referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro

dimanche 16 mars 2008

Opéra Garnier


Ky pallat mermeri dhe ari, pothuajse gjithandej i dekoruar me piktura dhe skulptura, paraqet ne te njejten kohe nje teater dhe nje muze! Brenda nje salle e mrekullueshme, perzierie ngjyrash te kuqe dhe te arta, me nje tavan te pikturuar prej piktorit Mark Shagal ne 1964, evokon, nder te tjerash, kryeveprat e artit lirikdhe koreografik. Salle ka formen e nje patkoi kali (a la italiane) dhe numeron 1900 vende per publikun te gjitha ne velur te kuq.

Ne kete ndertese ndodhet edhe “Biblioteka-muze” (Biblioteka Kombatre e Frances) qe ka nen kujdesje koleksione teper te pasura dhe deshmi historike qe ngjitet deri ne krijimin e Akademise Mbreterore te Muzikes nga Luigji i X IV ne 1669.

Kjo ndertese filloji te ndertohej nga Napoleoni III ne kuadrin e punimeve te rinovimit te kryeqytetit nen urdherat e Baronit Haussmann. Opera u ndertua nga arkitekti Charles Garnier (Sharl Garnie) , nje arkitekt i ri, 35 vjeçar dhe i pa njojtur deri ne ate periudhe, por qe do te ishte pikerisht projekti i tij qe do te dilte fitues ne konkursin e organizuar per kete qellim.

Punimet zgjaten 15 vjet dhe kjo ndertese do te inagurohej ne 15 janar te 1875.

Opera ne shifra

Siperfaqe : 11237 m2

Gjatesia : 173 m

Gjeresi 125 m

Salla : 18 m lertasi, 54 gjatesi, 13 gjeresi

Pesha e abazhureve : 8 tone

Skena : 60m lartesi (nga te cilat 15 m lartesia e gojes skenike dhe 45 m kramastaret), 27 m thellesi, 48 m gjeresiper 16 m te gojes skenike (boca scena)

KESHILLA

Shkalla dhe holli i hyrjes, salla e spaktaklit nga larg dhe nje hapesire te ngushte , vizitohen pa paguar.

Per vizitoret qe duan te shohin me teper bileta kushton 8 € ( 4 € tarife e reduktuar)

Oraret jen : çdo dite nga 10h00 deri ne 16h30

Gjithsesi, per ata qe jane edhe amatore te artit do te keshilloja per te njejtin çmim pra 8 € te shikojne nje shfaqie ne salle ... me duket shume interesante sesa te lepiesh mureve te nderteses me nje kaske aodioguide ... Disa ore parpara shfaqies per vendet e kategorise se trete (qe nuk kane shikim te mire mbi skene) shiten me çmime te ulura ! Keshtu per te njejtin çmim kini te drejte per te njejtat avantazhe vizite + nje spektakel. Ndoshta per nje balet eshte pak me e veshtire per ta ndjekur kur nuk harrin te shohesh gjysmen e skenes por nje opera ju siguroj qe nuk krijon asnje problem!

mercredi 12 mars 2008

Qyteti i Shkences dhe Industrise

Qyteti i Shkences dhe Industrise, nje qender gjigande eksposimesh dhe kuriozitetesh, e pershtatur dhe aksesibel per te gjithe moshat. E ndodhur ne Parkun e « Villette », kjo qender ofron per vizituesit edhe ate qe qytet e medhaja kane me pakice … gjelberimin ! Hapesiren e gjelbert qe rrethon kete « Qyteze » se bashku me nje pike pikniku dhe kjo dy hapa nga Parisi!
Qyteti i Shkences dhe i industrise eshte inaguruar ne mars 1986 dhe perbehet nga:

- Akuariumi , ne nivelin -2 (falas)

- Qendra e Kongreseve, ne nivelin -1. Kjo qender pret me dhjetra ekspozime, konferenca, panaire, Kongrese, Workshop-e, konferenca shtypi, seminare, etj.

- Qyteti i femijeve, ne nivelin 0(zero). Kjo “qyteze” ndahet ne
dy grupmosha 2-7 vjeç dhe 5-12 vjeç. Femijet duhet te jene te shoqeruar te pakten nga njeri nga prinderit. Pergjate nje ore e gjysem, femijet asistojne ne animacione dhe eksperienca te ndryshme. Duke gershetuar njohjen me punen praktike qe jo vetem qe shton interesin e femijeve por edhe e ben ate teper terheqes. Seanca kushton ndermjet 3 dhe 6 €

- Kinemaja Louis-Lumiere (Lui Lymier), ne nivelin 0 (zero). Ne kete kinema jepen filma ne reliev 3D (tre dimensional), qe shikohen me syze te polarizuara. Ka dy salla dhe nuk lejohen femijet nen tre vjeç.

- Cinax – Nje salle kinemaje qe leviz ! Filmi qe jepet eshte ne sinkronizim perfekt me imazhin. Kjo kinema ndodhet ne krahun perendimor , jashte nderteses kryesore. Hyrja kushton 4.8 € dhe eshte e ndaluar per femijet nen 4 vjeç, grate shtatezena dhe te semuret me zemer.

- Nendetesja Argonaute. Po, nje nendetese e vertete, krenaria e Flotes Detare e viteve 50-te. Ne 1989 kjo nendetese, pasi ka pershkruar disa dhjetra udhetime rreth e qark globit, ben nje lundrim te fundit ne kanalin e Ourcq (Urk), duke pushuar me se fundi ne krah te Géodes, per kenaqesine e vizitoreve dhe kureshtareve. Vizita kushton 3 € dhe eshte e ndaluar per femijet nen tre vjeçe dhe per njerezit qe kane nje handikap motor (qe nuk ecin dot). Nendetesja ndodhet ne krahun jugor te nderteses.

- La Géode (Zheode). Pa dyshim edhe protagonistja e Qytetit te shkences dhe industrise! Géode strehon sallen e kinemase numer 1 ne France duke u mbeshtetur ne frekuentimin. Kjo salle eshte ekskluzivishtper projektimin e filmave « Me format te madh » ne ekranin e saj gjigand ne forme te gjysem sfere prej 1 000 m2. Nga jashte Géode eshte nje sfere perfekte. Tarifat per seance jane 10,50 € (ose 15€ per dy seanca)

dimanche 9 mars 2008

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires i Bourget (Burzhe) eshte pa dyshim muzeu me i vjeter aerounautik ne bote, njekohesisht nje nder me te adaptuarit per cilesine e koleksioneve perkushtuar aerostacionit, avjoneve dhe kozmosit; nje nder me te medhenjete per hapesiren qe i eshte perkushtuar ekspozimeve, rezerves dhe restaurimit. Ky muze eshte krijuar ne 1921 fillimisht ne Chalais-Meudon dhe disa vite me vone transferohet aty ku eshte edhe sot, ne Bourget!

Sot 19 595 objektet e ekspozuara dhe te dekumentuara perbejne nje deshmi te plote te “aventures qiellore” dhe te endres se pushtimit te dimensionit qiellor. Objektet teknike dhe maketet lejojne te vleresohen hapat gjigande qe ndajne hapat e para te aviacionit, qe prej projekteve te Leonardo Da Vinçit deri tek zhvillimet e fundit te tekikave spaciale (hepesires).

Koleksionet e ekspozuara jane te ndara ne disa epoka qe kane shenuar edhe ndryshime ne endren njerezore te fluturimit dhe me pas ne aeronautike. Ndarjet kohore jane te grupuara dhe te ekpozuara ne pavione sipas grupeve : 1500-1900, 1900-1914, 1914-1918, 1919-1939, 1939-1945, Prototipet, Aviacioni Francez, Kozmosi.

Te ekspozuara ne piste jane nje sasi e konsiderueshme avjonesh sikunder edhe Boeing 747 , apo Concorde (prototipi origjinal qe fluturoji per heren e pare ne 1969), apo maketin ne permasa reale te anijes spaciale Ariane 1 dhe Ariane 5 ...

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires perbehet nga nje infrastrukture te ndare ne dy zona :

- E para, ne hapesiren e nje aeroporti te vjeter 125 000 m2

- E dyta, prej 130 000 m2, ndodhet ne nje ish baze te vjeter ushtarake te Avjacionit

Qe jep nje siperfaqe totale prej 255 000 m2

KESHILLA

Qe prej janarit deri ne korrik 2008 hyrja ne muze, per koleksionet permanente eshte falas per te gjithe.

Te rinjte nen 18 vjeç duhet te jene te shoqeruar

Asnje kafshe nuk eshte e autorizuar ne brendesi te totalitetit te muzeut, perveç qenve per te verberit (dhe ndonje politikani shqiptar ;) )

Cmimet dhe Oraret:

-Vizita ne koleksionet permanente : FALAS

-Vizita e Boeing 747 + Concorde : 5 € (3 € per nen 18 vjeç)

-Seanca e Planetarium : 5 € (3 € per nen 18 vjeç)

-Audio guida : 5 € (Frengjisht, Anglisht, Gjermanisht)

  • 10h00 – 18h00, nga 1 prill ne 30 shtator
  • 10h00 – 17h00, nga 1 tetor ne 31 mars

mercredi 5 mars 2008

Muzeu i Romantizmit

NJe here e nje kohe ish shtepia e piktorit Ary Scheffer , e ndertuar ne 1830 dhe me nje histori te ngarkuar, strehon sot Muzeun e Romantizmit.

Ky muze, me nje atmosfere harmonike, me koshtin teper sharmant, i ndodhur ne zemer te lagjes Pigalle, i eshte kushtuar gjithashtu edhe evoluimit te universit te Xhoxh Sand, nje nga figurat kryesore te romantizmit. Ne kete pjese ndodhen te ekspozuara portrete, mobilje dhe bizhuteri te shekullit te XVIIIte dhe XIXte qe i perkisnin kesaj shkrimtareje.


Ne te njejtin kat, por ne krahun tjeter te nderteses ndodhet atelieri i Ary Scheffer i cili do te punonte ne te, ndermjet 1830 dhe 1858 dhe ku priste miqte dhe bashkohesit e tij Shopen, List, Lamartine, Turgeniev, Delakrua…


Teper simpatik dhe shume interesante eshte edhe Atelier-sallon, me nje biblioteke te pasuruar prej kater gjeneracionesh : Scheffer, Renan, Psichari et Siohan


Ekspozita te shumta sezonale, evokojne romantizmin bashkohor apo romantizmin e epokave te ndryshme. Nje sallon « Caji » lejon qe te perfitoni nga kopshti, qe prej fillimit te majit dhe deri ne fund te shtatorit



KESHILLA

Hyrja eshte falas per te gjithe kolesionet permanente

Ekspozimet e perkoheshme jane ndermjet 3,3 euro dhe 9 euro. Per femijet nen 10 vjeç eshte falas.

samedi 16 février 2008

Gezuar diten e Pavaresise se Kosoves !

Do te perfitoja ne kete prag historik, te pershendesja dhe te uroja te gjithe bashkepatriotet shqipetare :
GEZUAR PAVARSINE, DARDANI !
Le te jete dita e neserme, dita e fundit e nje kapitulli te dhimbshem shekullor dhe njekohesisht faqia e pare e historise se nje populli te lire dhe te pavarur. Uroj te gjithe ata qe aq shume shpresuan, enderruan, luftuan dhe sakrifikuan ç'do gje per kete dite :
GEZUAR PAVARSINE, DARDANI !

vendredi 25 janvier 2008

Pigalle ( Pigal )

Natyrisht nuk mund te flasim per Parisin pa folur edhe per te famshmin Pigalle, qe ndodhet ne te dy krahet e bulevardit Clichy dhe Rochechouart duke u shtrire ne dy lagje, ate te IX dhe XVIII.

Sheshi ia detyron emrin skulptorit te njohur Jean-Batiste Pigalle.

Nese dikur ishte vendi ku kryqezoheshin pa pushim hajdutet, kriminelet, prostitutat dhe policet sot kjo zone teper turistike ruan akoma ngjyrat dhe dekorin e nje zone te « kuqe », ku jane te perqendruara ne mase me dhjetra kabare, sex-shop, kinema filmash X dhe … ndonje prostitute.

Historija e Pigalit fillon ne 1881, me hapjen e nje kabareje « Le Chat Noir » (Macja e Zeze – perse jo e perkthyer ne shqip : Zogu i Zi). Kjo kabare sikunder edhe shume te tjera eshte akoma ne sherbim.

Ne 1889 , nje tjeter kabare do te instalohej akoma me poshte , e famshmja kabare « Moulin Rouge » (Mulliri i Kuq), nje nder me te njohurat ne te gjithe boten.

Ishte periudha kur me dhjetra kabare te tjera u hapen perreth dhe me dhjetra shtepi publike filluan te afronin shume publik dhe ndermjet tyre edhe krimin. (Ky fenomen nuk eshte i panjohur edhe per shqiperine, prandaj paragjykimet … i leme per nje tjeter teme)

Deri ne 1918 numeroheshin 177 shtepi publike dhe me shume se 2000 prostituta, qe i gjeje ne rruge çdo pese metra.

Do te ishte periudha e pas luftes se dyte boterore, qe e shoqeruar edhe me ligjeslacionin francez, kunder prostitucionit ajo qe do ta shnderronte Pigalle, ne ate qe eshte sot.

KESHILLA

Bukurija e kesaj zone eshte kur vizitohet pasi ka rene mbremja. Eshte e thjeshte te kuptohet qe ngjyrat e vitrinave sikunder edhe nriçimi i rrugeve apo ai i kabareve, behen me evidente kur drita e djellit nuk pengon ! Prandaj do tjua keshilloja qe diten e vizites turistike ta mbyllnit ne darke me nje vizite ne Pigalle dhe me te famshmin “Moulin Rouge”! Ne kete te fundit mund te shikoni edhe ndonje shfaqije ... vetem duhet te rezervoni nje apo dy dite me perpara dhe per me teper biletat nuk jane te lira, por qe per nje spektakel te veçante ju siguroj qe ja vlen. Vetem per spektaklin biletat kushtojne ndermjet 89€ dhe 99€, por per ata qe deshirojne edhe nje tavoline per te ngrene atehere parashikoni nje çmim ndermjet 145€ dhe 175€.

Eshte e ndaluar te fotografosh dhe te filmosh ne brendesi te salles se spektaklit. Te veshur ne menyre teper korrekte ( kostum dhe veshje balloje nuk do te ishte nje ide e keqe) ! Jane absolutisht te ndaluara: veshjet e sportit, pantallonat e shkurtra, kanatjeret, atletet

Dhe nje keshille te fundit...dhe kjo nuk vlen vetem per kete zone turistike !
Per ata qe mendojne se besnikerija eshte me sens unik, mos harroni qe sipas ligjit nuk denohen vetem prostitutat por edhe klientet e tyre.

lundi 21 janvier 2008

Bazilika e Sacre Coeur (Zemres se Shenjte)

Kodra e Montmartre ngrihet 129 metra mbi nivelin e detit.

Emri Montmartre, do te thote "Kodra e Martireve" dhe vjen si rezultat i vendit ku u vendos Saint Denis eveku i pare i Parisit (fundi i shek III). Shume Saint (te shenjte) kane kaluar ne kete koder te tille si Saint Germain, Sainte Clotilde, Saint Bernard, Sainte Jeanne d'Arc dhe Saint François-Xavier (themeluesi i grupit te Jezuiteve ne 1534)
Deri ne periudhen e revolucionit francez, ne kete koder egzistonte nje manastir i cili pas revolucionit u shkaterrua dhe sherbyesit e manastirit perfunduan ne gijotine

Ne 1870 filloi lufta ndermjet Frances dhe Gjermanise. Assambleja qe mbahej ne Vatikan nderpritet dhe Papa qe nuk eshte me i mbrojtur nga forcat franceze, mbyllet ne Vatikan dhe vetekonsiderohet « i burgosur ». Vete franca eshte ne prag te kapitullimit dhe forcat gjermane kane pushtuar nje pjese te vendit.

Perpjekja e Alexandre Legentil dhe Rohault de Fleury eshte shpirterore . Ata shprehin deshiren te ndertojne nje Kishe perkushtuar Zemres se Krishtit, pasi sipas tyre fatkeqesite e Frances vijne nga shkaqe shpirterore me shume se sa politike.

Fundi i 1872 : Kardinali Guibert, aprovon kete deshire dhe zgjedh Montmartre. Nje vit me vone do te arrinte te nxirte nga Asambleja Kombetare nje ligj qe do ti jepte nje perdorim publik Bazilikes.

Ne ç’fardolloj pike te Parisit qe lejon nje pamje, syri kap kupolen e bardhe te « Sacre Cœur » (Zemres se Shenjte) ! Bazilika eshte e nje stili arkitektural romano-bizantin dhe me nje nuance te lehte orientale (kater kupolat e vogla dhe e madhja e vendosur ne maje te gjysem rrethit – jane tipike te stilit oriental)

Ne pjesen e pasme nje kembanore me nje lartesi 84 metra, ndodhet e fashmja « Savoyarde » nje nga kembanat me te madhaja ne bote me ne peshe 19 tone.

Shkalla madheshtore qe ndodhet ne fasaden kryesore jep nje pamje te mrekullueshme te Parisit.

Bazilika e « Sacre Cœur » (Zemres se Shenjte) eshte gjithashtu nje nder monumentet me te vizituara ne Paris, por qe gjithmone ne sherbim dhe ne funksionim.

KESHILLA

Bazilika eshte e hapur qe ne 6h00 te mengjesit deri ne 23h00 te nates

Menyra per te shkuar : Me metro

Zbisni ne stacionin Pigalle + Autobusin Montmartrobus (zbret ne stacionin Norvins)
Ose ne stacionin Anvers - Abbesses + Funiculaire (lloj mjeti qe i ngjan teleferikut por me kembe ne toke ;-))

Per personat handikapate : merrni ashensorin ne 35, rruga e Chevalier de la Barre

MOS harroni qe ne afersi te Bazilikes, gjithmone ne nje perimeter te ngushte, ndodhen Sheshi i Tertre (sheshi i artisteve),Pigalle (lagjia e vjeter e « zogut te zi » te parisit) Le Moulin-Rouge, Vreshtat e Parisit (nje parcele vreshti dhe e vetmja parcele ne te gjithe qytetin)

Per te "dashuruarit e fotografive" mos harroni qe brenda Bazilikes eshte e ndaluar te fotografosh. Per ata qe duan me ç'do kusht te marrin nje fotografi... te pakten merrni mundimin te hiqni blicin (apo flashin) ! Dhe nese dikush ju thote se eshte e ndaluar mos luani rrolin e injorantit! Tabela te dukshme me shenjen e "Ndalohet Fotografimi" jane prezente! Ne te njejten kohe mos provoni te insistoni perseri; ne France (per habine e disave) jo vetem qe ka ligje por edhe i zbatojne ato !

dimanche 20 janvier 2008

Notre Dame


E ndertuar ne te njejtin vend ku dikur ka qene nje kishe e epokes romake (shekulli i III).

Ndertimi i Katedrales se Notre Dame daton qe prej 1163 ( ku ndertohet zemra e katedrales) deri ne 1245 (me ndertimin e kullave anesore).

Ka tre orge (organo) ne kete katedrale : Organoja e madhe qe perbehet prej pese tastjerash dhe me shume se 8 000 tuba, eshte njekohesisht edhe nje nder me te rendesishmet ne France dhe pa dyshim nje nder me te njohurat ne bote.

Organoja e korit ne veri te katedrales me afersisht 2 000 tuba dhe Organoja “pozitiv” qe eshte nje organo portative.

Ne kete katedrale ndodhen gjithashtu edhe nje nder punimet me te bukura dhe me te realizuara te botes se Krishtere ne xham. Tre “rosaces” (rozarie ne italisht) unike ne llojin e vet dhe ne elegancen e punimit, jane nder me te medhate dhe me te bukurat ne bote. Ajo e krahut jugor eshte realizuar ne 1258-ten, me nje diameter 12,9 metra dhe nese do ti shtonim pjesen e poshteme horizontale harrihet ne nje lartesi 19 metra (punim xhami-qe eshte ne kete fotografi).

Ajo qe ktheu padyshim ne mit, kete katedrale eshte romani “Notre-Dame de Paris » «(apo « Katedralja e Parisit » sikunder eshte perkthyer ne shqip) i Viktor Hygo-se (botuar ne 1831) duke e zhvilluar pothuajse pjesen me te madhe te subjektit ne brendesi te katedrales.

Jane afersisht 13 000 000 vizitore ne vit qe vizitojne kete Katedrale qe eshte ne zemer te Parisit dhe qe ofron diçka teper te veçante dhe mbetet gjithmone nje kujtim i mrekullueshem.

KESHILLA

Hyrja ne katedrale per nje vizite te pergjitheshme, eshte falas. Katedralja eshte e hapur ne çdo dite te javes , gjate gjithe vitit nga ora 9h30 deri ne 18h00. Eshte nje Katedrale qe eshte gjithmone ne funksion prandaj mos u habisni nese vizita juaj qellon ne oren e meshes , apo perjate nje procesioni fetar.

Gjithashtu mund te vizitohen edhe “kullat” e fasades ballore sikunder edhe “Kripti” (zemra e fshehte e katedrales)

Hyrja per ne kulle ndodhet ne krahun e majte te fasades. Nuk ka ashensor dhe per tu ngjitur jane 387 shkalle (atehere kurajo)

Mos harroni qe ne afersi te Notre-Dame ne nje perimeter te ngushte dhe qe lehtesisht mund te behet ne kembe gjinden: Place Saint-Michel, Quartier Latin (lagjia latine), Sorbona, Hotel de Ville (Bashkija e Parisit), Palais de Justice (Pallati i drejtesise), Conciergerie... etj.

dimanche 13 janvier 2008

Keshtjella e Versajes (Château de Versailles)


Kur permendim Versajen dhe Kopshtet e saj, kemi parasysh nje nder monumentet me te shkelqyera te trashegimise boterore dhe ne te njejten kohe deshmine me te plote dhe me te bukur te artit francez ne shekullin e XVII-te.

Nga nje ish « shtepi gjuetije » i Luigjit XIII (Louis XIII) i gjithe procesi i transformimit dhe ndertimit te ketij pallati eshte atribut i Luigjit te XIV (Louis XIV) te njohur ndryshe me pseudonimin Mbreti i Diellit (Le Roi Soleil)

1661-ishi, vit i vdekjes se Kardinalit Mazarin dhe i hypjes ne fron te Luigjit te XIV, shenon dhe fillimin e punimeve.

Jo shume afer Parisit, gjithmone i gatshem per kryengritje, por jo shume larg tij, Versaja, ofronte nje vend ideal per te ndertuar nje pallat mbreteror. Natyrisht ndertimi i pallatit, u shoqerua edhe me ndertime te tjera perreth, te tilla per sherbetoret, oficeret, keshilltaret, ministrat e mbretit.

Tre shekuj prej ndertimit te Versajes, dhe deri me sot duhet te theksojme se e zona pyjore perreth dhe hapsirat e gjetise jane zvogeluar ne menyre te konsiderueshme.

Sot e gjithe zona e pallatit permbledh : 800 hektare, 20 km rruge, 200 000 peme (gati dy here me shume lule dhe bime qe mbillen ç’do vit), 35 km kanalizime, 2153 dritare, 700 dhoma, 11 hektare çati (tjegulle, çati plumbi, etj) ...

Qe prej oborit mbreteror mund te vizitohet keshtjella, qe propozon disa lloje guidash. Mund te kaperceni lirisht duke shijuar bukurine e kopshtit te Versajes, te mbushur me hapesira te ndryshme dhe me shatervane. Per ata qe kane akoma kohe dhe fuqi ... mund te vizitojne Trianonin e Madh (le Grand Trianon) qe per nje fare kohe u be edhe venbanim i Napoleon Bonapartit, dhe se fundi Le Domaine de Marie Antoinette (Mari Antuanete) i quajtur ndryshe dhe Trianoni i Vogel.

KESHILLA

Per ata qe deshirojne te vizitojne Keshjellen e Versajes, mendoj se vlen per te theksuar qe duhet te parashikoni nje dite te tere. Vizitat qe propozohen ne muze, me apo pa guide (dhe jo ne gjuhen shqipe) te shkurtra apo te gjata, lejojne te krijojne sipas kerkesave dhe deshirave te secilit, nje ide te keshtjelles.

Ne hyrje gjinden te afishuara te gjithe planet e Versajes te detajuara dhe ne te gjitha gjuhet (nje pjese e ketij plani eshte edhe ne kete teme) . Mos hezitoni te informoheni ne ç'do moment apo sezon. Psh ne pranvere dhe deri ne vjeshte eshte nje lloji spektakli dy apo tre here ne dite, ku hapen te gjithe shatervanet per ti vizituar, apo eshte nje tjeter ne darke me fishekzjare te shoqeruara me muzike... sikunder mund te qelloje qe per arsye ngrice apo debore, kopshti i Versajes te jete i mbyllur !

Cmimet varjojne sipas xhepit, nga 7 € (per te vizituar esencialen e pallatit) apo 12 € (diçka me te zgjeruar) e deri ne 30-40 € qe eshte nje vizite e plote qe perfshin Operan e Versajes, Kishen e pallatit, dhomat plotesisht private , apo dhomat e fshehta te mbretit ... !

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.