referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: Vizite ne Brigjet e Senes

samedi 26 juillet 2008

Vizite ne Brigjet e Senes


Miresevini ne bordin e deshires per te njohur Parisin. Po radhis ketu poshte, ne nje renditjeje te njepasnjeshme pjesen me kryesore te monumenteve me te rendesishme te muzeut me te madh ne bote te « ne qiell te hapur » : shetitjen me anije te Senes. (sipas sensit te vizites qe kryejne anijet e turizmit)

1. MOUSEE DU LOUVRE – (Muzeu i LUVRIT)
Ne te djathte, monumenti me i madh i Parisit. I filluar ne regjimin e mbretit Filipe Auguste ne 1204, mbaroj se ndertuari ne 1858 ne perudhen e Napoleonit te III, gje qe shpjegon edhe diferencen e e stilit te kontruksionit. Rezidence e vjeter mbreterore do te kthehej ne muze, ne 1793 per te qene sot nje nga muzete me te bukur dhe me te medhenjte ne bote, me nje pasuri te madhe pasurishe boterore me 17 km galeri te vizitueshme.


2 - LE PONT ROYAL – (URA MBRETERORE)
Paris numeron 34 ura. Ura « Pont Royal » eshte njera nga me te vjetrat ; Historija tregon qe kjo ure i eshte dhuruar parizianeve nga mbreti Lui XIV.

3 - MUSÉE D’ORSAY – (MUZEU I ORSEIT)
Ne te majte , stacioni i vjeter i trenit Orsay, i ndertuar nga Laloux ne 1900 Per « ekspozimin universal (per nje ekspozim te tille eshte ndertuar edhe kulla Eifel) , I kthyer me vone edhe muzeu I madh I shekullit te XIXte , ku mund te admirojme veprat me te rendesishme te impresionizmit si Renoir, Monet, Picasso dhe shume e shume te tjereve .

4 - LES TUILERIES
Duke vazhduar ne te djathte , Kopshti i TUILERIES (Tyilerive-shqiptim) i dezinjuar nga Le Nôtre. Ne mesjete ishte teren ku parizianet fabrikonin tjegullat, nga ku edhe vjen edhe emri TUILERIES qe do te thote ne shqip tjegulleri

5 - PONT DE LA CONCORDE – (URA E KONKORDES)
Perballe nesh ura e « Concorde »; kjo ure eshte simbolike pasi pjeserisht eshte ndertuar me guret e Bastille (Bastije - ne shqip- keshtjelle e shnedrruar ne burg ne ate periudhe) e prishur pergjate revolucionit. Direkt ne te majte : PalaisBourbon (pallati Burbon- ne origjine i ndertuar nga Luis XIV per vajzen e tij Dukesha e BOURBON , 1722filloji - 1728 mbarijo se konstrukuari) ku ndodhet sote Asamnbleja Kombetare.

Ne te majte te sheshit te Konkordes (e shkruajtur sikunder lexohet) , ish sheshi i vjeter i Luigjit te XV shihen ndertesat e ministrise se « Marines » dhe i famshmi hotel « Crillon ». Tete monumentet retheqark simbolizojne qyetetet me te medha te Frances dhe ne qender ndodhet Obelisku i Luksorit. I lashte prej 33 shekujsh, Obelisku u soll nga Egjipti ne 1836.

Pergjate revolucioneve, gojitina preu me shume se 1300 koka e nder te tjera edhe ato te Luigjit te XVI, Mari –Antuanetes, Dantonit, Robespierit …

6 – Ura e INVALIDEVE
Ura e Invalideve u ndertua ne 1856 ne memorje te fitoreve tokesore dhe detare te Napoleonit te I –re.
Kjo ure lidh ne te majte « Pallatin e Madh » (Grand Palais) dhe « Pallatin e vogel » (Petit Palais) te ndertuara per “Exposition Universelle” te 1900.


7 - PONT ALEXANDRE III – (URA E ALEKSANDRIT TE III)
Kjo ure konsiderohet edhe si ura me elegante e Parisit. Ura e Alexandre III kujton edhe aleancen franko-te shekullit te kaluar. Guri i pare eshte vendusur nga cari Nikolla i dyte , ne prezence te presidentit Felix Faure dhe e perfunduar ne 1900. Ndertuar nga nje hak i vetem prej 110 metrash gjetaesije. Ne qender te ures, eshte nje prezantim i ushtrise se Saint-Petersbourg dhe ku dy nimfat simbolizojne lumin Néva.
Ne krahun e kundert te ures , gjithmone qender, eshte skulpture qe paraqet ushtrine e frances , qe jep ne te njejtin aks dhe pamjen e Muzeut te Luftes i njohur me emrin « Invalides » ku prehen dhe eshtrat e Napoléonit te pare (Bonaparte).Gjithmone ne te djathte edhe Ministria e Puneve te Jashteme

8 - PALAIS DE CHAILLOT – (PALLATI CHAILLOT)
Ne kodren perballe ndodhet edhe pallati CHAILLOT , qe strehon edhe dy musenj te medha ; ate te « Njeriut » dhe ate te « Marines»

9 - L’EGLISE AMÉRICAINE – (KISHA AMERIKANE)
Ne te majte , ndodhet edhe Kisha Amerikane e Parisit e ndertuar ne 1931 ; dhe ngjitur me te edhe kolegji amerikan.

10 - PONT DE L’ALMA
Ura ALMA rikujton luften e Krimese ne 1856. Ne nenkalimin poshte ures ndodhet edhe tuneli ku humbi jeten Ledi Diane, pes nje aksidenti tragjik. Ne te njejtin krah , mund te shikojme edhe flaken ne permasat origjinale te « Monumentit te Lirise » dhuruar nga populli amerikan ne shenje te mardhenieve te mire amerikano-franceze.

11 – KULLA EIFFEL

E ndertuar ndermjet 1887 -1889 nga inxhinjeri Gustave Eiffel per “Exposition Universelle” te 1889. Nje kryeveper teknike, kulla eshte 320,75 metra e larte (me gjithe antenat radiotelevizive) dhe peshon 6400 tone.

Kulla eshte e perbere nga 15.000 pjese metalike te bashkuara nga 2.500.000 ribatina. Restaurimi I Kulles kryhet ne çdo 7 vjete dhe nevojiten 45 tone boje. E ndare ne tre kate Kulla Eiffel perveç dyqaneve, bufese, hapsires se ekspozimit dhe restorantit ofron edhe nje pamje te mrkullueshme te Parisit. Kulla eshte e hapur per publikun ç’do dite deri ne oren 23h00

12 - Ura BIR-HAKEIM
Nje tjeter realizim i Gustave Eiffel : Ura Bir- Hakeim (ura me e afert me Kullen Eiffel). Kjo ure ka dy nivele: nje per makinat dhe kembesoret dhe tjetra per metrone. Ne fund te “ishullit te mjellmave”gjindet edhe Statuja e Lirise, ofruar nga komuniteti amerikan i Parisit.

2 commentaires:

Anonyme a dit…

Do me falesh se nuk jam shum praktike ne lidhje me trajtimin e blogut, por do te thosha qe ndjeva nje kenaqesi te vecante ne viziten qe po ju beje.Nuk e them per kompliment por ju gjej fantastik ne cka po shkruani.Per sot po rije larg komenteve, edhe pse gjithcka qe kini trajtuar eshte shume e bukur dhe emocionante.
Ju falenderoj,per miqesin qe me keni dhene dhe besoj qe me keni hapur nje dritare te kendeshme, ku mund te perfitoj kalimin e kohes si dhe komunikimin me nje mik ne forme te kulturuar.

Ju pershendet -Gimi-

AKRO a dit…

Pershendetje Iliria! Aha si fillim edhe une e kam te veshtire se nuk e di plotesisht se si funksionon por... do tia dal besoj ;)
Kenaqesija eshte e dyfishte kur nje kompliment vjen nga njerez qe i respektoj. Faleminderit

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.