Affichage des articles dont le libellé est Histori. Afficher tous les articles
Affichage des articles dont le libellé est Histori. Afficher tous les articles
mercredi 8 avril 2009
Gustav Eifel (Gustav Eiffel)
Eshte e pamundur te flasesh per Kullen ne Paris (Kulla Eifel), pa e lidhur me emrin e nderuesit te saj Gustave Eifel (Gustave Eiffel), ketij inxhinieri dhe ndertuesi te jashtezakonshem.
Gustave lindi ne 15 dhjetor 1832 ne Dijon. Pas studimeve inxhinjerike ne moshen 26 vjeçare, drejton punimet per ndertimin e ures ne Bordo (Bordeaux). Ne 1867, krijon ndermarjen e vete.
Ne 1875 nderton nje nga stacionet kryesore te Budapestit, por ato qe do te shenonin me teper karrierren e tij te shkelqyer do te ishin ne 1876 konstruktimi i ures se Maria Pia mbi lumin Douro ne Portugali, me vone ate te Garabit ne 1884.
Ne vitet qe ndoqen vlen te permenden kupola e observatorit ne Nices, per te vazhduar akoma me lart me strukturen perfekte te "Monumentit te Lirise" (ose "Statuja e Lirise") ne New-York, per te harritur perfeksionin dhe idealen me Kullen Eiffel ne 1889.
Ne arkivin e tij Gustav Eifel ka me dhjetra e dhjetra ndertime ne te gjithe boten : Spanje, Portugali, Rumani, Egjypt, Amerike Latine, Hungari, Amerike, etj.
Ne 1890-1895 implikohet ne skandalin e Panamase, ku do te kalonte nje faze te veshtire derisa te rehabilitohej.
Ne vitet qe ndoqen mori pjese ne shume eksperianca shkencore te tilla si transmetimi i pare radiofonik, konceptimin e nje aeroplani monoplan gjuajtes, etj.
Gustav Eifel viq ne 1923 ne moshen 91 vjecare.
Gje interesante eshte fakti qe Kulla inagurohet ne maj te 1889 dhe do te priste gati 2 milione vizitore, qe ne muajt e pare, e do te rimbursonte praktikisht te gjithe investimin . Sot shifrat jane marramendese, me shume se 243 376 000 eshte numri i vizitoreve, ne 120 vjet te egzistences se saj.(120 eshte edhe numri i antenave tv + radio)
Inormacion me gje gjere per ndertimin e Kulles Eifel si dhe informacione turistike per çmimet, oraret ? Kliko KETU
Libellés :
Histori,
Informacion,
Te ndryshme,
Tour Eiffel
mardi 29 juillet 2008
Festa e 14 Korrikut ne France
Eshte marrja e Bastille (Bastijes)ne 14 korrik 1789 origjina e Festes Kombetare te festuar me aq pompozitet per ç’do vit. Ate mengjes te 1789-tes parizianet, rrembejne armet tek « Invalidet » per te shkuar ne Bastille ( keshtjelle mbreterore.) Eshte levizja qe mbetet e paharuar ne memorjen e revolucioneve franceze… ndersa keshtjella u shkaterua plotesisht ne muajt qe ndoqen !
Per ata qe ndodhen ne Paris ne kete date, festimi, fillon ne mengjes me paraden ushtarake ne bulevardin " Les Champs Élysée" . Ne darke afer kulles Eifel (ne Trocadéro) fillon spektakli i fishekzjarreve (cope e paraqitur ne videon me siper)
Inscription à :
Articles (Atom)