referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: décembre 2018

jeudi 6 décembre 2018

Krishtelindjet ne Paris

Krishtlindjet ne Paris ?
 
Perse jo, sot qe shqiptaret jane te lire te levizin kur te duan dhe mundesite jane gjithnje e me te shumta. Ne kete periudhe Krishtlindjesh do t'ju sugjeroja disa ide te thjeshta per te perfituar ne çift apo ne familje.


1. Parisi qyteti  i dritave , nuk eshte asnjehere me i dukshem se ne kete periudhe te vitit. E meqenese ndriçimet jane gjithmone kur bie nata ... i bie qe te kordinoni vizitat turistike me shetitjet e darkes.
Do filloja me bulevardin "Les Champs Elysées" nje nder me te bukurit ne bote. I ndriçuar ne menyre teper karakteristike. Do tju keshilloja ta fillonit viziten ne sheshin Concordes (Place de la Concorde) e te ngjiteshit drejt Harkut te Triumfit. (linja te métro 1, 8  dhe 12)
Ose nje ndalese ne Opera "Garnier"  (linjat e metrose 3,7 dhe 8) duke patur dy mundesi : e para te shkoni drejt sheshit Vondome (Place Vendôme) ku dyqanet e lluksit e ndriçimi i qytetit me zbukurimete tyre ofrojne nje pamje te bukur e te veçante. E dyta duke u rrotulluer perreth Operas, e admiruar bukurine qe ofron ky monument i mrekullueshem i kultures e gjithshka e rrethon, prapa do te bini ne te famshmen Galeries Lafayette qe ofron vitrina te mrekullueshme e me tema te ndryshme .
Ose nga Katedralja "Notre Dame" duke kaluar Ile de la Cité , vazhdoni drejt Bashkise se Parisit (l'Hôtel de Ville).

 
2. Vizitoni "Marche de Noël". Te tilla ka plot ne Paris por do thoja qe me te medhenjte e me te bukurit, ndodhen ne : "Défense" (Ku ndodhet lagjia moderne me Harkun e saj te Triumfit), ajo e Trocadéro (ku ka nje pamje te mrekullueshme perballe Kulles Eifel, apo  ne bulevardin "Les Champs Elysées".
Aty do te gjeni produkte franceze e dhurata krishtlindjesh sikunder edhe per te ngrene e gjithashtu veren e nxehte karakteristike te krishtlindjeve


3. Disneyland ne kete periudhe eshte me magjik se kurre. Vendi ku do mrekulloje jo vetem femijet por dhe te rriturit . Do ju keshilloja te blini biletat perpara per te evituar rradhat super te gjata ne sportel ( ndonese rradhat per te hyre e per lojrat nuk mungojne)  Shikoni ne sitin e Disneyland per ofertat qe ofrojne e per çmimet. (tarifat grup, çmimet per nje ose dy parqe, etj etj)
gjithsesi nje keshille qe ndoshta ja vlen , e kote te blini bilete ditore per dy parqet ........eshte e pamundur ti beni te dyja, 22,3 km² ne nje dite me duket pak si shume!!! Merni vetem "Park Disney" , parkun tjeter (Disney Studios) lereni per nje here tjeter. (Sidomois me femije eshte e pamundur ti beni te dyja)



4. Shetitjet e mbremjes ne "Bateau Mouche" apo "Vedette de Paris" kompani qe ofrojne nje shetitje me anije pergjate brigjeve te lumit Sena. Cmimet variojne ndemjet 10 e 20 € dhe normalisht eshte i njejti cirkui : Notre Dame - Kulla Eifel. Interesohuni perpara ku nisen e sa jane çmimet.
Per ata qe kane mundesi me te mira mund te perfitoni ne ne nje "Anije kroçiere restorat" (si i thoni ju andej ) Bateau Croisière . Cmimet variojne nda vafti ,  nga kompanija dhe nga çpropozohet ndermjet 60 dhe 260€ . Mos hezitoni te hidhni nje sy e te verifikoni . Cmimet ne France jane te detyruara te afishohen TTC (me taksat brenda) dhe pothuajse pa asnje surprize, ato duhet te korrespondojne me ç'eshte afishuar.

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.