Pa dyshim njeri nga bulevardet me te bukura ne bote dhe kjo jo sepse jane francezet qe e thone por vete bulevardi arene e historise, demostrim i imagjinates dhe raelitetit … Les Champs-Élysées, ne antikitetin grek termi i perket parajses, ne te cilen te dergoheshin shpirterat pas gjykimit … Ne origjinen kane qene terrene moçalore dhe te pabanuara. Do te ishte « Mbreti i Diellit » Luigji i IV, ai qe do te ngarkonte peisazhistin Andre Le Notre (peisazhistin e kopshteve te Versajes, kopshtit te Tuileri-ve dhe teper i njojtur ne ate kohe) qe do te merrej me rregullimin e ketij terreni, dhe kjo qe nga sheshi i Concorde (Konkorde) dhe deri ne vendin ku sot ndodhet Harku i Triumfit. U quajt « Koridori i Madh », ose « avenuja e Pallatit te Tuileri-ve » derisa u vendos te quhej « Les Champs-Élysées » ne menyre definive ne 1789.
Imagjinoni qe relievi ishte teper i ndryshem dhe per me teper nje koder me nje te perpjete te forte finalizonte bulevardin. Punimet e mevoneshme te nivelimit, i dhane ketij bulevardi pamjen e sotme me nje kend gati 3°.
Bulevardi eshte i ngarkuar me shume histori dhe monumente qe nese do te shkruaja per te gjitha do te duhej nje blog me vete por le te marr me kryesoret aq sa per te krijuar nje ide dhe aq sa do te mund te shuante kuriozitetin e admiruesve te ketij blogu.
Duke filluar me sheshin e Concorde (Konkorde) ish sheshi i vjeter i Luigjit te XV, ne qender ndodhet Obelisku i Luksorit ne Tebe, obelisk i bere ne nder te faraonit Ramses II. I lashte prej 33 shekujsh, Obelisku iu dhurua frances nga Mehmet Ali, u soll nga Egjipti ne 1836. Ne realitet Mehmet Ali i dhuroji Frances te dy obelisket e Luksorit, por pas odisese per te sjelle nga Egjipti ne France obeliskun e pare 227 tone me nje gjatesi 22.86 metra. Pergjate revolucioneve, gojitina preu me shume se 1300 koka e nder te tjera edhe ato te Luigjit te XVI, Mari –Antuanetes, Dantonit, Robespierit …
Duke u ngjitur me siper, ne te maje (duke patur ne kurriz Obeliskun) ndodhen Pallati i Madh dhe Pallati i Vogel, te ndertuara per Ekspoziten Universale te 1990. Sot parfaqesojne i pari nje qender ekspozimesh teper interesante dhe i dyti “Muzeun e Arteve te Bukura te Parisit” Ne te djathte ndodhet pallati i Elysée - Presidenca Franceze.
Akoma me siper, bulevardi ofron me qindra dyqane te markave te njohura dhe prestigjoze Lancel, Lacoste, Hugo Boss, Louis Vuitton, Nike, Omega, Cartier, Guerlain, Walt Disney, Mercedes, Peugeot, ….Duke u finalizuar me Harkun e Triumfit (l’Arc de triomphe) i iniciuar nga Napoleon Bonaparti I ne 1806 (afersisht 50 m i larte, 45 m i gjate dhe 22 m i gjere). Ne qender te Harkut ndodhet edhe « Varri i Ushtarit te Panjohur » . Larte ndodhet nje pamje panoremike mbi Parisin.
.
mercredi 17 juin 2009
Inscription à :
Publier les commentaires (Atom)
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire