marines » dhe i famshmi hotel « Crillon ». Tete monumentet retheqark simbolizojne qyetetet me te medha te Frances dhe ne qender ndodhet Obelisku i Luksorit. I lashte prej 33 shekujsh, Obelisku u soll nga Egjipti ne 1836.

Pergjate revolucioneve, gojitina preu me shume se 1300 koka e nder te tjera edhe ato te Luigjit te XVI, Mari –Antuanetes, Dantonit, Robespierit …

6 – Ura e INVALIDEVE
Ura e Invalideve u ndertua ne 1856 ne memorje te fitoreve tokesore dhe detare te Napoleonit te I –re.
Kjo ure lidh ne te majte « Pallatin e Madh » (Grand Palais) dhe « Pallatin e vogel » (Petit Palais) te ndertuara per “Exposition Universelle” te 1900.


7 - PONT ALEXANDRE III – (URA E ALEKSANDRIT TE III)
Kjo ure konsiderohet edhe si ura me elegante e Parisit. Ura e Alexandre III kujton edhe aleancen franko-te shekullit te kaluar. Guri i pare eshte vendusur nga cari Nikolla i dyte , ne prezence te presidentit Felix Faure dhe e perfunduar ne 1900. Ndertuar nga nje hak i vetem prej 110 metrash gjetaesije. Ne qender te ures, eshte nje prezantim i ushtrise se Saint-Petersbourg dhe ku dy nimfat simbolizojne lumin Néva.
Ne krahun e kundert te ures , gjithmone qender, eshte skulpture qe paraqet ushtrine e frances , qe jep ne te njejtin aks dhe pamjen e Muzeut te Luftes i njohur me emrin « Invalides » ku prehen dhe eshtrat e Napoléonit te pare (Bonaparte).Gjithmone ne te djathte edhe Ministria e Puneve te Jashteme

8 - PALAIS DE CHAILLOT – (PALLATI CHAILLOT)
Ne kodren perballe ndodhet edhe pallati CHAILLOT , qe strehon edhe dy musenj te medha ; ate te « Njeriut » dhe ate te « Marines»

9 - L’EGLISE AMÉRICAINE – (KISHA AMERIKANE)
Ne te majte , ndodhet edhe Kisha Amerikane e Parisit e ndertuar ne 1931 ; dhe ngjitur me te edhe kolegji amerikan.

10 - PONT DE L’ALMA
Ura ALMA rikujton luften e Krimese ne 1856. Ne nenkalimin poshte ures ndodhet edhe tuneli ku humbi jeten Ledi Diane, pes nje aksidenti tragjik. Ne te njejtin krah , mund te shikojme edhe flaken ne permasat origjinale te « Monumentit te Lirise » dhuruar nga populli amerikan ne shenje te mardhenieve te mire amerikano-franceze.

11 – KULLA EIFFEL

E ndertuar ndermjet 1887 -1889 nga inxhinjeri Gustave Eiffel per “Exposition Universelle” te 1889. Nje kryeveper teknike, kulla eshte 320,75 metra e larte (me gjithe antenat radiotelevizive) dhe peshon 6400 tone.

Kulla eshte e perbere nga 15.000 pjese metalike te bashkuara nga 2.500.000 ribatina. Restaurimi I Kulles kryhet ne çdo 7 vjete dhe nevojiten 45 tone boje. E ndare ne tre kate Kulla Eiffel perveç dyqaneve, bufese, hapsires se ekspozimit dhe restorantit ofron edhe nje pamje te mrkullueshme te Parisit. Kulla eshte e hapur per publikun ç’do dite deri ne oren 23h00

12 - Ura BIR-HAKEIM
Nje tjeter realizim i Gustave Eiffel : Ura Bir- Hakeim (ura me e afert me Kullen Eiffel). Kjo ure ka dy nivele: nje per makinat dhe kembesoret dhe tjetra per metrone. Ne fund te “ishullit te mjellmave”gjindet edhe Statuja e Lirise, ofruar nga komuniteti amerikan i Parisit.

mercredi 23 juillet 2008

Velib - Guide turistike - 3

Biletat Velib per nje dite (qe kushton 1€) dhe 7 dite (qe kushton 5€) ju jep te drejten ne nje numer te palimituar trajektoresh pergjate te gjithe diteve te abonimit, jo me te gjata se 30minuta. Per te qene me e qarte po jap nje shembull konkret duke ju propozuar edhe nje guide ditore ne te njejten kohe

Imagjinojme se fillojme diten ne « Montparnase » . Pasi kemi ngrene mengjesin marrim nje Velib deri ne Saint-Michel. Trajektorja zgjat 20min (10 per ata qe e njohin rrugen) ! Kur mberrijme ne sheshin Saint-Michel, leme biçikleten ne vendet qe duhet keshtu mund te vazhdojme te lire viziten per ato qe duam te vizitojme. Rimarim nje tjeter Velib dhe vazhdojme pergjate Senes, drejtimi Kulla Eifel ! Rruges mund te shikojme Akdemine Franceze, Muzeun e Luvrit , Le Pont des Arts (uren e Artit , nje nder me romantiket mbi Sene), Muzeun e Orsay-t (Musée d’Orsay), Pallatin e Asamblese (Assemblée nationale Française), Pallatin e Ivalideve me kupolen e saj te arte (ku ndodhet edhe varri i Napoleonit), Uren e Aleksandrit (fundi i filmit vizatimor Anastazia eshte mbi kete ure), dhe se fundi … Kulla Eifel !

Nje vizite ? Perse jo por se pari lini biçikleten ne vendet e parashikuara per kete pune … dhe perseri te lire per t’iu qepur kulles me ashensor ...apo nepermjet shkalleve ! Kjo trajektore nuk shkon me shume se 30 minuta. Tek e fundit nese ndaloni rruges, nese nderroni biçiklete ... nuk besoj se eshte shqetesuese , perkundrazi do ta quaja teper praktike !

Pas kesaj vizite ju siguroj se ... mund te rimerni nje Velib kete rradhe ne drejtim te Harkut te Triumfit ! Duke kaluar nepermjet Pont d’Alma (ures Alma) ku mund te admironi flaken e Monumentit te Lirise dhe ne te njejten kohe uren ku Ledi Di’ humbi jeten ( !!!) ngjituni ne avenune Marceau dhe admironi dyqanet dhe hotelet e luksit ne te majte dhe ne te djathte te kesaj avenue ; mos harroni qe ne kete rruge ndodhet edhe Ambasada Shqiptere ne France (Fjala qe eshte ambassade shqiptare nuk do te thote se do te mund tju ndihmonte nese do te kishit nevoje, thjesht eshte aty, si nje gurr varri per tju treguar se : kemi edhe ne nje trup diplomatik ! Fantazem si edhe shteti shqiptar por … qe egziston pavaresisht nga ndergjegjia jone !) ku e lame ? Ah po ! Mos harroni te lini biçikleten dhe te vizitoni Harkun e triumfit dhe dyqanet lluksoze qe e rrrethojne. (trajekorja eshte 20 minuta)

Vazhdoni trajektoren me nje tjeter Velib pergjate Les Champs Elysée ne drejtim te Luvrit. Admironi pergjate trajektores « Le Grand Palais » et le « Petit Palais » , sikunder edhe Place de la Concorde (sheshin e harmonise), kopshtin e Tuileries dhe perballe jush Muzeun e Luvrit. Kaperceni ndarjet dhe mos hezitoni ti bini kryq e terthor pallatit te Luvrit qe ofron nje pamje te mrekullueshme, nga jashte natyrisht (kohe mbi biçiklete 25 minuta) ! Nderroni biçiklete per here te fundit dhe … kaperceni « Le pont des Arts », merrni majtas Akademise Franceze, duke e lene Senen pas kurrizit dhe do te dilni ne bulevardin Saint-Germain (ku ndodhet dhe historikja Kafe-Flora me kishen e Saint-Germain perballe). Nese donit te benit nje vizite vendosni Velib atje ku duhet (20 minuta) dhe vazhdoni viziten . Qe ketu pikenisja e kesaj Guide–Velib, qe filluam ne Montparnasse, eshte fare prane !!!

lundi 21 juillet 2008

Vélib – Nje zgjidhje alternative turistike ? - 2

Velib … por sa kushton ?

Egzistojne tre formula te ndryshme : ditore , javore dhe vjetore. Kete te fundit nuk do ta marrim parasysh meqenese …turisti qe rri me shume se nje muaj quhet « student » ose « refugjat » (apo admirues i Frances ne kohezgjatje te papercaktuar) dhe mendoj se keto kategori nuk kane nevoje per keshilla turistike … te pakten, shpresoj !
Biletat Velib per nje dite (qe kushton 1€) dhe 7 dite (qe kushton 5€) ju
jep te drejten ne nje numer te palimituar trajektoresh pergjate te gjithe diteve te abonuara, jo me te gjata se 30minuta
Nese do tju duhet te beni nje trajektore me te gjete se 30 minuta, vlefta suplementare debitohet (terhiqet) nga karta bankare, ne fund te validitetit te saj.

GARANCIJA ne kuadrin e nje abonimi me afat te shkurter perfshin nje « marreveshje » ku ju pranoni nje terheqje ne shifren 150€ nga llogarija juaj (por e pa terhequr) si garanci per biçikleten. Nese biçikleta nuk rikthehet, brenda 24 oreve, kjo shifer ju terhiqet automatikisht.

Tarifat :
Gjysem ore shtese (mbi 30minuteshin e pare) = 1€
Nje ore me shume (mbi 30 min) = 2€
Ne kufirin nje ore e gjysem mbi 30 minuteshin e akorduar falas = 4€ per ç’do gjysem ore shtese

Shembull:
Nje trajetore 25 minuta kushton 0€ (zero)
Nje trajektore 55 minuta kushton 1€
Nje trajektore 75minuta kushton 3€
Pastaj çdo gjysme ore shtese i shtoni 4€

samedi 19 juillet 2008

Vélib – Nje zgjidhje alternative turistike ?

Perse jo nje alternative interesante per ata qe deshirojne lirine e levizjes ; nje tjeter kendveshtrim turistik ; qe ndihen sportive apo ekologjiste. Pa dyshim ç’do kush gjen zgjidhjen e vete ! Kjo ishte edhe qellimi i Bashkise se Parisit e cila qe prej nje viti ve ne qarkullim per te gjithe : Velib (biçikleta me qera, varjant moderne) !

Pikat e shperndarjes jane ne te gjithe qyetin, pothuajse ne te gjithe rruget e Parisit «intra-muros».
Per te perdorur nje Velib duhet se pari : te dish ti japesh biçikletes !
Se dyti : te kesh nje karte bankare dhe se treti te kesh nje ide minimale mbi kodin rrugor !

Duhet theksuar se ne France ecet gjithmone ne krahun e djathte . Ne shumicen e rasteve çiklistet ne Paris, ndajne trajektoren e rruges me autobuzet dhe taksite ne korridore qe jane plotesisht te dedikuara per ata. Gjithashtu egzistojne edhe rruge vetem per biçikleta te pajisura me te gjithe sinjalizimet e nevojshme. Jini sa me te kuptueshem per te tjeret ne ate qe mendoni te beni, me qarte nese vendosni te ktheheni djathtas : shtrini krahun e djathte, ktheni koken per te verifikuar dhe kaloni ! (E kuptoj habine per disa qe njohin te kunderten ne Shqiperi, dmth : kalohet, kthehet koka per te verifikuar nese shoferi po ju shan, dhe ngrihet dora e djathte me gishtin e mesit ngitur)

Kujdes nje shkelje e semaforit te kuq eshte e barabarte me 90€ gjobe. Nese rezulton qe kini pire alkool gjoba rezikon te jete akoma me e kripur prandaj … shume e keshillueshme te respektonit kodin rrugor sa me shume te jete e mundur.
Oraret jane 24 ore / mbi 24 dhe ne çdo dite te javes

Per tarifat dhe perdorimin do te shkruaj ne menyre me te detajuar ne shkrimin qe vjen.

vendredi 4 juillet 2008

Guide Javore

Pas nje serie guidash ditore, te cilat mund te adaptohen gjithashtu per pushime dy – tre ditore, mendova te sjell nje guide nje javore, e cila per mendimin tim kompleton informacionin baze per nje vizite turistike ne Paris. Sigurisht qe ka akoma dhjetra objekte e vende, qe akoma nuk kane gjetur vend ne blogun tim, por ne kete fillim sezoni turistik, mendoj se do te gjeni pjesen me te madhe te informacionit mbi sitet, monumentet, parqet, oraret, çmimet, harta te intenerareve, etj.

Guiden Javore jam perpjekur ta klasifikoj sipas zonave dhe dhe lagjieve, ne menyre qe te optmizohet ne maksimum koha

Dita e pare : Harku i Triumfit, bulevardin « Les Champs-Élysées », sheshin e « Concorde », parkun e « Tuileries » (ne hyrje te Tuleries ndodhet edhe muzeu i « L’orangerie ») , Muzeu i Luvrit (parashikoni nje gjysem dite per te pare koleksionet me kryesore)

Dita e dyte : Kulla Eifel, muzeun e « Invalides » (invalideve) ku ndodhet muzeu i ushtrise dhe varri i Napoleonit, uren e Aleksandrit (perballe invalideve) , vazhdoni deri te Pont d’Alma (ura ku ndodhet replika e flakes se Monumentit te Lirise, dhe ku nen kete ure ndodhi aksidenti i Ledi Dianes), perfitoni ne mbremje per nje vizite Harkun e Triumfit (naten ndriçimi i Harkut dhe i champs-élysées eshte teper interesant)

Dita e trete : Keshtjella e versajes : keshtjellen , kopshtin e Versajes, Grand Trianon, Petit Trianon dhe “hameau de la reine” ( parashikoni absolutisht nje shishe uji dhe ndonje gje te vogel per te ngrene, ose buke me vete ! Versaja eshte e madhe dhe pa dyshim qe nese i vizitoni te tera do t’ju duhet nje dite e tere , dhe ç’fare dite ... ;) )

Dita e katert : Kopshtin dhe pallatin e Luxembourg, Panteonin, muzeun e mesjetes Cluny, quartier latin (lagjen latine), Saint Chapelle, Notre Dame, sheshin dhe bulevardin Saint Michel , vazhdoni ne bulevardin Saint-German (mos haroni kishen saint-german)

Dita e peste : Varezat e “Pére Lachaise” (Xhim Morrison, Balzak, Bizet, Moliere,Prust, etj). Vazhdoni me Muze d’Orsay, montmartre, Sacre-Coeur, lagjen e artisteve ...

Diten e gjashte : sipas deshires A) muzeun e romantizmit, cité des sciences (qyteti i shkences dhe industrise ku ndodhet dhe Géode), Katakombet dhe lagjen Montparnasse. B) Disney Land. C) Shoping : qe nga Hôtel de Ville kapni rrugen Rivoli, shijoni luksin e sheshit Vendôme, duke kaluar perballe Opéra Garnier dilni perballe Galeries Lafayette (supermarkate lluksi, ku ndodhen te gjithe markat me emer ne bote)

mercredi 14 mai 2008

Parisi per te gjithe - vazhdimi


Falas te dielave te para te ç’do muaji pergjate te gjithe vitit

Muzeu kombetar i Artit Modern - Centre Pompidou (Qendra Pompidu)– 4e
Muzeu kombetar i Artit Aziatike Guimet – 16e
Muzeu Muzeu i Gjahut dhe i Natures (de la Chasse et de la Nature) – 3e
Muzeu kombetar Eugène Delacroix – 6e
Muzeu Gustave Moreau - 9e
Muzeu kombetar Ernest Hebert – 6e
Muzeu kombetar Jean-Jacques Henner – 17e
Muzeu i Luvrit – 1er
Muzeu kombetar i Mesjetes ( Moyen Âge) - Thermes de Cluny – 5e
Muzeu kombetar i l'Orangerie – 1er
Muzeu d'Orsay – 7e
Muzeu kombetar Picasso – 3e
Qendra e Arkitektures dhe i Trashegimise “Cité de l'Architecture et du Patrimoine” – 16e
Qendra kombetare e Histoire dhe Emigracionit – 12e
Muzeu i Quai Branly – 7e
Muzeu Rodin – 7e
Harku i Triumfit (Arc de Triomphe) – 8e
Conciergerie – 1er
Panteoni (Panthéon) – 5e
Sainte-Chapelle – 1er
Kullat e katedrales Notre-Dame (Tours de Notre-Dame) – 4e

P.S harta e lagjeve te parisit eshte ne pjesen e pare te shkrimit

samedi 10 mai 2008

Parisi per te gjithe

Parisi dhe rrethinat e tij numerojne me dhjetra muze dhe monumente me nje pasuri te madhe artistike dhe kulturore. Nje numer i madh i tyre ftojne vizitoret, te zbulojne kete trashegimi, falas ne totalitet, apo nje here ne muaj.

Per kenaqesine e te gjithe vizitoreve te blogut tim, do te gjeni me poshte listen e te gjithe muzeve, monumenteve dhe koleksioneve plotesisht falas sikunder edhe alternativave te muzeve !

- Kolesionet permanente falas ne ç’do dite te vitit.

-Muzeu i “Art Moderne de la Ville de Paris” (Artit modern te qyetetit te Parisit) – 16e
-Shtepia e “Balzac” – 16e
-Shtepia “Bourdelle” – 15e
-Muzeu “Carnavalet” – Historise se Paris – 3e
-Muzeu “Cernuschi” – 8e
-Muzeu “Cognacq-Jay” – 3e
-Memoriali i “Maréchal Leclerc de Hauteclocque et de la Libération de Paris” - Muzeu “Jean Moulin” – 15e
-“Petit Palais”, “Muzeu des Beaux Arts de la Ville de Paris” (Muzeu i Artve te bukura te Parisit) – 8e
-Shtepia e “Victor Hugo” – 16e
-Muzeu i “Vie Romantique” (Romantizmit) – 9e
-Muzeu “Zadkine” – 6e
-Muzeu kombetar “Jean-Jacques Henner” – 17e

- Hyrje falas

-Muzeu kombetar i “Légion d'honneur et des ordres de chevalerie” ( I Legjionit te Nderit dhe i Urdherit te Kavaleris)e– 7e
-Muzeu “Bible et Terre Sainte”(Bibles dhe Tokes se Shenjte) – 6e
-Muzeu “Curie (Institut i radiumit)” – 5e
-Muzeu i “Parfum-Fragonard” – 9e
-Muzeu i “Capucines-Fragonard” – 2e
-Muzeu i “ Préfecture de Police” – 5e
-“Arena e Lutèce” – 5e
-“Atelier Brancusi” (Muzeu kombetar i artit modern - Centre Pompidou) – 4e
-“Le Plateau” – Qender e artit kontemporan – 19e

P.S. shifra prapa i korrenspondon numrit te lagjes (arrondissement)

Paris Boheme ... – Ide guide ditore 5

Per kete guide, nuk ka me mire se sa nje kafe mengjesi ne Montparnasse dhe nje vizite ne muzeun “Bourduelle” qe evokon ambjentin artistik te Parisit. Birrarite dhe kafenete mitike te bulevardit Montparnasse do t’ju shoqerojne pergjate shetitjes deri tek kopshti i Observatorit. Duke zbritur me poshte ne kopshtin e Luxembourg dhe sheshit Saint-Sulpice, do te mberrini ne Saint-Germain-des-Prés, vend takimi edhe sot i qarqeve intelektuale dhe artistike. Ne kete bulevard do te gjeni edhe te famshmen “Kafe Flora” kafeneja e preferuar e Enver Hoxhes, qe me vone do ti vinte te njejtin emer edhe nje kafeneje ne qender te Tiranes...
Ne Saint-Germain-des-Prés, eshte edhe kisha me te njejtin emer , nje kishe qe ja vlen te vizitohet dhe me nje histori teper te ngarkuar.
Vazhdoni kete vizite, ne Montmartre qe prej stacionit te metrose Odéon. Vizitoni Montmartre sikunder asnjehere nuk e kini imagjinuar ... Atelierin e Pikasos dhe te Utrillo, lindjen e kubizmit, kabarete, vreshtin (i vetmi ne Paris “intro muros”) kenget e rrugeve dhe piktoret e sheshit te Tertre . Ne atmosferen e mbremjes qe bie mbi qyetet, nje restorant ne Montmartre do te ishte zgjedhja me e mire per te mbyllur diten ! Do te thoja qe eshte intenerari im i preferuar per nje çift te ri, apo me mire ndermjet miqsh. Eshte aq sa turistik, romantik, kulturor po aq shplodhes e dekontraktues. 
Po te shenoni pikat ne harte do te shikoni qe nuk eshte i lodhshem ...atehere perfitoni !

dimanche 4 mai 2008

Nje tjeter Paris ... – Ide guide ditore 4

Larg ç’do klisheje, e ku ka ma mire se te nisnit diten ne Villette, per nje vizite ne Qytetin e Shkences (Cité des Sciences) , me ekspozimet dhe hapesirat interaktive; nje seance filmi ne kinemane sferike te Géode-s me ekranin e saj gjigand, apo nje seance filmi 3D ?
Vazhdimi me i mire do te ishte nje shetitje pergjate kanalit te “Saint-Martin”, ku pergjate shetitjes do te mund te shijonit sharmin e nje lagjeje te vjeter pariziane dhe ... gjithmone ne mode ! Bare dhe restorante te shumta, teper simpatike dredhojne pergjate te gjithe kanalit (çmimet varjojne ndermjet 8 € dhe 15€ per person) . Per admiatoret e pik-nikut ju kujtoj se eshte e mundur, bile do te shikoni qe nuk jeni te vetmit ... Pik-nik nuk do te thote gjithmone “me lire” ! Do te thote gjithashtu edhe nje “zgjedhje” sikunder do te thote edhe te jesh “plotesisht ne qefin tat”
Qe nga sheshi i République (Republike), qe ndodhet diçka me poshte , ne fund te shetitores pergjate kanalit, merni metrone per disa stacione per te zbritur ne Beaubourg ku eshte ndertuar Centre Pompidou (Qendra Pompidu)! Kjo qender ofron disa ekspozime, permanente apo jo, salle kinamaije, spektakel, biblioteke etj, etj!
Vazhdoni viziten drejt Bashkise se Paristi qe nuk eshte vetem se disa minuta qe aty, dhe duke vazhduar shetitjen merni drejtimin e brigjeve te Senes. Duke i kthyer kurrizin Kulles Eifel vazhdoni shetitjen (ne sensein e kundert me Kullen) pergjate brigjeve te Senes, deri ten Instituti i Botes Arabe. Aty mund te kapni bulevardin St Germain dhe per te mbyllur darken nese deshironi, mund te darkoni ne restorantin simpatik “Ciao Bella” (6 bd St Germain 75005 PARIS), qe ben nje guzhine te mrekullueshme Italiane ... por me zemer shqiptare !
Kete guuide do ta keshilloja per per familjaret por me nje ndryshim te vogel : kaloni me shume kohe ne Cite des Sciences qe ofron nje shumellojshmeri aktivitetesh per femijat, aq te veçanta por dhe aq kulturore e interesante

vendredi 2 mai 2008

Historia e Parisit – Ide guide ditore 3

Nje udhetim ne te “shkuaren” per nje dite, neper rruget e Parisit ? Eshte e mundur ! Armatosuni me nje shishe uji, me veshje e kepuce te rehateshme dhe ... ne sulm !

Filloni me antikitetin romak me nje vizite ne Arenen e Lutèce (Arènes de Lutèce). Vazhdoni viziten ne mesjeten me Muzeun Kombetar te Mesjetes (Musée national du Moyen Âge) ne Cluny, duke kaluar nepermjet rruges Mouffetard, rruges Montagne-Sainte-Geneviève dhe rruges “des Ecoles” . Kjo e fundit ecen pergjate Sorbones univesiteti me i vjeter i evropes.

Hani dreken ne lagjen Latine (Quartier Latin), pastaj kaperceni Senen ne duke kaluar nepermjet sheshit te shen Mishelit (Saint Michel) dhe vazhdoni deri ne Sainte-Chapelle nje mrekulli e artit gotik . Sainte-Chapelle u themelua nga Saint Louis vers 1243 . (Kujdes ! Ndertesa ndodhe brenda mureve te pallatit te Drejtesise dhe nje kalim ne portajin e kontrollit e nje skanim i çantave eshte i detyrueshem )

Vazhdoni viziten , me pas pergjate Senes duke u drejtuar drejt Luvrit ! Ju kujtoj se perpara se te kthehej ne nje nga muzete me te medhenj te botes, Luvri ishte rezidenca e mbreterve te Frances. Arkitektura e nje ekulibri perfekt ju hedh ne epoken klasike. Fare afer, do gjenit avenune e “Opera” (l’avenue de l’Opéra) , me ndertimet tipike te stilit Hosmanien (Haussmanniennes). Atje merrni linjen e e Metrose 14 dhe zbrisni ne lagjene e Biblotekes Kombetare Franceze (Bibliothèque nationale de France). E ketu mund te themi qe jeni ne zemer te Parisit kontemporan, gati per te darkuar mbi Sene ... nje çike me poshte .

mercredi 30 avril 2008

Parisi Romantik - Ide guide ditore 2

Duke e filluar viziten ditore tek sheshi i Abesses (Abes), ne kodren e Montmartre, vend ideal per te ngrene mengjesin parizian, perpara se filloni te admironi panoramen e qytetetit qe nga Bazilika e Sacré-Cœur . Sipas ritmit te secilit, zbrisni pergjate rruges se Martyrs (Martir) deri ne zonen Saint George ku gjindet edhe Muzeu i Romantizmit … Kaperceni pastaj, me metro ose autobus, distancen per te harritur ne Kopshtin e Luxembourgut (Luksemburg), per te pershkruar hapesiren e gjelbert dhe per te qetesuar syte ne shatervanin e Médicis. Vizita ne lagjen e Marais, do te ishte vazhdimi me i mire, njera prej lagjeve me te vjetra te Parisit. Ne menyre te veçante : Muzeu Pikaso , dyqanet e krijuesve, qoshet sekrete (si psh le Carreau du Temple – Kuadrati i Tempullit) dhe qetesine dhe bukurine e sheshit « des Voges » (Place des Voges) . Nese magjia e kesaj lagjeje ju josh, zgjidhni nje restorant tipik per te darkuar … ose akoma me klasike, nje darke nen driten e qirinjve mbi Sene !

Nese guidat ju duken paksa te thata mos hezitoni te vendosni indikacionet e mija ne harten e Parisit e do te shikoni qe pike pas pike do te plotesojne 100% ate qe prisni . Turizmi behet ne KEMBE e me transport publik. Ate qe marin te gjithe parizianet ! 

lundi 28 avril 2008

Paris Esencial - Ide guide ditore 1

Filloni diten me nje kafe ne Champs-Elysées, pastaj zbrisni ne kembe deri tek Kulla Eifel, nepermjet avenuse Marceau, duke kaluar perpara Flakes se famshme te ures Alma !
Lartesija e Kulles ofron nje pamje vertete spektakulare te Parisit, ne 360° . Vazhdoni viziten pergjate Senes, deri tek katedralje e Notre-Dame , duke marre anijen qe ndodhet dy hapa poshte Kulles. Pas mberritjes ne Notre-Dame dhe pas vizites, eshte e arsyeshme nje pushim per dreken ! Perfitoni te futeni ne Quartier Latin (Lagjen Latine) restorante te shumta dhe Qebaptore me çmime interesante ka ne çdo cep te rruges, se kesaj lagjeje nder me te vjetrat.
Pasi te kini pushuar, atehere lidhni mire lidheset e kepuceve dhe … ne sulm ! … Luvri nuk ndodhet me shume se nje gjysem ore qe nga Notre-Dame apo nga Quartier Latin dhe ju pret krahehapur per nje vizite per kryeveprat e historise dhe artit boteror.
Ne dalje kaloni nepermjet pasareles e Arteve (passerelle des Arts) ose Ures se Re (le Pont-Neuf), per te kapercyer Senen dhe per te kapur hyrjen e metrose Odéon qe do tju çoje direkt tek kodra e Montmartre, ne sheshin perpara Bazilikes te Sacre Coeur, per te perfituar nga panorame e jashtzakonshme mbi qytetin dhe monumentet e ndriçuara ne renien e muzgut !
Kjo guide i pershtatet te gjithe kategorive , familjare, shoqeri, çift, grup . Vizite te mbare !

samedi 12 avril 2008

“Bois de Vincennes” (Pylli i Vincennes)


Do te thoja se per ata, qe jane shume te lidhur me hapesirat e gjelberta dhe natyrisht me turizmin “Bois de Vincennes” (Pylli i Vincennes).

Ne kete vend qe ndodhet ne dalje te Parisit (intro-muros) do te gjeni Keshtjellen e Vincennes. E ndertuar ne shekullin e XII –te, pak perpara keshtjelles se Luvrit, Vincennes eshte nje nder keshtjellat e rralla qe nuk ka pushuar se egzistuari.

Ketu ndodhet edhe kulla me e larte te ketij lloji ne evrope, me nje lartesi prej 50 metrash nga baza.

Menjehere mbrapa kesaj keshtjelle, fillon “Pylli i Vincennes”. Nje hapesire e madhe ne zemer te te cilit ndodhet “Parku floral”, “Kopshti zoologjik”, “Ferma pariziane” dhe “Hipodromi”. E pra per te gjithe shijet e per te gjithe “xhepat” zgjedhja eshte e madhe !

Per te shkuar ne Vincennes nepermjet metrose, eshte linja 1 e cila lidh nga njeri skaj ne tjetrin : La Defense (lagjen moderne me Harkun modern te triumfit) me Château de Vincennes.

Ne kete hapesire lejohet pikniku.

lundi 7 avril 2008

Venecie ... ne Paris !!!

Ndermjet qindra manifestimeve kulturore neper rruget e Parisit, natyrisht "Carnaval de Venise"
("Karnavalet e Venecies", prane sheshit te "Bastille") nuk eshte me i jashtezakonshmi, por padyshim teper origjinal dhe plotesisht atipik...
Ky aktivitet zhvillohet ç'do vit ne fund te marsit e fillim te prillit.


Carnaval de Venise ... à Paris

mercredi 2 avril 2008

Kulla Eifel (La Tour Eiffel)


Projekti i ndertimit te nje kulle 300 metra, lindi me rastin e parapergatitjeve te « Exposition universelle » te 1889.
Dy inxhinieret e ndermarrjes « Eiffel » Émile Nouguier et Maurice Koechlin, ideuan nje projekt fillestar, ne qershor te 1884-es, me kater kembe te drejta qe bashkoheshin afer majes. Gjatesija e kulles
kapte shifren simbolike te 300 metrave ekuivalentja e 1000 kembe (njesi matese).
Pas shume hezitimesh, dhe dhjetra skicave me se fundi, ne 18 shtator 1884, Gustav Eiffel merr « lejen e ndertimit » dhe per : « nje ndertim qe lejonte ndertimin e nje kulle metalike qe mund te kaloje te 300 metrat »
Reagimi i parizianeve ne ate epoke kundrejt kesaj supermarieje, ishte i ashper. Nje pjese e mire e qarqeve politike, artistike, te epokes denonin ashper ndertimin e saj. Pjesa me e madhe e parizjaneve , te mesuar me stilin “osmanian” ("Hausmanian style") te ndertimeve te qytetit, shikonin kullen si nje armik arkitekturor, nje “shemtim” nje “xhunge” qe defiguronte imazhin e qytetit.

Ndertimi i Kulles ne vetevete, perfaqesonte nje veshtiresi te madhe, qe shtohej me faktin se ishte hera e pare qe ndermeret nje “sfide” e tille. Projekti paraqiste 18 000 pjese metalike per ndertimin e saj dhe me nje preçizion te jashtezakonshem (deri ne te dhejten e milimetrit). Bashkimi i pjeseve behej se pari ne toke me bulona provizore; qe zevendesoheshin me pas me ribatina (rivets) te nxehta. Duke u ftohur, ribatina, tkurrej duke shtrenguar ne kete menyre materialet. Ka afersisht 2 500 000 ribatina te vendosura ne kulle.
U deshen pese muaj per te ndertuar bazamentin dhe 21 muaj per te ndertuar kunstruksionin metalik te kulles, qe perbente nje shpejtesi rekord ndertimi dhe kjo vetem me 121 punonjes ne kulle dhe 100 te tjere qe punonin ne parafabrikimin e pjeseve matike ne toke.
Kembet e kulles jane te vendosura ne kater pikat e horizontit L-P-V-J me nje distance 125 metra nga njera tjetra.
Gjatesija e kulles ne 1889 ishte 321,27 metra; sot me gjithe antenen ne maje eshte 324 metra. Kulla peshon 10 000 tone, dhe ne kohe me ere zhvendoset ne maje afersisht 6-7 cm.
Nese do te flisnim per numrin e vizitoreve, Kulla Eifel eshte pa dyshim monumenti me i vizituar ne bote; nje shifer mesatare e ketyre viteve te fundit kap shifren e 7 000 000 vizitoreve ne vit.

KESHILLA

Tarifat :

Ashensori tarife e plote – deri ne maje 12,00 €
Ashensori tarife e reduktuar (3-11vjeç) – deri ne maje 6,70 €
Ashensori deri ne katin e dyte tarife e plote – 7,80 €
Ashensori deri ne katin e dyte (3-11vjeç) – 4,30 €
Ashensori deri ne katin e pare tarife e plote 4,80 €
Ashensori deri ne katin e pare (3-11vjeç) – 2,50 €
Shkallet mbi 25 vjeç (kati i pare & i dyte) – 4,00 €
Shkallet nen 25 vjeç (kati i pare & i dyte) – 3,10 €

Oraret:

Nga 12 qershori deri ne 1 shtator 09h30 me 23h45 (ngjitja e fundit ne 22h30)
Nga 13 qershori deri ne 31 gusht 09h00 me 00h45 (ngjitja e fundit ne 23h30)


Me shume informacion mbi Gustav Eifel ? Kliko KETU

dimanche 16 mars 2008

Opéra Garnier


Ky pallat mermeri dhe ari, pothuajse gjithandej i dekoruar me piktura dhe skulptura, paraqet ne te njejten kohe nje teater dhe nje muze! Brenda nje salle e mrekullueshme, perzierie ngjyrash te kuqe dhe te arta, me nje tavan te pikturuar prej piktorit Mark Shagal ne 1964, evokon, nder te tjerash, kryeveprat e artit lirikdhe koreografik. Salle ka formen e nje patkoi kali (a la italiane) dhe numeron 1900 vende per publikun te gjitha ne velur te kuq.

Ne kete ndertese ndodhet edhe “Biblioteka-muze” (Biblioteka Kombatre e Frances) qe ka nen kujdesje koleksione teper te pasura dhe deshmi historike qe ngjitet deri ne krijimin e Akademise Mbreterore te Muzikes nga Luigji i X IV ne 1669.

Kjo ndertese filloji te ndertohej nga Napoleoni III ne kuadrin e punimeve te rinovimit te kryeqytetit nen urdherat e Baronit Haussmann. Opera u ndertua nga arkitekti Charles Garnier (Sharl Garnie) , nje arkitekt i ri, 35 vjeçar dhe i pa njojtur deri ne ate periudhe, por qe do te ishte pikerisht projekti i tij qe do te dilte fitues ne konkursin e organizuar per kete qellim.

Punimet zgjaten 15 vjet dhe kjo ndertese do te inagurohej ne 15 janar te 1875.

Opera ne shifra

Siperfaqe : 11237 m2

Gjatesia : 173 m

Gjeresi 125 m

Salla : 18 m lertasi, 54 gjatesi, 13 gjeresi

Pesha e abazhureve : 8 tone

Skena : 60m lartesi (nga te cilat 15 m lartesia e gojes skenike dhe 45 m kramastaret), 27 m thellesi, 48 m gjeresiper 16 m te gojes skenike (boca scena)

KESHILLA

Shkalla dhe holli i hyrjes, salla e spaktaklit nga larg dhe nje hapesire te ngushte , vizitohen pa paguar.

Per vizitoret qe duan te shohin me teper bileta kushton 8 € ( 4 € tarife e reduktuar)

Oraret jen : çdo dite nga 10h00 deri ne 16h30

Gjithsesi, per ata qe jane edhe amatore te artit do te keshilloja per te njejtin çmim pra 8 € te shikojne nje shfaqie ne salle ... me duket shume interesante sesa te lepiesh mureve te nderteses me nje kaske aodioguide ... Disa ore parpara shfaqies per vendet e kategorise se trete (qe nuk kane shikim te mire mbi skene) shiten me çmime te ulura ! Keshtu per te njejtin çmim kini te drejte per te njejtat avantazhe vizite + nje spektakel. Ndoshta per nje balet eshte pak me e veshtire per ta ndjekur kur nuk harrin te shohesh gjysmen e skenes por nje opera ju siguroj qe nuk krijon asnje problem!

mercredi 12 mars 2008

Qyteti i Shkences dhe Industrise

Qyteti i Shkences dhe Industrise, nje qender gjigande eksposimesh dhe kuriozitetesh, e pershtatur dhe aksesibel per te gjithe moshat. E ndodhur ne Parkun e « Villette », kjo qender ofron per vizituesit edhe ate qe qytet e medhaja kane me pakice … gjelberimin ! Hapesiren e gjelbert qe rrethon kete « Qyteze » se bashku me nje pike pikniku dhe kjo dy hapa nga Parisi!
Qyteti i Shkences dhe i industrise eshte inaguruar ne mars 1986 dhe perbehet nga:

- Akuariumi , ne nivelin -2 (falas)

- Qendra e Kongreseve, ne nivelin -1. Kjo qender pret me dhjetra ekspozime, konferenca, panaire, Kongrese, Workshop-e, konferenca shtypi, seminare, etj.

- Qyteti i femijeve, ne nivelin 0(zero). Kjo “qyteze” ndahet ne
dy grupmosha 2-7 vjeç dhe 5-12 vjeç. Femijet duhet te jene te shoqeruar te pakten nga njeri nga prinderit. Pergjate nje ore e gjysem, femijet asistojne ne animacione dhe eksperienca te ndryshme. Duke gershetuar njohjen me punen praktike qe jo vetem qe shton interesin e femijeve por edhe e ben ate teper terheqes. Seanca kushton ndermjet 3 dhe 6 €

- Kinemaja Louis-Lumiere (Lui Lymier), ne nivelin 0 (zero). Ne kete kinema jepen filma ne reliev 3D (tre dimensional), qe shikohen me syze te polarizuara. Ka dy salla dhe nuk lejohen femijet nen tre vjeç.

- Cinax – Nje salle kinemaje qe leviz ! Filmi qe jepet eshte ne sinkronizim perfekt me imazhin. Kjo kinema ndodhet ne krahun perendimor , jashte nderteses kryesore. Hyrja kushton 4.8 € dhe eshte e ndaluar per femijet nen 4 vjeç, grate shtatezena dhe te semuret me zemer.

- Nendetesja Argonaute. Po, nje nendetese e vertete, krenaria e Flotes Detare e viteve 50-te. Ne 1989 kjo nendetese, pasi ka pershkruar disa dhjetra udhetime rreth e qark globit, ben nje lundrim te fundit ne kanalin e Ourcq (Urk), duke pushuar me se fundi ne krah te Géodes, per kenaqesine e vizitoreve dhe kureshtareve. Vizita kushton 3 € dhe eshte e ndaluar per femijet nen tre vjeçe dhe per njerezit qe kane nje handikap motor (qe nuk ecin dot). Nendetesja ndodhet ne krahun jugor te nderteses.

- La Géode (Zheode). Pa dyshim edhe protagonistja e Qytetit te shkences dhe industrise! Géode strehon sallen e kinemase numer 1 ne France duke u mbeshtetur ne frekuentimin. Kjo salle eshte ekskluzivishtper projektimin e filmave « Me format te madh » ne ekranin e saj gjigand ne forme te gjysem sfere prej 1 000 m2. Nga jashte Géode eshte nje sfere perfekte. Tarifat per seance jane 10,50 € (ose 15€ per dy seanca)

dimanche 9 mars 2008

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires i Bourget (Burzhe) eshte pa dyshim muzeu me i vjeter aerounautik ne bote, njekohesisht nje nder me te adaptuarit per cilesine e koleksioneve perkushtuar aerostacionit, avjoneve dhe kozmosit; nje nder me te medhenjete per hapesiren qe i eshte perkushtuar ekspozimeve, rezerves dhe restaurimit. Ky muze eshte krijuar ne 1921 fillimisht ne Chalais-Meudon dhe disa vite me vone transferohet aty ku eshte edhe sot, ne Bourget!

Sot 19 595 objektet e ekspozuara dhe te dekumentuara perbejne nje deshmi te plote te “aventures qiellore” dhe te endres se pushtimit te dimensionit qiellor. Objektet teknike dhe maketet lejojne te vleresohen hapat gjigande qe ndajne hapat e para te aviacionit, qe prej projekteve te Leonardo Da Vinçit deri tek zhvillimet e fundit te tekikave spaciale (hepesires).

Koleksionet e ekspozuara jane te ndara ne disa epoka qe kane shenuar edhe ndryshime ne endren njerezore te fluturimit dhe me pas ne aeronautike. Ndarjet kohore jane te grupuara dhe te ekpozuara ne pavione sipas grupeve : 1500-1900, 1900-1914, 1914-1918, 1919-1939, 1939-1945, Prototipet, Aviacioni Francez, Kozmosi.

Te ekspozuara ne piste jane nje sasi e konsiderueshme avjonesh sikunder edhe Boeing 747 , apo Concorde (prototipi origjinal qe fluturoji per heren e pare ne 1969), apo maketin ne permasa reale te anijes spaciale Ariane 1 dhe Ariane 5 ...

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires perbehet nga nje infrastrukture te ndare ne dy zona :

- E para, ne hapesiren e nje aeroporti te vjeter 125 000 m2

- E dyta, prej 130 000 m2, ndodhet ne nje ish baze te vjeter ushtarake te Avjacionit

Qe jep nje siperfaqe totale prej 255 000 m2

KESHILLA

Qe prej janarit deri ne korrik 2008 hyrja ne muze, per koleksionet permanente eshte falas per te gjithe.

Te rinjte nen 18 vjeç duhet te jene te shoqeruar

Asnje kafshe nuk eshte e autorizuar ne brendesi te totalitetit te muzeut, perveç qenve per te verberit (dhe ndonje politikani shqiptar ;) )

Cmimet dhe Oraret:

-Vizita ne koleksionet permanente : FALAS

-Vizita e Boeing 747 + Concorde : 5 € (3 € per nen 18 vjeç)

-Seanca e Planetarium : 5 € (3 € per nen 18 vjeç)

-Audio guida : 5 € (Frengjisht, Anglisht, Gjermanisht)

  • 10h00 – 18h00, nga 1 prill ne 30 shtator
  • 10h00 – 17h00, nga 1 tetor ne 31 mars
 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.