referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: Keshtjella e Versajes (Château de Versailles)

dimanche 13 janvier 2008

Keshtjella e Versajes (Château de Versailles)


Kur permendim Versajen dhe Kopshtet e saj, kemi parasysh nje nder monumentet me te shkelqyera te trashegimise boterore dhe ne te njejten kohe deshmine me te plote dhe me te bukur te artit francez ne shekullin e XVII-te.

Nga nje ish « shtepi gjuetije » i Luigjit XIII (Louis XIII) i gjithe procesi i transformimit dhe ndertimit te ketij pallati eshte atribut i Luigjit te XIV (Louis XIV) te njohur ndryshe me pseudonimin Mbreti i Diellit (Le Roi Soleil)

1661-ishi, vit i vdekjes se Kardinalit Mazarin dhe i hypjes ne fron te Luigjit te XIV, shenon dhe fillimin e punimeve.

Jo shume afer Parisit, gjithmone i gatshem per kryengritje, por jo shume larg tij, Versaja, ofronte nje vend ideal per te ndertuar nje pallat mbreteror. Natyrisht ndertimi i pallatit, u shoqerua edhe me ndertime te tjera perreth, te tilla per sherbetoret, oficeret, keshilltaret, ministrat e mbretit.

Tre shekuj prej ndertimit te Versajes, dhe deri me sot duhet te theksojme se e zona pyjore perreth dhe hapsirat e gjetise jane zvogeluar ne menyre te konsiderueshme.

Sot e gjithe zona e pallatit permbledh : 800 hektare, 20 km rruge, 200 000 peme (gati dy here me shume lule dhe bime qe mbillen ç’do vit), 35 km kanalizime, 2153 dritare, 700 dhoma, 11 hektare çati (tjegulle, çati plumbi, etj) ...

Qe prej oborit mbreteror mund te vizitohet keshtjella, qe propozon disa lloje guidash. Mund te kaperceni lirisht duke shijuar bukurine e kopshtit te Versajes, te mbushur me hapesira te ndryshme dhe me shatervane. Per ata qe kane akoma kohe dhe fuqi ... mund te vizitojne Trianonin e Madh (le Grand Trianon) qe per nje fare kohe u be edhe venbanim i Napoleon Bonapartit, dhe se fundi Le Domaine de Marie Antoinette (Mari Antuanete) i quajtur ndryshe dhe Trianoni i Vogel.

KESHILLA

Per ata qe deshirojne te vizitojne Keshjellen e Versajes, mendoj se vlen per te theksuar qe duhet te parashikoni nje dite te tere. Vizitat qe propozohen ne muze, me apo pa guide (dhe jo ne gjuhen shqipe) te shkurtra apo te gjata, lejojne te krijojne sipas kerkesave dhe deshirave te secilit, nje ide te keshtjelles.

Ne hyrje gjinden te afishuara te gjithe planet e Versajes te detajuara dhe ne te gjitha gjuhet (nje pjese e ketij plani eshte edhe ne kete teme) . Mos hezitoni te informoheni ne ç'do moment apo sezon. Psh ne pranvere dhe deri ne vjeshte eshte nje lloji spektakli dy apo tre here ne dite, ku hapen te gjithe shatervanet per ti vizituar, apo eshte nje tjeter ne darke me fishekzjare te shoqeruara me muzike... sikunder mund te qelloje qe per arsye ngrice apo debore, kopshti i Versajes te jete i mbyllur !

Cmimet varjojne sipas xhepit, nga 7 € (per te vizituar esencialen e pallatit) apo 12 € (diçka me te zgjeruar) e deri ne 30-40 € qe eshte nje vizite e plote qe perfshin Operan e Versajes, Kishen e pallatit, dhomat plotesisht private , apo dhomat e fshehta te mbretit ... !

video

4 commentaires:

dritan a dit…

Pergezime autorit te ketij blogu!
Se pari me duket shume interesant dhe se dyti i mbushur me shume informacione te vlefshme dhe praktike.
Me pelqyen shume videot per Versajen dhe per ate kopshtin dhe besoj se ne rastin me te pare qe te me jepet do perpiqem ti vizitoj . A mundet te me thoni se si skohet ne Versaje dhe a eshte larg nga Parisi? Meqenese sipas asaj qe shkruani me duket se nuk eshte edhe aq afer . Faleminderit

AKRO a dit…

Faleminderit per vlersimin Dritan. Me behet qejfi pikesepari qe ajo qe shkruaj te duket interesant. Per te shkuar ne Versaje nga Parisi nuk eshte larg, por nuk eshte edhe aq afer gjithsesi. Shkohet me RER C (tren rajonal) dhe eshte afersisht 45 minuta - 1 ore larg Parisit.
Psh nese merr RER-in ne stacionin Saint-Michel(ne afersi te Katedrales se Notre Dame) ne drejtim Versailles-Rive Gauche trajektorja zgjat 45min.
Vetem kujdes ne marrjen e trenit, verifiko mire drejtimin,e njejta linje ka tre drejtime te ndryshme. Pergjithesisht emrat kane emre te tille si VIC apo NORA etj. Nese ke dyshime per drejtimin, mos hezito te pyesesh punonjesit se cilin drejtim duhet te marresh. Gjithsesi nuk eshte keq te konsultosh edhe afishimet elekronike ne stacion!
Te uroj qe gjerat te te vene ashtu sikunder deshiron... dhe nese do te te duhej ndonje informacion suplementar mos hezito.

xixa a dit…

Merci pour les textes (et les photos). Ca donne l'envie à faire un saut à Paris.. et revoir de nouveau Versailles.
Përshëndetje nga Tuluza.
Georges.

AKRO a dit…

Merci Xixa, pour ton commentaire !
Eshte e vertete por ndonese e kam vizituar disa here , kam gjithmone deshiren, per t'a rishikuar!
Versaja ... vendi qe sherbeu si frymezim i dhjetrave oborresh mbreterore te botes ...Versaja sharmi dhe deshmija e nje finese kulturore !

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.