referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: mai 2009

vendredi 15 mai 2009

La Défense dhe Harku i saj i Triumfit


« La Défense », lagjia e biznesit te Parisit dhe ne te njejten kohe nje nder qendrat me te medhaja ne evrope persa i perket shtrirjes (afersisht 300 hektare ne te cilen punojne rreth 150 000 punonjes).

Kjo lagje shtrihet ne aksin historik te Parisit, qe fillon ne muzeun e Luvrit me harkun e Karuselit (Arche de triomphe du Carousel), vazhdon me avenune e Champs Elysée dhe Harkun e Triumfit, duke vazhduar ne drejtim te ures se Neuilly (Nëji) per te perfunduar ne Harkun e Madh te Defense (Grande Arche de la Défense), apo i quajtur thjesht Harku i Defense .
Punimet per harkun e Defense filluan ne 1983 dhe u perfunduan ne korrik 1989 per 200- vjetorin e Revolucionit Francez.

Lagjia «La Défense » eshte pergjithesisht e perbere me ndertesa te larta dhe moderne. Ndertimet filluan ne 1958 dhe qe atehere ndertesat dhe projektet nuk kane shteruar. Nje plan ndertimi akoma me ambicioz me ndertesa qe mendohet te harrijne deri ne 350 metra lartesi, eshte akoma ne shqyrtim duke patur si qellim realizimi 2015…. Ehhh nuk ka asgje per tu habitur koha iken shpejt ! …


Si shkohet :

- RER – stacioni La Défense - Grande Arche i linjes A te RER,
- Metro – linja e M 1 (ngjyre e verdhe) stacioni « Esplanade de la Défense » apo « «La Défense »

mardi 5 mai 2009

Parku i Sceaux (So)


Nje hapesire e mrekullueshme 181 hektaresh, parku i sceux(so) ofron nje vend ideal per nje piknik ndermjet miqsh, apo ne familje. Ne shikimin e pare gjithshka duket e ndertuar perreth nje ndertimi klasik. Kopshtet dhe ofrojne nje prespektive te jashtezakonshme mbi peisazhin, gjelberimin teper prezent dhe ne hapesira impresionante, pemet apo Kanalit te Madh dhe shatervaneve.

Sikunder edhe Keshtjella e Versajes kopshtet dhe peisazhi e parkut te Sceaux, jane te konceptuara nga i njejti pejsazhist, Andre Le Nôtre (ne fund te shekullit te XII), i cili krijon ne kete kopsht nje aks veri – jug paralel me fasaden kryesore te nderteses me nje gjatesi nje kilometer.

Ndertesa e ndertuar me gure dhe tulla, u ndertua per duken e Trevizes, sot strehon “Muzeun e Parisit” (musée de l’Ile-de-France) i transformuar si i tille qe ne 1937. Ky muze prezanton historine e krahines pariziane ndermjet shekullit te XVII dhe XX. Pejsazhet ne Ile-de-France, qeramika dhe historia e rezidencave mbreterore dhe princerore , jane edhe temat e prezantuara ne kete muze.

Si shkohet:
- Autobs , linjat : 192, 395, 379, Parc de Sceaux .
- Tren RER B stacionet : Sceaux , Parc de Sceaux, Sceaux ou bourg la reine





P.S. : Termi shume i perdorur, «Ile-de-France» - «Ishulli i Frances», permbledh te gjithe departamentet e Prefektures se Parisit. Departamentet ne fjale jane : Paris (75),Seine-et-Marne (77),Yvelines (78),Essonne (91),Hauts-de-Seine (92),Seine-Saint-Denis (93),Val-de-Marne (94),Val-d'Oise (95).
 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.