referencement site internet - lissage permanent - reparation fenetres - travail à domicile Aldokro: Paris
Affichage des articles dont le libellé est Paris. Afficher tous les articles
Affichage des articles dont le libellé est Paris. Afficher tous les articles

lundi 7 avril 2008

Venecie ... ne Paris !!!

Ndermjet qindra manifestimeve kulturore neper rruget e Parisit, natyrisht "Carnaval de Venise"
("Karnavalet e Venecies", prane sheshit te "Bastille") nuk eshte me i jashtezakonshmi, por padyshim teper origjinal dhe plotesisht atipik...
Ky aktivitet zhvillohet ç'do vit ne fund te marsit e fillim te prillit.


Carnaval de Venise ... à Paris

mercredi 2 avril 2008

Kulla Eifel (La Tour Eiffel)


Projekti i ndertimit te nje kulle 300 metra, lindi me rastin e parapergatitjeve te « Exposition universelle » te 1889.
Dy inxhinieret e ndermarrjes « Eiffel » Émile Nouguier et Maurice Koechlin, ideuan nje projekt fillestar, ne qershor te 1884-es, me kater kembe te drejta qe bashkoheshin afer majes. Gjatesija e kulles
kapte shifren simbolike te 300 metrave ekuivalentja e 1000 kembe (njesi matese).
Pas shume hezitimesh, dhe dhjetra skicave me se fundi, ne 18 shtator 1884, Gustav Eiffel merr « lejen e ndertimit » dhe per : « nje ndertim qe lejonte ndertimin e nje kulle metalike qe mund te kaloje te 300 metrat »
Reagimi i parizianeve ne ate epoke kundrejt kesaj supermarieje, ishte i ashper. Nje pjese e mire e qarqeve politike, artistike, te epokes denonin ashper ndertimin e saj. Pjesa me e madhe e parizjaneve , te mesuar me stilin “osmanian” ("Hausmanian style") te ndertimeve te qytetit, shikonin kullen si nje armik arkitekturor, nje “shemtim” nje “xhunge” qe defiguronte imazhin e qytetit.

Ndertimi i Kulles ne vetevete, perfaqesonte nje veshtiresi te madhe, qe shtohej me faktin se ishte hera e pare qe ndermeret nje “sfide” e tille. Projekti paraqiste 18 000 pjese metalike per ndertimin e saj dhe me nje preçizion te jashtezakonshem (deri ne te dhejten e milimetrit). Bashkimi i pjeseve behej se pari ne toke me bulona provizore; qe zevendesoheshin me pas me ribatina (rivets) te nxehta. Duke u ftohur, ribatina, tkurrej duke shtrenguar ne kete menyre materialet. Ka afersisht 2 500 000 ribatina te vendosura ne kulle.
U deshen pese muaj per te ndertuar bazamentin dhe 21 muaj per te ndertuar kunstruksionin metalik te kulles, qe perbente nje shpejtesi rekord ndertimi dhe kjo vetem me 121 punonjes ne kulle dhe 100 te tjere qe punonin ne parafabrikimin e pjeseve matike ne toke.
Kembet e kulles jane te vendosura ne kater pikat e horizontit L-P-V-J me nje distance 125 metra nga njera tjetra.
Gjatesija e kulles ne 1889 ishte 321,27 metra; sot me gjithe antenen ne maje eshte 324 metra. Kulla peshon 10 000 tone, dhe ne kohe me ere zhvendoset ne maje afersisht 6-7 cm.
Nese do te flisnim per numrin e vizitoreve, Kulla Eifel eshte pa dyshim monumenti me i vizituar ne bote; nje shifer mesatare e ketyre viteve te fundit kap shifren e 7 000 000 vizitoreve ne vit.

KESHILLA

Tarifat :

Ashensori tarife e plote – deri ne maje 12,00 €
Ashensori tarife e reduktuar (3-11vjeç) – deri ne maje 6,70 €
Ashensori deri ne katin e dyte tarife e plote – 7,80 €
Ashensori deri ne katin e dyte (3-11vjeç) – 4,30 €
Ashensori deri ne katin e pare tarife e plote 4,80 €
Ashensori deri ne katin e pare (3-11vjeç) – 2,50 €
Shkallet mbi 25 vjeç (kati i pare & i dyte) – 4,00 €
Shkallet nen 25 vjeç (kati i pare & i dyte) – 3,10 €

Oraret:

Nga 12 qershori deri ne 1 shtator 09h30 me 23h45 (ngjitja e fundit ne 22h30)
Nga 13 qershori deri ne 31 gusht 09h00 me 00h45 (ngjitja e fundit ne 23h30)


Me shume informacion mbi Gustav Eifel ? Kliko KETU

dimanche 16 mars 2008

Opéra Garnier


Ky pallat mermeri dhe ari, pothuajse gjithandej i dekoruar me piktura dhe skulptura, paraqet ne te njejten kohe nje teater dhe nje muze! Brenda nje salle e mrekullueshme, perzierie ngjyrash te kuqe dhe te arta, me nje tavan te pikturuar prej piktorit Mark Shagal ne 1964, evokon, nder te tjerash, kryeveprat e artit lirikdhe koreografik. Salle ka formen e nje patkoi kali (a la italiane) dhe numeron 1900 vende per publikun te gjitha ne velur te kuq.

Ne kete ndertese ndodhet edhe “Biblioteka-muze” (Biblioteka Kombatre e Frances) qe ka nen kujdesje koleksione teper te pasura dhe deshmi historike qe ngjitet deri ne krijimin e Akademise Mbreterore te Muzikes nga Luigji i X IV ne 1669.

Kjo ndertese filloji te ndertohej nga Napoleoni III ne kuadrin e punimeve te rinovimit te kryeqytetit nen urdherat e Baronit Haussmann. Opera u ndertua nga arkitekti Charles Garnier (Sharl Garnie) , nje arkitekt i ri, 35 vjeçar dhe i pa njojtur deri ne ate periudhe, por qe do te ishte pikerisht projekti i tij qe do te dilte fitues ne konkursin e organizuar per kete qellim.

Punimet zgjaten 15 vjet dhe kjo ndertese do te inagurohej ne 15 janar te 1875.

Opera ne shifra

Siperfaqe : 11237 m2

Gjatesia : 173 m

Gjeresi 125 m

Salla : 18 m lertasi, 54 gjatesi, 13 gjeresi

Pesha e abazhureve : 8 tone

Skena : 60m lartesi (nga te cilat 15 m lartesia e gojes skenike dhe 45 m kramastaret), 27 m thellesi, 48 m gjeresiper 16 m te gojes skenike (boca scena)

KESHILLA

Shkalla dhe holli i hyrjes, salla e spaktaklit nga larg dhe nje hapesire te ngushte , vizitohen pa paguar.

Per vizitoret qe duan te shohin me teper bileta kushton 8 € ( 4 € tarife e reduktuar)

Oraret jen : çdo dite nga 10h00 deri ne 16h30

Gjithsesi, per ata qe jane edhe amatore te artit do te keshilloja per te njejtin çmim pra 8 € te shikojne nje shfaqie ne salle ... me duket shume interesante sesa te lepiesh mureve te nderteses me nje kaske aodioguide ... Disa ore parpara shfaqies per vendet e kategorise se trete (qe nuk kane shikim te mire mbi skene) shiten me çmime te ulura ! Keshtu per te njejtin çmim kini te drejte per te njejtat avantazhe vizite + nje spektakel. Ndoshta per nje balet eshte pak me e veshtire per ta ndjekur kur nuk harrin te shohesh gjysmen e skenes por nje opera ju siguroj qe nuk krijon asnje problem!

mercredi 12 mars 2008

Qyteti i Shkences dhe Industrise

Qyteti i Shkences dhe Industrise, nje qender gjigande eksposimesh dhe kuriozitetesh, e pershtatur dhe aksesibel per te gjithe moshat. E ndodhur ne Parkun e « Villette », kjo qender ofron per vizituesit edhe ate qe qytet e medhaja kane me pakice … gjelberimin ! Hapesiren e gjelbert qe rrethon kete « Qyteze » se bashku me nje pike pikniku dhe kjo dy hapa nga Parisi!
Qyteti i Shkences dhe i industrise eshte inaguruar ne mars 1986 dhe perbehet nga:

- Akuariumi , ne nivelin -2 (falas)

- Qendra e Kongreseve, ne nivelin -1. Kjo qender pret me dhjetra ekspozime, konferenca, panaire, Kongrese, Workshop-e, konferenca shtypi, seminare, etj.

- Qyteti i femijeve, ne nivelin 0(zero). Kjo “qyteze” ndahet ne
dy grupmosha 2-7 vjeç dhe 5-12 vjeç. Femijet duhet te jene te shoqeruar te pakten nga njeri nga prinderit. Pergjate nje ore e gjysem, femijet asistojne ne animacione dhe eksperienca te ndryshme. Duke gershetuar njohjen me punen praktike qe jo vetem qe shton interesin e femijeve por edhe e ben ate teper terheqes. Seanca kushton ndermjet 3 dhe 6 €

- Kinemaja Louis-Lumiere (Lui Lymier), ne nivelin 0 (zero). Ne kete kinema jepen filma ne reliev 3D (tre dimensional), qe shikohen me syze te polarizuara. Ka dy salla dhe nuk lejohen femijet nen tre vjeç.

- Cinax – Nje salle kinemaje qe leviz ! Filmi qe jepet eshte ne sinkronizim perfekt me imazhin. Kjo kinema ndodhet ne krahun perendimor , jashte nderteses kryesore. Hyrja kushton 4.8 € dhe eshte e ndaluar per femijet nen 4 vjeç, grate shtatezena dhe te semuret me zemer.

- Nendetesja Argonaute. Po, nje nendetese e vertete, krenaria e Flotes Detare e viteve 50-te. Ne 1989 kjo nendetese, pasi ka pershkruar disa dhjetra udhetime rreth e qark globit, ben nje lundrim te fundit ne kanalin e Ourcq (Urk), duke pushuar me se fundi ne krah te Géodes, per kenaqesine e vizitoreve dhe kureshtareve. Vizita kushton 3 € dhe eshte e ndaluar per femijet nen tre vjeçe dhe per njerezit qe kane nje handikap motor (qe nuk ecin dot). Nendetesja ndodhet ne krahun jugor te nderteses.

- La Géode (Zheode). Pa dyshim edhe protagonistja e Qytetit te shkences dhe industrise! Géode strehon sallen e kinemase numer 1 ne France duke u mbeshtetur ne frekuentimin. Kjo salle eshte ekskluzivishtper projektimin e filmave « Me format te madh » ne ekranin e saj gjigand ne forme te gjysem sfere prej 1 000 m2. Nga jashte Géode eshte nje sfere perfekte. Tarifat per seance jane 10,50 € (ose 15€ per dy seanca)

dimanche 9 mars 2008

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires i Bourget (Burzhe) eshte pa dyshim muzeu me i vjeter aerounautik ne bote, njekohesisht nje nder me te adaptuarit per cilesine e koleksioneve perkushtuar aerostacionit, avjoneve dhe kozmosit; nje nder me te medhenjete per hapesiren qe i eshte perkushtuar ekspozimeve, rezerves dhe restaurimit. Ky muze eshte krijuar ne 1921 fillimisht ne Chalais-Meudon dhe disa vite me vone transferohet aty ku eshte edhe sot, ne Bourget!

Sot 19 595 objektet e ekspozuara dhe te dekumentuara perbejne nje deshmi te plote te “aventures qiellore” dhe te endres se pushtimit te dimensionit qiellor. Objektet teknike dhe maketet lejojne te vleresohen hapat gjigande qe ndajne hapat e para te aviacionit, qe prej projekteve te Leonardo Da Vinçit deri tek zhvillimet e fundit te tekikave spaciale (hepesires).

Koleksionet e ekspozuara jane te ndara ne disa epoka qe kane shenuar edhe ndryshime ne endren njerezore te fluturimit dhe me pas ne aeronautike. Ndarjet kohore jane te grupuara dhe te ekpozuara ne pavione sipas grupeve : 1500-1900, 1900-1914, 1914-1918, 1919-1939, 1939-1945, Prototipet, Aviacioni Francez, Kozmosi.

Te ekspozuara ne piste jane nje sasi e konsiderueshme avjonesh sikunder edhe Boeing 747 , apo Concorde (prototipi origjinal qe fluturoji per heren e pare ne 1969), apo maketin ne permasa reale te anijes spaciale Ariane 1 dhe Ariane 5 ...

Muzeu i Ajrit dhe Hapesires perbehet nga nje infrastrukture te ndare ne dy zona :

- E para, ne hapesiren e nje aeroporti te vjeter 125 000 m2

- E dyta, prej 130 000 m2, ndodhet ne nje ish baze te vjeter ushtarake te Avjacionit

Qe jep nje siperfaqe totale prej 255 000 m2

KESHILLA

Qe prej janarit deri ne korrik 2008 hyrja ne muze, per koleksionet permanente eshte falas per te gjithe.

Te rinjte nen 18 vjeç duhet te jene te shoqeruar

Asnje kafshe nuk eshte e autorizuar ne brendesi te totalitetit te muzeut, perveç qenve per te verberit (dhe ndonje politikani shqiptar ;) )

Cmimet dhe Oraret:

-Vizita ne koleksionet permanente : FALAS

-Vizita e Boeing 747 + Concorde : 5 € (3 € per nen 18 vjeç)

-Seanca e Planetarium : 5 € (3 € per nen 18 vjeç)

-Audio guida : 5 € (Frengjisht, Anglisht, Gjermanisht)

  • 10h00 – 18h00, nga 1 prill ne 30 shtator
  • 10h00 – 17h00, nga 1 tetor ne 31 mars

mercredi 5 mars 2008

Muzeu i Romantizmit

NJe here e nje kohe ish shtepia e piktorit Ary Scheffer , e ndertuar ne 1830 dhe me nje histori te ngarkuar, strehon sot Muzeun e Romantizmit.

Ky muze, me nje atmosfere harmonike, me koshtin teper sharmant, i ndodhur ne zemer te lagjes Pigalle, i eshte kushtuar gjithashtu edhe evoluimit te universit te Xhoxh Sand, nje nga figurat kryesore te romantizmit. Ne kete pjese ndodhen te ekspozuara portrete, mobilje dhe bizhuteri te shekullit te XVIIIte dhe XIXte qe i perkisnin kesaj shkrimtareje.


Ne te njejtin kat, por ne krahun tjeter te nderteses ndodhet atelieri i Ary Scheffer i cili do te punonte ne te, ndermjet 1830 dhe 1858 dhe ku priste miqte dhe bashkohesit e tij Shopen, List, Lamartine, Turgeniev, Delakrua…


Teper simpatik dhe shume interesante eshte edhe Atelier-sallon, me nje biblioteke te pasuruar prej kater gjeneracionesh : Scheffer, Renan, Psichari et Siohan


Ekspozita te shumta sezonale, evokojne romantizmin bashkohor apo romantizmin e epokave te ndryshme. Nje sallon « Caji » lejon qe te perfitoni nga kopshti, qe prej fillimit te majit dhe deri ne fund te shtatorit



KESHILLA

Hyrja eshte falas per te gjithe kolesionet permanente

Ekspozimet e perkoheshme jane ndermjet 3,3 euro dhe 9 euro. Per femijet nen 10 vjeç eshte falas.

vendredi 25 janvier 2008

Pigalle ( Pigal )

Natyrisht nuk mund te flasim per Parisin pa folur edhe per te famshmin Pigalle, qe ndodhet ne te dy krahet e bulevardit Clichy dhe Rochechouart duke u shtrire ne dy lagje, ate te IX dhe XVIII.

Sheshi ia detyron emrin skulptorit te njohur Jean-Batiste Pigalle.

Nese dikur ishte vendi ku kryqezoheshin pa pushim hajdutet, kriminelet, prostitutat dhe policet sot kjo zone teper turistike ruan akoma ngjyrat dhe dekorin e nje zone te « kuqe », ku jane te perqendruara ne mase me dhjetra kabare, sex-shop, kinema filmash X dhe … ndonje prostitute.

Historija e Pigalit fillon ne 1881, me hapjen e nje kabareje « Le Chat Noir » (Macja e Zeze – perse jo e perkthyer ne shqip : Zogu i Zi). Kjo kabare sikunder edhe shume te tjera eshte akoma ne sherbim.

Ne 1889 , nje tjeter kabare do te instalohej akoma me poshte , e famshmja kabare « Moulin Rouge » (Mulliri i Kuq), nje nder me te njohurat ne te gjithe boten.

Ishte periudha kur me dhjetra kabare te tjera u hapen perreth dhe me dhjetra shtepi publike filluan te afronin shume publik dhe ndermjet tyre edhe krimin. (Ky fenomen nuk eshte i panjohur edhe per shqiperine, prandaj paragjykimet … i leme per nje tjeter teme)

Deri ne 1918 numeroheshin 177 shtepi publike dhe me shume se 2000 prostituta, qe i gjeje ne rruge çdo pese metra.

Do te ishte periudha e pas luftes se dyte boterore, qe e shoqeruar edhe me ligjeslacionin francez, kunder prostitucionit ajo qe do ta shnderronte Pigalle, ne ate qe eshte sot.

KESHILLA

Bukurija e kesaj zone eshte kur vizitohet pasi ka rene mbremja. Eshte e thjeshte te kuptohet qe ngjyrat e vitrinave sikunder edhe nriçimi i rrugeve apo ai i kabareve, behen me evidente kur drita e djellit nuk pengon ! Prandaj do tjua keshilloja qe diten e vizites turistike ta mbyllnit ne darke me nje vizite ne Pigalle dhe me te famshmin “Moulin Rouge”! Ne kete te fundit mund te shikoni edhe ndonje shfaqije ... vetem duhet te rezervoni nje apo dy dite me perpara dhe per me teper biletat nuk jane te lira, por qe per nje spektakel te veçante ju siguroj qe ja vlen. Vetem per spektaklin biletat kushtojne ndermjet 89€ dhe 99€, por per ata qe deshirojne edhe nje tavoline per te ngrene atehere parashikoni nje çmim ndermjet 145€ dhe 175€.

Eshte e ndaluar te fotografosh dhe te filmosh ne brendesi te salles se spektaklit. Te veshur ne menyre teper korrekte ( kostum dhe veshje balloje nuk do te ishte nje ide e keqe) ! Jane absolutisht te ndaluara: veshjet e sportit, pantallonat e shkurtra, kanatjeret, atletet

Dhe nje keshille te fundit...dhe kjo nuk vlen vetem per kete zone turistike !
Per ata qe mendojne se besnikerija eshte me sens unik, mos harroni qe sipas ligjit nuk denohen vetem prostitutat por edhe klientet e tyre.

lundi 21 janvier 2008

Bazilika e Sacre Coeur (Zemres se Shenjte)

Kodra e Montmartre ngrihet 129 metra mbi nivelin e detit.

Emri Montmartre, do te thote "Kodra e Martireve" dhe vjen si rezultat i vendit ku u vendos Saint Denis eveku i pare i Parisit (fundi i shek III). Shume Saint (te shenjte) kane kaluar ne kete koder te tille si Saint Germain, Sainte Clotilde, Saint Bernard, Sainte Jeanne d'Arc dhe Saint François-Xavier (themeluesi i grupit te Jezuiteve ne 1534)
Deri ne periudhen e revolucionit francez, ne kete koder egzistonte nje manastir i cili pas revolucionit u shkaterrua dhe sherbyesit e manastirit perfunduan ne gijotine

Ne 1870 filloi lufta ndermjet Frances dhe Gjermanise. Assambleja qe mbahej ne Vatikan nderpritet dhe Papa qe nuk eshte me i mbrojtur nga forcat franceze, mbyllet ne Vatikan dhe vetekonsiderohet « i burgosur ». Vete franca eshte ne prag te kapitullimit dhe forcat gjermane kane pushtuar nje pjese te vendit.

Perpjekja e Alexandre Legentil dhe Rohault de Fleury eshte shpirterore . Ata shprehin deshiren te ndertojne nje Kishe perkushtuar Zemres se Krishtit, pasi sipas tyre fatkeqesite e Frances vijne nga shkaqe shpirterore me shume se sa politike.

Fundi i 1872 : Kardinali Guibert, aprovon kete deshire dhe zgjedh Montmartre. Nje vit me vone do te arrinte te nxirte nga Asambleja Kombetare nje ligj qe do ti jepte nje perdorim publik Bazilikes.

Ne ç’fardolloj pike te Parisit qe lejon nje pamje, syri kap kupolen e bardhe te « Sacre Cœur » (Zemres se Shenjte) ! Bazilika eshte e nje stili arkitektural romano-bizantin dhe me nje nuance te lehte orientale (kater kupolat e vogla dhe e madhja e vendosur ne maje te gjysem rrethit – jane tipike te stilit oriental)

Ne pjesen e pasme nje kembanore me nje lartesi 84 metra, ndodhet e fashmja « Savoyarde » nje nga kembanat me te madhaja ne bote me ne peshe 19 tone.

Shkalla madheshtore qe ndodhet ne fasaden kryesore jep nje pamje te mrekullueshme te Parisit.

Bazilika e « Sacre Cœur » (Zemres se Shenjte) eshte gjithashtu nje nder monumentet me te vizituara ne Paris, por qe gjithmone ne sherbim dhe ne funksionim.

KESHILLA

Bazilika eshte e hapur qe ne 6h00 te mengjesit deri ne 23h00 te nates

Menyra per te shkuar : Me metro

Zbisni ne stacionin Pigalle + Autobusin Montmartrobus (zbret ne stacionin Norvins)
Ose ne stacionin Anvers - Abbesses + Funiculaire (lloj mjeti qe i ngjan teleferikut por me kembe ne toke ;-))

Per personat handikapate : merrni ashensorin ne 35, rruga e Chevalier de la Barre

MOS harroni qe ne afersi te Bazilikes, gjithmone ne nje perimeter te ngushte, ndodhen Sheshi i Tertre (sheshi i artisteve),Pigalle (lagjia e vjeter e « zogut te zi » te parisit) Le Moulin-Rouge, Vreshtat e Parisit (nje parcele vreshti dhe e vetmja parcele ne te gjithe qytetin)

Per te "dashuruarit e fotografive" mos harroni qe brenda Bazilikes eshte e ndaluar te fotografosh. Per ata qe duan me ç'do kusht te marrin nje fotografi... te pakten merrni mundimin te hiqni blicin (apo flashin) ! Dhe nese dikush ju thote se eshte e ndaluar mos luani rrolin e injorantit! Tabela te dukshme me shenjen e "Ndalohet Fotografimi" jane prezente! Ne te njejten kohe mos provoni te insistoni perseri; ne France (per habine e disave) jo vetem qe ka ligje por edhe i zbatojne ato !

dimanche 20 janvier 2008

Notre Dame


E ndertuar ne te njejtin vend ku dikur ka qene nje kishe e epokes romake (shekulli i III).

Ndertimi i Katedrales se Notre Dame daton qe prej 1163 ( ku ndertohet zemra e katedrales) deri ne 1245 (me ndertimin e kullave anesore).

Ka tre orge (organo) ne kete katedrale : Organoja e madhe qe perbehet prej pese tastjerash dhe me shume se 8 000 tuba, eshte njekohesisht edhe nje nder me te rendesishmet ne France dhe pa dyshim nje nder me te njohurat ne bote.

Organoja e korit ne veri te katedrales me afersisht 2 000 tuba dhe Organoja “pozitiv” qe eshte nje organo portative.

Ne kete katedrale ndodhen gjithashtu edhe nje nder punimet me te bukura dhe me te realizuara te botes se Krishtere ne xham. Tre “rosaces” (rozarie ne italisht) unike ne llojin e vet dhe ne elegancen e punimit, jane nder me te medhate dhe me te bukurat ne bote. Ajo e krahut jugor eshte realizuar ne 1258-ten, me nje diameter 12,9 metra dhe nese do ti shtonim pjesen e poshteme horizontale harrihet ne nje lartesi 19 metra (punim xhami-qe eshte ne kete fotografi).

Ajo qe ktheu padyshim ne mit, kete katedrale eshte romani “Notre-Dame de Paris » «(apo « Katedralja e Parisit » sikunder eshte perkthyer ne shqip) i Viktor Hygo-se (botuar ne 1831) duke e zhvilluar pothuajse pjesen me te madhe te subjektit ne brendesi te katedrales.

Jane afersisht 13 000 000 vizitore ne vit qe vizitojne kete Katedrale qe eshte ne zemer te Parisit dhe qe ofron diçka teper te veçante dhe mbetet gjithmone nje kujtim i mrekullueshem.

KESHILLA

Hyrja ne katedrale per nje vizite te pergjitheshme, eshte falas. Katedralja eshte e hapur ne çdo dite te javes , gjate gjithe vitit nga ora 9h30 deri ne 18h00. Eshte nje Katedrale qe eshte gjithmone ne funksion prandaj mos u habisni nese vizita juaj qellon ne oren e meshes , apo perjate nje procesioni fetar.

Gjithashtu mund te vizitohen edhe “kullat” e fasades ballore sikunder edhe “Kripti” (zemra e fshehte e katedrales)

Hyrja per ne kulle ndodhet ne krahun e majte te fasades. Nuk ka ashensor dhe per tu ngjitur jane 387 shkalle (atehere kurajo)

Mos harroni qe ne afersi te Notre-Dame ne nje perimeter te ngushte dhe qe lehtesisht mund te behet ne kembe gjinden: Place Saint-Michel, Quartier Latin (lagjia latine), Sorbona, Hotel de Ville (Bashkija e Parisit), Palais de Justice (Pallati i drejtesise), Conciergerie... etj.

dimanche 13 janvier 2008

Keshtjella e Versajes (Château de Versailles)


Kur permendim Versajen dhe Kopshtet e saj, kemi parasysh nje nder monumentet me te shkelqyera te trashegimise boterore dhe ne te njejten kohe deshmine me te plote dhe me te bukur te artit francez ne shekullin e XVII-te.

Nga nje ish « shtepi gjuetije » i Luigjit XIII (Louis XIII) i gjithe procesi i transformimit dhe ndertimit te ketij pallati eshte atribut i Luigjit te XIV (Louis XIV) te njohur ndryshe me pseudonimin Mbreti i Diellit (Le Roi Soleil)

1661-ishi, vit i vdekjes se Kardinalit Mazarin dhe i hypjes ne fron te Luigjit te XIV, shenon dhe fillimin e punimeve.

Jo shume afer Parisit, gjithmone i gatshem per kryengritje, por jo shume larg tij, Versaja, ofronte nje vend ideal per te ndertuar nje pallat mbreteror. Natyrisht ndertimi i pallatit, u shoqerua edhe me ndertime te tjera perreth, te tilla per sherbetoret, oficeret, keshilltaret, ministrat e mbretit.

Tre shekuj prej ndertimit te Versajes, dhe deri me sot duhet te theksojme se e zona pyjore perreth dhe hapsirat e gjetise jane zvogeluar ne menyre te konsiderueshme.

Sot e gjithe zona e pallatit permbledh : 800 hektare, 20 km rruge, 200 000 peme (gati dy here me shume lule dhe bime qe mbillen ç’do vit), 35 km kanalizime, 2153 dritare, 700 dhoma, 11 hektare çati (tjegulle, çati plumbi, etj) ...

Qe prej oborit mbreteror mund te vizitohet keshtjella, qe propozon disa lloje guidash. Mund te kaperceni lirisht duke shijuar bukurine e kopshtit te Versajes, te mbushur me hapesira te ndryshme dhe me shatervane. Per ata qe kane akoma kohe dhe fuqi ... mund te vizitojne Trianonin e Madh (le Grand Trianon) qe per nje fare kohe u be edhe venbanim i Napoleon Bonapartit, dhe se fundi Le Domaine de Marie Antoinette (Mari Antuanete) i quajtur ndryshe dhe Trianoni i Vogel.

KESHILLA

Per ata qe deshirojne te vizitojne Keshjellen e Versajes, mendoj se vlen per te theksuar qe duhet te parashikoni nje dite te tere. Vizitat qe propozohen ne muze, me apo pa guide (dhe jo ne gjuhen shqipe) te shkurtra apo te gjata, lejojne te krijojne sipas kerkesave dhe deshirave te secilit, nje ide te keshtjelles.

Ne hyrje gjinden te afishuara te gjithe planet e Versajes te detajuara dhe ne te gjitha gjuhet (nje pjese e ketij plani eshte edhe ne kete teme) . Mos hezitoni te informoheni ne ç'do moment apo sezon. Psh ne pranvere dhe deri ne vjeshte eshte nje lloji spektakli dy apo tre here ne dite, ku hapen te gjithe shatervanet per ti vizituar, apo eshte nje tjeter ne darke me fishekzjare te shoqeruara me muzike... sikunder mund te qelloje qe per arsye ngrice apo debore, kopshti i Versajes te jete i mbyllur !

Cmimet varjojne sipas xhepit, nga 7 € (per te vizituar esencialen e pallatit) apo 12 € (diçka me te zgjeruar) e deri ne 30-40 € qe eshte nje vizite e plote qe perfshin Operan e Versajes, Kishen e pallatit, dhomat plotesisht private , apo dhomat e fshehta te mbretit ... !

jeudi 3 janvier 2008

Jardin du Luxembourg – Kopshti i Luksemburgut


Eshte pa dyshim nje nder kopshtet me aksesibel per turistet. I ndodhur perballe “Panteonit” (Le Panthéon) dhe jo shume larg sheshit Saint Michel, ky kopsht ofron perveç hapsires se gjelbert (25 hektare), ku lejohet qendrimi mbi bar dhe pikniku, nje muzeum te madh dhe te njohur per cilesine e ekspozimeve. Ne te ekspozohen ne menyre te perkoheshme (sipas temave apo artisteve te ndryshme) dhe qe shpesh here ... gjinden ekspozime qe nuk mund ti shihni me shume se nje here ne jeten tuaj.

Ne kete kopsht gjinden ne qiell te hapur edhe disa dhjetra skulptura te artisteve te njohur, te shperndara ne te gjithe parkun, nder me interesantet eshte ajo e Bartholdi-t « Statuja e Lirise »( origjinali) e cila me vone do te ishte statuja qe populli francez do ti dhuronte Amerikes, me nje realizim te Gustave Eiffel.

Disa dhjetra artiste te njohur si Baudelaire, Lamartine, Musset, Verlaine, Victor Hugo, George Sand, Balzac, Hémingway, Sartre, etj, kane frekuentuar kete park te njohur dhe te ndertuar qe ne 1612 nga Marie de Médicis (e jema e Luigjit te XIII, mbret i Frances)

Kopshti i Luksemburgut, do te strehoje ne zemer te parkur edhe Senatin e parlamentit Francez.

KESHILLA

Horaret : Kopshti i Luksemburgut hapet ne mengjes dhe mbyllet ne darke (megjithese mund te beje te qeshin disa, eshte e verete!) Nga e hena ne te diele sipas stineve oraret variojne nga 07:30 - 21:50 ne vere ne 08:15 - 17:00 ne dimer

Per te vizituar parkun eshte FALAS

Pas nje paraditeje te ngarkuar me vizita e kush e tha qe jini te detyruar te uleni ne nje Fast-Food (te tilla si « MC-Donald », apo « Quick », etj qe ndodhen me shumice perreth parkut) ? Te ngulni bythen ne nje stol apo karrige duke veshtruar muret, apo te tjeret se si mbllaçiten?! Askush nuk do t’ju pengonte ta merrnit ushqimin « à emporter » (te ambalazhuar), per ta ngrene ne sharmin e parkut, nen diellin qe ndriçon mbi kokat tuaja.

Per ata qe vijne nga « Kuçi », « Momli » apo nga « Bjeshket e nemuna » mos harroni te hidhni mbeturinat ne vendet e parashikuara per kete qellim ! Mos harroni se kultura dhe edukata jane personale

mardi 1 janvier 2008

Muzeu i « Orangerie »-se (L’Oronzheri -Kopshti i portokalleve) Muzeu i veprave Impresioniste dhe Postimpresioniste


Sikunder flet vete emir, ky muze eshte instaluar ne ndertesen e vjeter te « Orangerie » (Kopshtit te portokalleve) E projektuar ne 1852 nga arkitekti Firmin Bourgeois dhe e perfunduar nga arkitekti Ludovico Visconti , kjo ndertese u ndertua per te mbrojtur portokallet nga ngricat dimerore.

Per ata qe nuk e dine (dhe qe eshte normale qe njeriu te mos I dije te gjitha ne jete) portokallet ishin nje frut lluksi … dhe sipas rangut edhe ndertimet !

Pergjate viteve te mevoneshme ky ndertim u perdor per shume funksione, si psh vend strehim per ushtaret e mobilizuar, apo qender manifestimesh artistike apo ekspozimesh industriale. Derisa ne 1921 I jepet ne administrim Arteve te Bukura. Eshte pikerisht ne ate periudhe propozimi i Georges Clemenceau (Gazetar dhe njeri politik i njohur ne France )qe i ben Claude Monet per te instaluar pikturen e madhe murale, te ketij te fundit te titulluar Nymphéas (Zambaket e Ujit).

Tete vjet do te ndanin kete bashkpunim qe dha idene e lindjes se ketij muzeu, me vdekjen e piktorit te njohur (5 dhjetor 1926) dhe nje vit me vone me inagurimin e muzeut te « Orangerie » ne 17 maj 1927.

Do te ishte vete Claude Monet (Klode Mone)qe do te merrej me pershtatjen arkitekturale te muzeut.

Sot ne kete muze mund te vizitohen veprat e Paul Cézanne, Henri Matisse, Amedeo Modigliani, Claude Monet, Pablo Picasso, Pierre-Auguste Renoir, Alfred Sisley, etj.

INFORMACION

Cmimi i hyrjes ne kete muze eshte 7,5 € ne tarife te plote ; Tarife e reduktuar 5,5 € ; Falas eshte e djela e pare e çdo muaji !

Oraret : 9h00 deri ne 12h30 eshte per vizitat grup te pajisur me bilete; 12h30 deri ne 19h00 eshte orari per vizitoret

KESHILLE

Pothuajse ne te gjithe muzeumet apo vizitat propozohen te famshmet « audioguidat » (aparat me kufje, si biçim manjetofoni, qe ju jep informacione mbi veprat e artit apo objektet) dhe qe natyrisht jane teper praktike dhe te vlefshme por … jo absolutisht e domosdoshme !

Pergjithesisht jane me pagese, ndermjet 3 € dhe 15 € .Ne shumicen e rasteve i gjeni ne frengjisht, anglisht, italisht, gjermanisht, aziatike(japonisht apo kinezçe) dhe rusisht. Keshtu qe nese nuk njihni asnje nga keto gjuhe mos u beni qesharake ti mirrni thjesht per « tu treguar te tjereve » ! Mos harroni ne qe kur eshte koka bosh tingulli rezonon…

Do te shtoja qe ne 99% te resteve kini guida falas dhe ne te gjitha gjuhet qe permenda me siper, gje qe ju lejon te merrni te njejten kenaqesi me te vetmen diference … qe duhet te lexoni !

Se fundi do te thoja qe … askush nuk ju pengon te interesoheni qe me pare (perpara se te udhetoni) per vendet, ekpositat, muzete objektet qe do te vizitoni! Kjo do tju lejoje te llogarisni jo vetem shpenzimet por edhe kohen , ne menyre qe te dini te organizoni ne menyre sa me optimale planet tuaja !

vendredi 21 décembre 2007

Muzeu i ORSEIT (« Musée d'Orsay »)


I rikrijuar ne garen e vjeter te Orsay (1898), ky muze u inagurua ne 1986. Ndertimi origjinal i arkitektit Victor Laloux u rikonfigurua nga arkitektet Renaud Bardon, Pierre Colboc, Jean-Paul Philippon.

Koleksionet e ketij muzeu vijne ne pjesen me te madhe nga tre drejtime : Muzeu i Luvrit, per veprat artistike qe prej 1820 ; Nga muzeu « Jeu de Paume » i kushtuar Impresionizmit qe prej 1947-tes ; dhe se fundi nga muzeu kombetar i artit modern dhe veprave kontemporane !

Koleksionet e pasura , te pasuruara akoma me teper nga dhurues te shumte dhe donacione, mbulojne te gjitha fushat e artit plastik dhe artit te aplikuar : piktura, skulptura, objekte artistike dhe grafike, arkitektures dhe fotografise.

Ne kete ekpozite gjinden ekspozime te piktoreve te tille si :

Pierre Bonnard, Eugène Boudin, Paul Cézanne, Edgar Degas, Eugène Delacroix, Henri Fantin-Latour, Antoni Gaudí, Paul Gauguin, Vincent van Gogh, Hector Guimard, Édouard Manet, Henri Matisse, Jean-François Millet, Claude Monet, Gustave Moreau, Camille Pissarro, Pierre-Auguste Renoir, Auguste Rodin, le douanier Rousseau, … e shume, e shume te tjere !

KURIOZITET

Ne naten e 6 tetorit 2007, pergjate « nates se bardhe » (qe ka filluar te praktikoje edhe bashkija e Tiranes) individe te papergjegjshem kane demtuar rende nje tablo te Claude Monet « Le pont d'Argenteuil » te datuar 1874, duke e grisur gati 10 cm.

INFORMACION

- Ky muze eshte i hapur te marten, te merkuren, te premten , te shtunen dhe te djelen ne 9h30 deri ne 18h ; te enjten 9h30 deri ne 21h45

- Cmimet e biletave per vizitat individuale jane :

Tarife e plote 7,5 euros ; Tarife e reduktuar 5,5 euros. (Ne kete çmim hyjne te rinjte ndermjet 18-25 vjeç ; Per te gjithe vizitoret qe shkojne diten e djele ; Per te gjithe vizitoret qe shkojne 1ore e 45 minuta perpara mbylljes se muzeut)

Falas per te gjithe te rinjte nen 18 vjeç ! Ne ç’do fillim muaji , e diela e pare eshte gjithashtu falas.

KESHILLA

- Megjithe qe ky muze ndodhe perballe muzeut te Luvrit (ne krahun tjeter te Senes), nuk mendoj se do te ishte nje ide e mire qe te vizitoheshin te dy muzete ne te njejten dite. E para sepse eshte teper e lodheshme , e dyta sepse me mire nje dhe tamam se sa « shume e per lume » dhe se treti dhe me e rendesishmja per te mos rene ne Sindromen e Stendalit.

Syndrome de Stendhal – eshte semundje psikomatike qe provokon shpejtimin e rritmit kardiak, marje mendsh, marrje fryme tek disa individe te ekspozuar perballe nje mbingarkese veprash arti. Kjo sindrome eshte e rralle ne permasa te plota dhe prek ne pjesen me te madhe te rasteve njerzit e ndjeshem. Por lehtesisht prek te gjithe ! Pas disa oresh ne muze dhe pas kalimit te qindra e qindra tablove e veprash arti perpara syve, vjen nje moment qe … kuadrati bosh i portes te duket me i bukur se portreti Monalizes !

jeudi 20 décembre 2007

Muzeu i LUVRIT


Luvri qe permban nje nga koleksionet me te njohura te veprave te artit te te gjithe botes, mbi te gjitha eshte i njohur si muze. Shume pak jane qe e dine qe ky muze eshte instaluar mbi ate qe ishte gati 700 vjet me pare, nje nga rezidencat kryesore te mbreterve dhe perandoreve te Frances.
Keshtjelle mbrojtese, e ngritur nga Philippe Auguste rreth 1190, Luvri kthehet ne shekullin e XIV, nje rezidence e mbreterore.

François l-are vendos ta ktheje ne nje « pallat » te Rilindjes. Pak nga pak nje qyteze mbreterore merr forme. Keshtjella e ndertuar nga Catherine de Médicis ne « Tiuleries » u bashkua me Luvrin me urdher te Henri IV nga nje galeri e madhe perjate krahut te Senes.
Louis XIVqe do te jetonte ne Luver per nje fare kohe, menjehere pas instalimit te tij ne Versaje, nderton "cour Carrée" (korridorin katror), te mbyllur me kollona.
Pergjate kohes se lavdishme te Versajes, monarket nuk preferonin me Luvrin per te banuar, i cili do te kthehej menjehere ne qender ekspozimesh.
Ne 1793, Luvri kthehet perfundimisht muze dhe qe prej asaj date i dedikohet plotesisht, prezantimit dhe konservimit te mijerave veprash arti dhe te mijra deshmive artistike dhe historike te qyteterimeve te hereshme.
Ne fillimet e shekullit te XIXte, sovranet do te tranformonin ne brendesi ndertesen por ne ate periudhe nuk u ndertua ndonje gje e madhe. Por duke nisur ne mesin e shekullit te XIXte , Luvri do te njohi fazen e ndertimeve dhe zgjatimeve me te rendesishme te historise se tij.
Napoléon III do te mbaronte bashkimin e Tuileries me ate te Luvrit, nepermjet ndertimi nga krahu i Senes, qe sot quhet krahu « Denon » ; sikunder do te mbaronte ndertimi i krahut
« Richelieu » ne ane te Rruges Rivoli. Ne 1871 kopshti i Tuileries digjet aksidentalisht, duke i ofruar Luvrit nje prespektive te mrekullueshme te krahut perendimor te Parisit.
Projekti Grand Louvre ( Luvri i madh) iniciative e François Mitterrand ne 1981, do te modernizonte dhe zmadhonte Luvrin. Inagurimi i kryer ne 1993, do ti rrikthente Luvrit krahun
Richelieu qe strehonte deri ne ate kohe ministrine e Financave. Ishte gjithashtu ne ate periudhe qe u ndertuan edhe piramidat e Luvrit (aq shume te kundershtuara nga parizianet ne ate kohe)
KESHILLA (Mbani mend) :
- C’do fillim muaji , e diela e pare eshte FALAS !
- Nese deshironi te vizitoni muzeun mos u vishni me taka te larta , apo kepuce qe ju vrasin kembet !
Ne ato dhjetra kilometra ekspozim, dhe mijera e mijera vepra arti … qe eshte krejtesisht e pamundur ta vizitosh brenda dites, nuk ka nevoje te « thyeni rekordet » e ecjes sportive neper korridore. Kerkoni tek sporteli (ne pergjithesisht jane te ekspozuara mbi sportel ne disa gjuhe te ndryshme) nje guide te muzeut. Eshte FALAS dhe ju jep nje permbledhje te veprave me kryesore sikunder edhe detaje teper te rendesishme te tilla si : çfare korridori, çfare niveli (kati), ne çfare krahu … shkurt te gjithe informacionin e nevojshem ne menyre mese te detajuar dhe praktike !
- Parashikoni gjithmone nje gjysem dite per viziten. Sido qe te jete nuk « shpetoni » dot pa tre-kater ore minimumi.
- Merrni nje shishe uji me vete, eshte e lejueshme dhe … e nevojshme
- KUJDES ! Mos u afroni me shume se ç’duhet, apo mos prekni pikturat apo objektet e afishuara ! Sistemi i alarmit funksionon realisht dhe dritat nuk ikin asnjehere… nese nuk deshironi tju terheqin veshin apo akoma me keq te humbisni nje gjysem dite duke u shpjeguar me rojet e muzeut !
- Mund te fotografoni … por ne menyre absolute eshte i ndaluar BLICI apo « Flashi » (sikunder i thone ketu)
Mund te vidhni nje fotografi te Monaizes … por mundohuni sa me shpejt dhe po pati mundesi ne menyre te fshehte. Ajo pikture dhe nja dy te tjera jane te mbrojtura dhe eshte e ndaluar ti fotografosh.
- LUVRI nuk ka vetem nje hyrje, ndonese me e njohura eshte hyrja tek « Piramidat » ka me dhjetra hyrje ne muze te cilat jo vetem ju evitojne te mos mbani rradhat e gjata, por ju ben te fitoni shume kohe. (ne kete shkrim do te gjeni nje karte me hyrjet per ne muze te shenuara me shigjeta te kuqe)
TARIFAT
9 euros – Bilete e vlefshme per nje dite per te gjithe muzeun, perveç Hollit Napoléon (ku ndodhet dhe kurora e fronit te Frances) dhe muzeut Eugène-Delacroix.
Nese biletat priten « DUO » ose « Famille » çmimi per bilete eshte 8,5 euros
Cmimi e biletes per femijet eshte 4,5 euros

6 euros -
te marten dhe te premten ndermjet 18 h deri ne 21 h 45

lundi 17 décembre 2007

Vizite turistike ne Paris

Te vizitosh Parisin natyrisht mbetet gjithnje nje kenaqesi, por si ? Ne ç’menyre ? Si mundet te orjentohemi ? Kush jane objektet me domethenese, lagjet me turistike ? Cfare inteneraresh (guidash) duhen ndjekur per te vizituar sa me shume, duke kursyer kohen, enrgjite dhe mbi te gjitha … parate ?

Ndoshta nuk eshte e lehte ti pergjigjem te gjithave ne menyre te detajuar apo te hollesishme por do te perpiqem ti marr me rradhe duke sjelle per te interesuarit nje ide me te plote, apo per te dhene detaje dhe informacione sa me praktike, sa me te thjeshta dhe te vlefshme!

Para se gjithash do te ishte mire te beja nje sugjerim mbi dy tre gjera qe me kane bere gjithnje pershtypje dhe qe gjithnje me bejne te qesh !

Te besh turizem me taka te larta… eshte njesoj si te qerosh orizin me doreza boksi.

Nuk eshte fakti qe te lyhesh me nje pellembe tualet, dhe me veshje estravagante dhe qe pengojne levizjen, ajo qe ben qe te tjeret te kuptojne se jini turist ; kjo do ti ngjante me shume asaj historise se atij fshatarit qe doli ne fotografi me gomarin dhe nuk harroji te shenonte : « Une jam ne te majte dhe gomari ne te djathte !»

Asnje qytet ne bote (perveç Vores ; e theksoj V O R E S ) nuk vizitohet me « autobuz turistik » kjo do ti ngjante atyre qe quajne ta kene vizituar nje qytet qe kane kaluar ne tranzit dhe qe asnjehere nuk kane dale nga aeroporti … mos u habisni se te tille kam njohur ! Edhe Ju kini njohur te tille ? Normale !

Per keto kategori do tu keshilloja qe menyra me e mire dhe me pak e kushtueshme do te ishte te blinin nje liber turistik mbi vendin qe mendojne te shkojne se sa te marin mundimin ta shikojne ate nga dritarja … e avjonit !

E pra besoj se u kuptuam per nje turizem ne plote kuptimin e fjales duhen veshje te rehateshme dhe … ku ka me mire se sa nje pale atlete mese te rehateshme apo kepuce te sheshta !

Nje shishe uji me vete ne çanten e shpines, nje plan te RATP - Régie Autonome des Transports Parisiens ( qe permbledh te gjithe transportet : tren, autobus, metro ! Ky plan gjindet ne te gjithe biletarite e metrove dhe eshte falas ) Nje kopje te ketij plani e kam vene ne dispozicion edhe ketu me poshte ne blog ( Mjafton ta printoni)

METRO -ja

Eshtemenyra me e thjeshte dhe me shpejte per te levizur ne qytet, por gjithashtu edhe me ekonomikja. Metrote parizienenumerojne afersisht 300 stacione dhe te gjithe stacionet jane te indikuara nga nje germe e madhe « M » ne ngjyre te verdhe. Perbehet nga 14 linja normale dhe dy linja plotesuese , ate: 3 bis dhe 7 bis.

Te gjithe linjat perveç numrit dallohen edhe nga ngjyrat. Korrespondencat (shkembimet) ndermjet linjave ju lejojne te kompozoni trajektoren qe do te ndiqni.

Per te llogaritur kohen e levizjes , merrni nje mesatare 2 minuta per stacion dhe shtojini 5 minuta nese kini nje korrespondece.

Sensi i linjes eshte i shenuar me emrin e stacionit te fundit te te dy drejtimeve (psh Balard/Créteil , linja 8, tregon stacionin e fundit Balard dhe ne sens te kundert stacionin e fundit Créteil)

Te gjithe stacionet dhe korespondencat jane te afishuara mbi tabela blu me te bardhe , brenda stacioneve dhe neper korridore. Per te qene te sigurt qe po zbrisni ne stacionin e duhur verifikoni qe stacioni ku do te shkoni gjindet ne listen e stacioneve te paraqitura ne tabele.

Marrim nje shembull, imagjinojme qe do te donim te shkonim nga “Harku I Tiumfit” ne sheshin “Saint Michel” . Dy mundesi :

- Marrim linjen 1 ne drejtim te « Château de Vincent » ; Zbresim ne stacionin « Chatelet » dhe marim linjen 4 ne drejtim te « Porte d’Orleans » dhe zberim ne stacionin « Saint Michel ».

Kohezgjatja e ketij intenerari eshte afersisht 25 minuta (10stacione + korrespondence)

- Marrim RER A (tren elektrik rajonal) ne drejtim te « Marne-la-Vallée » ose « Boissy-Saint-Leger » ; Zbresim ne stacionin « Chatelet » dhe marim linjen 4 ne drejtim te « Porte d’Orleans » dhe zberim ne stacionin « Saint Michel ».

Kohezgjatja e ketij intenerari eshte afersisht 15 minuta (dy stacione me RER x3 min + korrespondence 5min + dy stacione linje 4 x 2 min )

Kujdes !!! Nje trajektore permbledh te gjithe levizjen tuaj me gjithe korrespondencat, nga nje pike ne nje tjeter dhe eshte gjithnje ne çmimin e nje bilete te vetme, per sa kohe qe nuk kini dale nga metroja.

Kujdes !!! Kur merrni nje korespondence RER + metro (ose anasjelltas) ndermjet te dyjave ka gjithnje : dalje nga stacioni RER per tu futur ne ate te metrose. NUk ka nevoje per nje bilete te dyte ! Ju mund te kaloni me te njejten bilete dhe kjo eshte plotesisht legale !

* Keshille « per ta konsumuar ne menyre te moderuar » : nese pasi kini dale nga Metroja psh « Saint Michel » per te vizituar sheshin me te njejten emer « Saint Michel » dhe kohe qendrimi aty nuk eshte me shume se 10-15 minuta dhe do te deshironit te shkonit tek Kulla Eiffel , ju mund te merrni RER C qe ndodhet ne te njejtin shesh dhe qe ndalon prane Kulles Eifel, provoni … te perdorni te njejten bilete qe perdoret per te ardhur deri tek sheshi (« Saint Michel »)

Kujdes !!! Rruani bileten pergjate te gjithe udhetimit deri sa te dilni plotesisht nga metroja. Dhe nese ju kapin pa Bilete mos kujtoni se duke u nxehur apo duke bertitur do te habisni apo do te impresiononi kontrolloret … qe ne keto raste nuk ngurrojne aspak te ta dyfishojne apo trefishojne gjoben !

Metroja funksionon funksionon ç’do dite, perfshi edhe ditet e diela dhe ditet e festave afersisht nga ora 6 deri ne 0h30 (te nates).Te premteve dhe te shtunave metrote punojne der ne oren 1h30 te nates !

Cmimet :

1 bilete kushton 1,5 euro, nese blehet nje e vetme. Ne bllok prej 10 biletash , çmimi eshte 11,10 euro (pra 1,10 € bileta)

Biletat jane te vlefshme afersisht 2 ore qe nga momenti i validitetit per te gjithe rrjetin.

Per ata qe deshirojne dhe qe per mendimin tim eshte shume me interesante dhe shume avantazhuese eshte « Bileta ditore ». Cmimi i kesaj bilete eshte 5,6 € per te gjithe diten dhe eshte e vlefshme per te gjithe rrjetin e metrove, RER dhe autobuseve.

Vlen te theksoj se te gjithe çmimet e paraqitura ketu i pergjigjen zones 1dhe 2, qe perfshin Parisin dhe nje unaze te ngushte rrethinash te aferta. Zonat e rrjetit shkojne nga 1 ne 6 , ku natyrisht edhe çmimet shkojne ne menyre proresive me zonat.

P.sh. nje bilete transporti nga Parisi per ne aeroportin Charles De Gaulle (zone 6), kushton 8,60 € !

AUTOBUSI

Mos hezitoni te merni autobuzet per te kryer trajektoren tuaj ! Eshte menyra me e mire per te njohur qytetin . Linjat jane te shumta dhe nje pjese e mire kalojne mes qendres, apo pergjate Senes, duke kaluar ne mes te lagjeve historike …

Rrjeti i 59 linjave te autobuseve (numra te caktuara sipas zonave dhe jo sipas rendit llogjik), mbulon dhe ploteson ne menyre perfekte ate te metrose. Krijimi i korridoreve te posaçme per autobuzet ka shkurtuar ne menyre te ndjeshme trajektoret. Per te llogaritur me perafersi trajektoren tuaj , duhet te numeroni afersisht 5minuta per stacioin …ndonjehere edhe me teper, varet nga trafiku !

Autobuzet qarkullojne duke nisur nga ora 7 deri ne oren 20h30- 22h00, afersisht. Pothuajse me shume se gjysma e linjave funksionojne edhe te dielave dhe diteve te festave.

C’do autobus, ka nje numer te dukshem dhe ne brendesi te tij (apo te afishuara neper stacione) kini te afishuar destinacionet dhe te gjithe stacionet e linjes. Ndiqini me vemendje dhe keshtu nuk do te ngaterroheni.

Nese jini ne stacion dhe shikoni autobuzin te afrohet, mos hezitoni te ngrini doren lart (si dikur ne shkolle) keshtu shoferi kupton qe ka pasagjere per te marre dhe ndalon.

Hypja ne autobus eshte ne deren e pare (ate qe eshte paralel me shoferin) dhe zbritet ne dyert e mesit dhe te prapmet. Mos haroni te kompostoni bileten ne bornat qe jane perashikuar per kete gje.

Per te zbritur nga autobusi mos harroni te shtypni butonin e kuq qe ndodhen pothuajse ne te gjithe bordin te shperndara dhe qe indikojne shoferit se ka pasagjere per te zbritur ne stacionin qe po afron.

Ulerimat « Ej shoferooo ! »… « O lali hape porten !»… « Ndaloje katunaro ku po shkon ! » pergjithesisht nuk pijne shume uje. Tregohuni te sjellshem dhe mos harroni mbi te gjitha fjalet magjike « Te lutem » dhe « Faleminderit » (« s'il vous plez ! » dhe « Meci ! ») qe ne total te nje jave qendrimi ne France duhet te paraqesi totalin e 7vjeteve te perdorimit te ketyre dy fjaleve ne Shqiperi

AUTOBUSET E NATES

Le Noctilien (Autobuset e nates) – Jane linjat e autobuseve qe funksionojne gjate gjithe nates, deri ne mengjes, ore ku fillojne te qarkullojne normalisht te gjithe linjat dhe mjetet e rrjetit te te transportit te Parisit.

« le Noctilien » futet ne sherbim ndermjet ores 0h30 deri ne 5h30 te mengjesit. Perbehet nga 42 linja dhe numrat e linjave sikunder edhe trajektoret jane te shenuara dhe te afishuara neper stacione dhe ne brendesi te autobuseve. (Mos hezitoni ne asnje moment te pyesni shoferin per drejtimin, apo nese ky apo ai autobus kalon ne zonen qe do te deshironit te zbrisnit)

Oraret e kalimit dhe te intervalit varjojne ndermjet 15 dhe 30 minuta. Avantazh eshte fakti qe çmimi i biletes qendron gjithnje i pandryshuar (1,5€ apo 1,2€) sikunder edhe kohe zgjatja e udhetimit.

Ne ate ore te gjithe korridoret e autobuseve jane bosh … dhe tek e fundit mos harroni qe edhe taksija kelon apo shfrytezon gjithnje rruget e autobuseve !

« E po taksija, eshte me mire !... » do te thote dikush !

Vertete qe ashtu eshte, nuk “jam kondra” as une por ju siguroj qe « le Noctilien » perballe autobuzave te « Bashkise se Tiranes » ngjajne si Autobuze Turistik me kater yje, por … nejse ! C’do kujt i perket, vendimi dhe veprimi !

E mbi te gjitha mos harroni qe qellimi i kesaj teme ishte :

Cfare inteneraresh (guidash) duhen ndjekur per te vizituar sa me shume, duke kursyer kohen, enrgjite dhe mbi te gjitha … parate ?

 
Annuaire généraliste Glaneur.fr
Creative Commons License
Cette création par aldokro est mise à disposition selon les termes de la licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Basé(e) sur une oeuvre à aldokro.blogspot.com.
Les autorisations au-delà du champ de cette licence peuvent être obtenues à http://aldokro.blogspot.com/.