referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: Opéra Garnier

dimanche 16 mars 2008

Opéra Garnier


Ky pallat mermeri dhe ari, pothuajse gjithandej i dekoruar me piktura dhe skulptura, paraqet ne te njejten kohe nje teater dhe nje muze! Brenda nje salle e mrekullueshme, perzierie ngjyrash te kuqe dhe te arta, me nje tavan te pikturuar prej piktorit Mark Shagal ne 1964, evokon, nder te tjerash, kryeveprat e artit lirikdhe koreografik. Salle ka formen e nje patkoi kali (a la italiane) dhe numeron 1900 vende per publikun te gjitha ne velur te kuq.

Ne kete ndertese ndodhet edhe “Biblioteka-muze” (Biblioteka Kombatre e Frances) qe ka nen kujdesje koleksione teper te pasura dhe deshmi historike qe ngjitet deri ne krijimin e Akademise Mbreterore te Muzikes nga Luigji i X IV ne 1669.

Kjo ndertese filloji te ndertohej nga Napoleoni III ne kuadrin e punimeve te rinovimit te kryeqytetit nen urdherat e Baronit Haussmann. Opera u ndertua nga arkitekti Charles Garnier (Sharl Garnie) , nje arkitekt i ri, 35 vjeçar dhe i pa njojtur deri ne ate periudhe, por qe do te ishte pikerisht projekti i tij qe do te dilte fitues ne konkursin e organizuar per kete qellim.

Punimet zgjaten 15 vjet dhe kjo ndertese do te inagurohej ne 15 janar te 1875.

Opera ne shifra

Siperfaqe : 11237 m2

Gjatesia : 173 m

Gjeresi 125 m

Salla : 18 m lertasi, 54 gjatesi, 13 gjeresi

Pesha e abazhureve : 8 tone

Skena : 60m lartesi (nga te cilat 15 m lartesia e gojes skenike dhe 45 m kramastaret), 27 m thellesi, 48 m gjeresiper 16 m te gojes skenike (boca scena)

KESHILLA

Shkalla dhe holli i hyrjes, salla e spaktaklit nga larg dhe nje hapesire te ngushte , vizitohen pa paguar.

Per vizitoret qe duan te shohin me teper bileta kushton 8 € ( 4 € tarife e reduktuar)

Oraret jen : çdo dite nga 10h00 deri ne 16h30

Gjithsesi, per ata qe jane edhe amatore te artit do te keshilloja per te njejtin çmim pra 8 € te shikojne nje shfaqie ne salle ... me duket shume interesante sesa te lepiesh mureve te nderteses me nje kaske aodioguide ... Disa ore parpara shfaqies per vendet e kategorise se trete (qe nuk kane shikim te mire mbi skene) shiten me çmime te ulura ! Keshtu per te njejtin çmim kini te drejte per te njejtat avantazhe vizite + nje spektakel. Ndoshta per nje balet eshte pak me e veshtire per ta ndjekur kur nuk harrin te shohesh gjysmen e skenes por nje opera ju siguroj qe nuk krijon asnje problem!

2 commentaires:

Anonyme a dit…

Interesant ky siti ! Bravo lali qe tka shku menia te kto temat
Po ti i ke pa kto venet qe ke shkrujt?

AKRO a dit…

Faleminderit "Lali" ! Ndonese me beri te qesh pyetja qe me ben (me fal nuk e kam me nenkuptim).
Po i kam vizituar dhe bile edhe shume shume te tjera; dhe te siguroj qe megjithate mbeten akoma edhe me shume per te vizituar!
Te gjitha keto objekte, muzera apo parqe qe kam pershkruar mund te vizitohen per nje maksimum nje jave. Kohe e mjaftueshme per nje turist qe te krijoje nje ide mbi Parisin dhe Monumentet e tij kulturore dhe historike.

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.