referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: décembre 2007

vendredi 21 décembre 2007

Muzeu i ORSEIT (« Musée d'Orsay »)


I rikrijuar ne garen e vjeter te Orsay (1898), ky muze u inagurua ne 1986. Ndertimi origjinal i arkitektit Victor Laloux u rikonfigurua nga arkitektet Renaud Bardon, Pierre Colboc, Jean-Paul Philippon.

Koleksionet e ketij muzeu vijne ne pjesen me te madhe nga tre drejtime : Muzeu i Luvrit, per veprat artistike qe prej 1820 ; Nga muzeu « Jeu de Paume » i kushtuar Impresionizmit qe prej 1947-tes ; dhe se fundi nga muzeu kombetar i artit modern dhe veprave kontemporane !

Koleksionet e pasura , te pasuruara akoma me teper nga dhurues te shumte dhe donacione, mbulojne te gjitha fushat e artit plastik dhe artit te aplikuar : piktura, skulptura, objekte artistike dhe grafike, arkitektures dhe fotografise.

Ne kete ekpozite gjinden ekspozime te piktoreve te tille si :

Pierre Bonnard, Eugène Boudin, Paul Cézanne, Edgar Degas, Eugène Delacroix, Henri Fantin-Latour, Antoni Gaudí, Paul Gauguin, Vincent van Gogh, Hector Guimard, Édouard Manet, Henri Matisse, Jean-François Millet, Claude Monet, Gustave Moreau, Camille Pissarro, Pierre-Auguste Renoir, Auguste Rodin, le douanier Rousseau, … e shume, e shume te tjere !

KURIOZITET

Ne naten e 6 tetorit 2007, pergjate « nates se bardhe » (qe ka filluar te praktikoje edhe bashkija e Tiranes) individe te papergjegjshem kane demtuar rende nje tablo te Claude Monet « Le pont d'Argenteuil » te datuar 1874, duke e grisur gati 10 cm.

INFORMACION

- Ky muze eshte i hapur te marten, te merkuren, te premten , te shtunen dhe te djelen ne 9h30 deri ne 18h ; te enjten 9h30 deri ne 21h45

- Cmimet e biletave per vizitat individuale jane :

Tarife e plote 7,5 euros ; Tarife e reduktuar 5,5 euros. (Ne kete çmim hyjne te rinjte ndermjet 18-25 vjeç ; Per te gjithe vizitoret qe shkojne diten e djele ; Per te gjithe vizitoret qe shkojne 1ore e 45 minuta perpara mbylljes se muzeut)

Falas per te gjithe te rinjte nen 18 vjeç ! Ne ç’do fillim muaji , e diela e pare eshte gjithashtu falas.

KESHILLA

- Megjithe qe ky muze ndodhe perballe muzeut te Luvrit (ne krahun tjeter te Senes), nuk mendoj se do te ishte nje ide e mire qe te vizitoheshin te dy muzete ne te njejten dite. E para sepse eshte teper e lodheshme , e dyta sepse me mire nje dhe tamam se sa « shume e per lume » dhe se treti dhe me e rendesishmja per te mos rene ne Sindromen e Stendalit.

Syndrome de Stendhal – eshte semundje psikomatike qe provokon shpejtimin e rritmit kardiak, marje mendsh, marrje fryme tek disa individe te ekspozuar perballe nje mbingarkese veprash arti. Kjo sindrome eshte e rralle ne permasa te plota dhe prek ne pjesen me te madhe te rasteve njerzit e ndjeshem. Por lehtesisht prek te gjithe ! Pas disa oresh ne muze dhe pas kalimit te qindra e qindra tablove e veprash arti perpara syve, vjen nje moment qe … kuadrati bosh i portes te duket me i bukur se portreti Monalizes !

jeudi 20 décembre 2007

Muzeu i LUVRIT


Luvri qe permban nje nga koleksionet me te njohura te veprave te artit te te gjithe botes, mbi te gjitha eshte i njohur si muze. Shume pak jane qe e dine qe ky muze eshte instaluar mbi ate qe ishte gati 700 vjet me pare, nje nga rezidencat kryesore te mbreterve dhe perandoreve te Frances.
Keshtjelle mbrojtese, e ngritur nga Philippe Auguste rreth 1190, Luvri kthehet ne shekullin e XIV, nje rezidence e mbreterore.

François l-are vendos ta ktheje ne nje « pallat » te Rilindjes. Pak nga pak nje qyteze mbreterore merr forme. Keshtjella e ndertuar nga Catherine de Médicis ne « Tiuleries » u bashkua me Luvrin me urdher te Henri IV nga nje galeri e madhe perjate krahut te Senes.
Louis XIVqe do te jetonte ne Luver per nje fare kohe, menjehere pas instalimit te tij ne Versaje, nderton "cour Carrée" (korridorin katror), te mbyllur me kollona.
Pergjate kohes se lavdishme te Versajes, monarket nuk preferonin me Luvrin per te banuar, i cili do te kthehej menjehere ne qender ekspozimesh.
Ne 1793, Luvri kthehet perfundimisht muze dhe qe prej asaj date i dedikohet plotesisht, prezantimit dhe konservimit te mijerave veprash arti dhe te mijra deshmive artistike dhe historike te qyteterimeve te hereshme.
Ne fillimet e shekullit te XIXte, sovranet do te tranformonin ne brendesi ndertesen por ne ate periudhe nuk u ndertua ndonje gje e madhe. Por duke nisur ne mesin e shekullit te XIXte , Luvri do te njohi fazen e ndertimeve dhe zgjatimeve me te rendesishme te historise se tij.
Napoléon III do te mbaronte bashkimin e Tuileries me ate te Luvrit, nepermjet ndertimi nga krahu i Senes, qe sot quhet krahu « Denon » ; sikunder do te mbaronte ndertimi i krahut
« Richelieu » ne ane te Rruges Rivoli. Ne 1871 kopshti i Tuileries digjet aksidentalisht, duke i ofruar Luvrit nje prespektive te mrekullueshme te krahut perendimor te Parisit.
Projekti Grand Louvre ( Luvri i madh) iniciative e François Mitterrand ne 1981, do te modernizonte dhe zmadhonte Luvrin. Inagurimi i kryer ne 1993, do ti rrikthente Luvrit krahun
Richelieu qe strehonte deri ne ate kohe ministrine e Financave. Ishte gjithashtu ne ate periudhe qe u ndertuan edhe piramidat e Luvrit (aq shume te kundershtuara nga parizianet ne ate kohe)
KESHILLA (Mbani mend) :
- C’do fillim muaji , e diela e pare eshte FALAS !
- Nese deshironi te vizitoni muzeun mos u vishni me taka te larta , apo kepuce qe ju vrasin kembet !
Ne ato dhjetra kilometra ekspozim, dhe mijera e mijera vepra arti … qe eshte krejtesisht e pamundur ta vizitosh brenda dites, nuk ka nevoje te « thyeni rekordet » e ecjes sportive neper korridore. Kerkoni tek sporteli (ne pergjithesisht jane te ekspozuara mbi sportel ne disa gjuhe te ndryshme) nje guide te muzeut. Eshte FALAS dhe ju jep nje permbledhje te veprave me kryesore sikunder edhe detaje teper te rendesishme te tilla si : çfare korridori, çfare niveli (kati), ne çfare krahu … shkurt te gjithe informacionin e nevojshem ne menyre mese te detajuar dhe praktike !
- Parashikoni gjithmone nje gjysem dite per viziten. Sido qe te jete nuk « shpetoni » dot pa tre-kater ore minimumi.
- Merrni nje shishe uji me vete, eshte e lejueshme dhe … e nevojshme
- KUJDES ! Mos u afroni me shume se ç’duhet, apo mos prekni pikturat apo objektet e afishuara ! Sistemi i alarmit funksionon realisht dhe dritat nuk ikin asnjehere… nese nuk deshironi tju terheqin veshin apo akoma me keq te humbisni nje gjysem dite duke u shpjeguar me rojet e muzeut !
- Mund te fotografoni … por ne menyre absolute eshte i ndaluar BLICI apo « Flashi » (sikunder i thone ketu)
Mund te vidhni nje fotografi te Monaizes … por mundohuni sa me shpejt dhe po pati mundesi ne menyre te fshehte. Ajo pikture dhe nja dy te tjera jane te mbrojtura dhe eshte e ndaluar ti fotografosh.
- LUVRI nuk ka vetem nje hyrje, ndonese me e njohura eshte hyrja tek « Piramidat » ka me dhjetra hyrje ne muze te cilat jo vetem ju evitojne te mos mbani rradhat e gjata, por ju ben te fitoni shume kohe. (ne kete shkrim do te gjeni nje karte me hyrjet per ne muze te shenuara me shigjeta te kuqe)
TARIFAT
9 euros – Bilete e vlefshme per nje dite per te gjithe muzeun, perveç Hollit Napoléon (ku ndodhet dhe kurora e fronit te Frances) dhe muzeut Eugène-Delacroix.
Nese biletat priten « DUO » ose « Famille » çmimi per bilete eshte 8,5 euros
Cmimi e biletes per femijet eshte 4,5 euros

6 euros -
te marten dhe te premten ndermjet 18 h deri ne 21 h 45

lundi 17 décembre 2007

Vizite turistike ne Paris

Te vizitosh Parisin natyrisht mbetet gjithnje nje kenaqesi, por si ? Ne ç’menyre ? Si mundet te orjentohemi ? Kush jane objektet me domethenese, lagjet me turistike ? Cfare inteneraresh (guidash) duhen ndjekur per te vizituar sa me shume, duke kursyer kohen, enrgjite dhe mbi te gjitha … parate ?

Ndoshta nuk eshte e lehte ti pergjigjem te gjithave ne menyre te detajuar apo te hollesishme por do te perpiqem ti marr me rradhe duke sjelle per te interesuarit nje ide me te plote, apo per te dhene detaje dhe informacione sa me praktike, sa me te thjeshta dhe te vlefshme!

Para se gjithash do te ishte mire te beja nje sugjerim mbi dy tre gjera qe me kane bere gjithnje pershtypje dhe qe gjithnje me bejne te qesh !

Te besh turizem me taka te larta… eshte njesoj si te qerosh orizin me doreza boksi.

Nuk eshte fakti qe te lyhesh me nje pellembe tualet, dhe me veshje estravagante dhe qe pengojne levizjen, ajo qe ben qe te tjeret te kuptojne se jini turist ; kjo do ti ngjante me shume asaj historise se atij fshatarit qe doli ne fotografi me gomarin dhe nuk harroji te shenonte : « Une jam ne te majte dhe gomari ne te djathte !»

Asnje qytet ne bote (perveç Vores ; e theksoj V O R E S ) nuk vizitohet me « autobuz turistik » kjo do ti ngjante atyre qe quajne ta kene vizituar nje qytet qe kane kaluar ne tranzit dhe qe asnjehere nuk kane dale nga aeroporti … mos u habisni se te tille kam njohur ! Edhe Ju kini njohur te tille ? Normale !

Per keto kategori do tu keshilloja qe menyra me e mire dhe me pak e kushtueshme do te ishte te blinin nje liber turistik mbi vendin qe mendojne te shkojne se sa te marin mundimin ta shikojne ate nga dritarja … e avjonit !

E pra besoj se u kuptuam per nje turizem ne plote kuptimin e fjales duhen veshje te rehateshme dhe … ku ka me mire se sa nje pale atlete mese te rehateshme apo kepuce te sheshta !

Nje shishe uji me vete ne çanten e shpines, nje plan te RATP - Régie Autonome des Transports Parisiens ( qe permbledh te gjithe transportet : tren, autobus, metro ! Ky plan gjindet ne te gjithe biletarite e metrove dhe eshte falas ) Nje kopje te ketij plani e kam vene ne dispozicion edhe ketu me poshte ne blog ( Mjafton ta printoni)

METRO -ja

Eshtemenyra me e thjeshte dhe me shpejte per te levizur ne qytet, por gjithashtu edhe me ekonomikja. Metrote parizienenumerojne afersisht 300 stacione dhe te gjithe stacionet jane te indikuara nga nje germe e madhe « M » ne ngjyre te verdhe. Perbehet nga 14 linja normale dhe dy linja plotesuese , ate: 3 bis dhe 7 bis.

Te gjithe linjat perveç numrit dallohen edhe nga ngjyrat. Korrespondencat (shkembimet) ndermjet linjave ju lejojne te kompozoni trajektoren qe do te ndiqni.

Per te llogaritur kohen e levizjes , merrni nje mesatare 2 minuta per stacion dhe shtojini 5 minuta nese kini nje korrespondece.

Sensi i linjes eshte i shenuar me emrin e stacionit te fundit te te dy drejtimeve (psh Balard/Créteil , linja 8, tregon stacionin e fundit Balard dhe ne sens te kundert stacionin e fundit Créteil)

Te gjithe stacionet dhe korespondencat jane te afishuara mbi tabela blu me te bardhe , brenda stacioneve dhe neper korridore. Per te qene te sigurt qe po zbrisni ne stacionin e duhur verifikoni qe stacioni ku do te shkoni gjindet ne listen e stacioneve te paraqitura ne tabele.

Marrim nje shembull, imagjinojme qe do te donim te shkonim nga “Harku I Tiumfit” ne sheshin “Saint Michel” . Dy mundesi :

- Marrim linjen 1 ne drejtim te « Château de Vincent » ; Zbresim ne stacionin « Chatelet » dhe marim linjen 4 ne drejtim te « Porte d’Orleans » dhe zberim ne stacionin « Saint Michel ».

Kohezgjatja e ketij intenerari eshte afersisht 25 minuta (10stacione + korrespondence)

- Marrim RER A (tren elektrik rajonal) ne drejtim te « Marne-la-Vallée » ose « Boissy-Saint-Leger » ; Zbresim ne stacionin « Chatelet » dhe marim linjen 4 ne drejtim te « Porte d’Orleans » dhe zberim ne stacionin « Saint Michel ».

Kohezgjatja e ketij intenerari eshte afersisht 15 minuta (dy stacione me RER x3 min + korrespondence 5min + dy stacione linje 4 x 2 min )

Kujdes !!! Nje trajektore permbledh te gjithe levizjen tuaj me gjithe korrespondencat, nga nje pike ne nje tjeter dhe eshte gjithnje ne çmimin e nje bilete te vetme, per sa kohe qe nuk kini dale nga metroja.

Kujdes !!! Kur merrni nje korespondence RER + metro (ose anasjelltas) ndermjet te dyjave ka gjithnje : dalje nga stacioni RER per tu futur ne ate te metrose. NUk ka nevoje per nje bilete te dyte ! Ju mund te kaloni me te njejten bilete dhe kjo eshte plotesisht legale !

* Keshille « per ta konsumuar ne menyre te moderuar » : nese pasi kini dale nga Metroja psh « Saint Michel » per te vizituar sheshin me te njejten emer « Saint Michel » dhe kohe qendrimi aty nuk eshte me shume se 10-15 minuta dhe do te deshironit te shkonit tek Kulla Eiffel , ju mund te merrni RER C qe ndodhet ne te njejtin shesh dhe qe ndalon prane Kulles Eifel, provoni … te perdorni te njejten bilete qe perdoret per te ardhur deri tek sheshi (« Saint Michel »)

Kujdes !!! Rruani bileten pergjate te gjithe udhetimit deri sa te dilni plotesisht nga metroja. Dhe nese ju kapin pa Bilete mos kujtoni se duke u nxehur apo duke bertitur do te habisni apo do te impresiononi kontrolloret … qe ne keto raste nuk ngurrojne aspak te ta dyfishojne apo trefishojne gjoben !

Metroja funksionon funksionon ç’do dite, perfshi edhe ditet e diela dhe ditet e festave afersisht nga ora 6 deri ne 0h30 (te nates).Te premteve dhe te shtunave metrote punojne der ne oren 1h30 te nates !

Cmimet :

1 bilete kushton 1,5 euro, nese blehet nje e vetme. Ne bllok prej 10 biletash , çmimi eshte 11,10 euro (pra 1,10 € bileta)

Biletat jane te vlefshme afersisht 2 ore qe nga momenti i validitetit per te gjithe rrjetin.

Per ata qe deshirojne dhe qe per mendimin tim eshte shume me interesante dhe shume avantazhuese eshte « Bileta ditore ». Cmimi i kesaj bilete eshte 5,6 € per te gjithe diten dhe eshte e vlefshme per te gjithe rrjetin e metrove, RER dhe autobuseve.

Vlen te theksoj se te gjithe çmimet e paraqitura ketu i pergjigjen zones 1dhe 2, qe perfshin Parisin dhe nje unaze te ngushte rrethinash te aferta. Zonat e rrjetit shkojne nga 1 ne 6 , ku natyrisht edhe çmimet shkojne ne menyre proresive me zonat.

P.sh. nje bilete transporti nga Parisi per ne aeroportin Charles De Gaulle (zone 6), kushton 8,60 € !

AUTOBUSI

Mos hezitoni te merni autobuzet per te kryer trajektoren tuaj ! Eshte menyra me e mire per te njohur qytetin . Linjat jane te shumta dhe nje pjese e mire kalojne mes qendres, apo pergjate Senes, duke kaluar ne mes te lagjeve historike …

Rrjeti i 59 linjave te autobuseve (numra te caktuara sipas zonave dhe jo sipas rendit llogjik), mbulon dhe ploteson ne menyre perfekte ate te metrose. Krijimi i korridoreve te posaçme per autobuzet ka shkurtuar ne menyre te ndjeshme trajektoret. Per te llogaritur me perafersi trajektoren tuaj , duhet te numeroni afersisht 5minuta per stacioin …ndonjehere edhe me teper, varet nga trafiku !

Autobuzet qarkullojne duke nisur nga ora 7 deri ne oren 20h30- 22h00, afersisht. Pothuajse me shume se gjysma e linjave funksionojne edhe te dielave dhe diteve te festave.

C’do autobus, ka nje numer te dukshem dhe ne brendesi te tij (apo te afishuara neper stacione) kini te afishuar destinacionet dhe te gjithe stacionet e linjes. Ndiqini me vemendje dhe keshtu nuk do te ngaterroheni.

Nese jini ne stacion dhe shikoni autobuzin te afrohet, mos hezitoni te ngrini doren lart (si dikur ne shkolle) keshtu shoferi kupton qe ka pasagjere per te marre dhe ndalon.

Hypja ne autobus eshte ne deren e pare (ate qe eshte paralel me shoferin) dhe zbritet ne dyert e mesit dhe te prapmet. Mos haroni te kompostoni bileten ne bornat qe jane perashikuar per kete gje.

Per te zbritur nga autobusi mos harroni te shtypni butonin e kuq qe ndodhen pothuajse ne te gjithe bordin te shperndara dhe qe indikojne shoferit se ka pasagjere per te zbritur ne stacionin qe po afron.

Ulerimat « Ej shoferooo ! »… « O lali hape porten !»… « Ndaloje katunaro ku po shkon ! » pergjithesisht nuk pijne shume uje. Tregohuni te sjellshem dhe mos harroni mbi te gjitha fjalet magjike « Te lutem » dhe « Faleminderit » (« s'il vous plez ! » dhe « Meci ! ») qe ne total te nje jave qendrimi ne France duhet te paraqesi totalin e 7vjeteve te perdorimit te ketyre dy fjaleve ne Shqiperi

AUTOBUSET E NATES

Le Noctilien (Autobuset e nates) – Jane linjat e autobuseve qe funksionojne gjate gjithe nates, deri ne mengjes, ore ku fillojne te qarkullojne normalisht te gjithe linjat dhe mjetet e rrjetit te te transportit te Parisit.

« le Noctilien » futet ne sherbim ndermjet ores 0h30 deri ne 5h30 te mengjesit. Perbehet nga 42 linja dhe numrat e linjave sikunder edhe trajektoret jane te shenuara dhe te afishuara neper stacione dhe ne brendesi te autobuseve. (Mos hezitoni ne asnje moment te pyesni shoferin per drejtimin, apo nese ky apo ai autobus kalon ne zonen qe do te deshironit te zbrisnit)

Oraret e kalimit dhe te intervalit varjojne ndermjet 15 dhe 30 minuta. Avantazh eshte fakti qe çmimi i biletes qendron gjithnje i pandryshuar (1,5€ apo 1,2€) sikunder edhe kohe zgjatja e udhetimit.

Ne ate ore te gjithe korridoret e autobuseve jane bosh … dhe tek e fundit mos harroni qe edhe taksija kelon apo shfrytezon gjithnje rruget e autobuseve !

« E po taksija, eshte me mire !... » do te thote dikush !

Vertete qe ashtu eshte, nuk “jam kondra” as une por ju siguroj qe « le Noctilien » perballe autobuzave te « Bashkise se Tiranes » ngjajne si Autobuze Turistik me kater yje, por … nejse ! C’do kujt i perket, vendimi dhe veprimi !

E mbi te gjitha mos harroni qe qellimi i kesaj teme ishte :

Cfare inteneraresh (guidash) duhen ndjekur per te vizituar sa me shume, duke kursyer kohen, enrgjite dhe mbi te gjitha … parate ?

lundi 3 décembre 2007

Per te gjithe kureshtaret

Per te gjithe kureshtaret ose dashamiresit e e faqes sime, te interesuar pas ilustrimit te artit dhe jetes shqiptare. E quaj vertete te paimagjinueshme te hysh ne muzeun me te madh te botes ate te Luvrit dhe te mos shohesh ate qe eshte ekspozuar per vendin tend; Per me teper disa nga veprat jane te ekspozuara prapa shpines se te famshmes "La Gioconda" ? disa hapa ose disa minuta me tutje.
Jemi gati te shohim artin afrikan, ate greko-romak, egjiptin e lashte dhe injorojme gati ne indiference qe ka edhe vepra qe flasin per ne, ka vepra qe trajtojne aspekte te jetes apo paraqitjes shqipetare.
Asnjehere nuk kam degjuar dike te thote qe ka pare ne muze kete apo ate veper shqipetare, apo qe flet per shqiperine. Ndaj perpara se te lodhemi kafeve me shqiptarizma te rreme dhe endrra ne diell , le te njohim sa te mundemi me fakte ate qe dime, ate qe te tjerat na njohin dhe ate qe eshte e verteta.
Grate Suliote Pikture e Ary Schaffer. H. : 2,61 m. ; L. : 3,59 m.

Duke pare burat e tyre te vrare nga trupat e Ali Pashajit te Janines , ato marrin vendimin te hidhen nga shkembi.
Kjo pikture eshte futur ne muzeun e Luvrit ne 1828.

Per ata qe kane kuriozitet ta vizitojne , sot kjo pikture ndodhet ne muze ne katin e pare te galerise Denon , Mollien, salla 77.
( per te gjithe kureshtaret ose dashamiresit e e faqes sime, te interesuar pas ilustrimit te artit dhe jetes shqiptare. E quaj vertete te paimagjinueshme te hysh ne muzeun me te madh te botes dhe te mos shohesh ate qe eshte ekspozuar per vendin tend; Per me teper kjo veper eshte e ekspozuar prapa shpines se te famshmes "La Gioconda" )

Portret shqiptari dhe greku- grafike e Dominique Papety Kjo grafike eshte realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i "shkolles franceze" (dimensionet H. 00,140 m ; L. 00,289 m)
... ""Dy poretrete ne profil" ... Shoqeruesi im shqipetar , i quajtur Dimitri dhe (ne te majte) dhe kaluesi i "varkaxhiu" Anastase (ne te djathte ).. do te shkruante autori ne nje leter drejtuar prinderve te tij ne 6 maji 1847.

Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit - Departamenti i Arteve Grafke

Grua dhe ushtar Shqipetar - DELACROIX Eugène Realizuar ne 1927 nga Eugène Delacroix (me dimensionet :H. 00,180 m ; L. 00,170 m) kjo pikture gjindet e ekspozuar ne Muzeun e Luvrit



CASSAS Louis-François permasat H. 00,575 m ; L. 00,415 m

I gjendur ne rastesisht ne 1918 ndodhet i ekspozuar ne Muzeun e Luvrit

samedi 1 décembre 2007

Tirana !

Tirana ...
Abstrakte, konkrete, e afert, e larget, reale, absurde ... Tirana !

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.