referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: Parqe ne Paris
Affichage des articles dont le libellé est Parqe ne Paris. Afficher tous les articles
Affichage des articles dont le libellé est Parqe ne Paris. Afficher tous les articles

mardi 6 avril 2010

Parku Monceau (Monso)


Parku Monceau (Monso), eshte parku me i afert me Harkun e Triumfit, nje vend ideal per te pushuar ne mes te gjelberimit. Por do te shtoja qe sikunder i gjithnje thuhet, e ndoshta perseritet shpesh, « parisi eshte nje nder muzete me te medhenj, ne qiell te hapur. Ndaj mos imagjinoni te jini vetem, nje vizite ne mes te barit te lagur e ca peme te shtrembta rreth e perqark … i ndertuar ne shekullin XVII , Carmontelle (Karmontele) deshironte te krijonte « vendin e iluzioneve » duke krijuar kende te ndryshme : ferme zviceriane, mullinj hollandez, tempuj romak, renoja feudale etj, etj. Pjesa me e madhe e rrugeve te parkut, mbajne emrin e disa piktoreve te njohur te shekullit te XVII (17-te)te tille si Rembrandt, Murillo, etj.

Ne hapesiren e parkut (afersisht 8 ha) gjinden statuja ne mermer te shkrimtareve dhe muzikanteve si ajo e Gi de Mopasan (Guy de Maupassant) e krijuar nga Verlet, skluptura e Frederik Shopen (Frédéric Chopin) e realizuar nga Froment Thomas etj . Ne 1876 Claude Monet ka realizuar nje pikture ne hapesiren e ketij parku.
Nje shetitje e plote ne park eshte afersisht 1100 metra. Per te shkuar mundet te shkoni lehtesisht me metrone linja M 2, stacionin me te njejtin emer « Monceau »

https://www.paris.fr/equipements/parc-monceau-1804

mardi 5 mai 2009

Parku i Sceaux (So)


Nje hapesire e mrekullueshme 181 hektaresh, parku i sceux(so) ofron nje vend ideal per nje piknik ndermjet miqsh, apo ne familje. Ne shikimin e pare gjithshka duket e ndertuar perreth nje ndertimi klasik. Kopshtet dhe ofrojne nje prespektive te jashtezakonshme mbi peisazhin, gjelberimin teper prezent dhe ne hapesira impresionante, pemet apo Kanalit te Madh dhe shatervaneve.

Sikunder edhe Keshtjella e Versajes kopshtet dhe peisazhi e parkut te Sceaux, jane te konceptuara nga i njejti pejsazhist, Andre Le Nôtre (ne fund te shekullit te XII), i cili krijon ne kete kopsht nje aks veri – jug paralel me fasaden kryesore te nderteses me nje gjatesi nje kilometer.

Ndertesa e ndertuar me gure dhe tulla, u ndertua per duken e Trevizes, sot strehon “Muzeun e Parisit” (musée de l’Ile-de-France) i transformuar si i tille qe ne 1937. Ky muze prezanton historine e krahines pariziane ndermjet shekullit te XVII dhe XX. Pejsazhet ne Ile-de-France, qeramika dhe historia e rezidencave mbreterore dhe princerore , jane edhe temat e prezantuara ne kete muze.

Si shkohet:
- Autobs , linjat : 192, 395, 379, Parc de Sceaux .
- Tren RER B stacionet : Sceaux , Parc de Sceaux, Sceaux ou bourg la reine





P.S. : Termi shume i perdorur, «Ile-de-France» - «Ishulli i Frances», permbledh te gjithe departamentet e Prefektures se Parisit. Departamentet ne fjale jane : Paris (75),Seine-et-Marne (77),Yvelines (78),Essonne (91),Hauts-de-Seine (92),Seine-Saint-Denis (93),Val-de-Marne (94),Val-d'Oise (95).

mardi 10 mars 2009

Parku « Montsouris »


Parku « Montsouris » , dikur pjese e gurores se Montrouge , shnderrohet ne park ne periudhen e Napoleonit III. Projekti i besohet baronit Haussman, i cili ngarkon inxhinjerin Alphand per shnderrimin e nje siperfaqeje 15 hektaresh ne nje kopesht “anglez”. Perandori, i frymezuar nga kopshtet londoneze, i jep rendesi hapesirave te gjelberta duke i konsideruar si nje vend takimi i te gjithe klasave sociale, nje vizion teper modern per epoken qe eshte ne aktualitet edhe sot.

Parku u mbarua ne 1878-en , periudhe kjo qe njohu ndertimin e shume parqeve te medhaja. Emri Montsouris, qe ne vetvete do te thote « Moque Souris », evokon periudhen e mepareshme kur kjo zone ishte e banuar vetem nga minjte. 1400 peme (shpesh 100-vjeçare), nje forme trapezoidale, e ndare ne tre siperfaqe te medhaja gjelberimi ne nivele te ndryshme, nje numer i konsiderueshem shpendesh dhe disa dhjetra skulptura ne bronx apo ne gur, eshte edhe karta e identiteti te ketij parku.
Ne shumicen e hapsirave te gjelberta lejohet pikniku. Ne pergjithesi oraret e parqeve jane ne mengjes me daljen e diellit dhe mbyllen ne perendimin e tij. Ne disa pika te caktuara ne kete park ka edhe lidhje WiFi … natyrisht per ata qe duan te konsultojne kete blog



Si shkohet :
RER : Cité-Universitaire (ligne B)
Autobus : linjat 21, 88, 216, 261, 513
Tramway T3, stacioni "Montsouris" ose "Cité Universitaire"

samedi 12 avril 2008

“Bois de Vincennes” (Pylli i Vincennes)


Do te thoja se per ata, qe jane shume te lidhur me hapesirat e gjelberta dhe natyrisht me turizmin “Bois de Vincennes” (Pylli i Vincennes).

Ne kete vend qe ndodhet ne dalje te Parisit (intro-muros) do te gjeni Keshtjellen e Vincennes. E ndertuar ne shekullin e XII –te, pak perpara keshtjelles se Luvrit, Vincennes eshte nje nder keshtjellat e rralla qe nuk ka pushuar se egzistuari.

Ketu ndodhet edhe kulla me e larte te ketij lloji ne evrope, me nje lartesi prej 50 metrash nga baza.

Menjehere mbrapa kesaj keshtjelle, fillon “Pylli i Vincennes”. Nje hapesire e madhe ne zemer te te cilit ndodhet “Parku floral”, “Kopshti zoologjik”, “Ferma pariziane” dhe “Hipodromi”. E pra per te gjithe shijet e per te gjithe “xhepat” zgjedhja eshte e madhe !

Per te shkuar ne Vincennes nepermjet metrose, eshte linja 1 e cila lidh nga njeri skaj ne tjetrin : La Defense (lagjen moderne me Harkun modern te triumfit) me Château de Vincennes.

Ne kete hapesire lejohet pikniku.

jeudi 3 janvier 2008

Jardin du Luxembourg – Kopshti i Luksemburgut


Eshte pa dyshim nje nder kopshtet me aksesibel per turistet. I ndodhur perballe “Panteonit” (Le Panthéon) dhe jo shume larg sheshit Saint Michel, ky kopsht ofron perveç hapsires se gjelbert (25 hektare), ku lejohet qendrimi mbi bar dhe pikniku, nje muzeum te madh dhe te njohur per cilesine e ekspozimeve. Ne te ekspozohen ne menyre te perkoheshme (sipas temave apo artisteve te ndryshme) dhe qe shpesh here ... gjinden ekspozime qe nuk mund ti shihni me shume se nje here ne jeten tuaj.

Ne kete kopsht gjinden ne qiell te hapur edhe disa dhjetra skulptura te artisteve te njohur, te shperndara ne te gjithe parkun, nder me interesantet eshte ajo e Bartholdi-t « Statuja e Lirise »( origjinali) e cila me vone do te ishte statuja qe populli francez do ti dhuronte Amerikes, me nje realizim te Gustave Eiffel.

Disa dhjetra artiste te njohur si Baudelaire, Lamartine, Musset, Verlaine, Victor Hugo, George Sand, Balzac, Hémingway, Sartre, etj, kane frekuentuar kete park te njohur dhe te ndertuar qe ne 1612 nga Marie de Médicis (e jema e Luigjit te XIII, mbret i Frances)

Kopshti i Luksemburgut, do te strehoje ne zemer te parkur edhe Senatin e parlamentit Francez.

KESHILLA

Horaret : Kopshti i Luksemburgut hapet ne mengjes dhe mbyllet ne darke (megjithese mund te beje te qeshin disa, eshte e verete!) Nga e hena ne te diele sipas stineve oraret variojne nga 07:30 - 21:50 ne vere ne 08:15 - 17:00 ne dimer

Per te vizituar parkun eshte FALAS

Pas nje paraditeje te ngarkuar me vizita e kush e tha qe jini te detyruar te uleni ne nje Fast-Food (te tilla si « MC-Donald », apo « Quick », etj qe ndodhen me shumice perreth parkut) ? Te ngulni bythen ne nje stol apo karrige duke veshtruar muret, apo te tjeret se si mbllaçiten?! Askush nuk do t’ju pengonte ta merrnit ushqimin « à emporter » (te ambalazhuar), per ta ngrene ne sharmin e parkut, nen diellin qe ndriçon mbi kokat tuaja.

Per ata qe vijne nga « Kuçi », « Momli » apo nga « Bjeshket e nemuna » mos harroni te hidhni mbeturinat ne vendet e parashikuara per kete qellim ! Mos harroni se kultura dhe edukata jane personale

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.